• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat serbe ‘fërkojnë duart’: Meta dhe Berisha sulmojnë ashpër SHBA-të

by A R
23/05/2021 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat serbe i bëjnë jehonë “sulmit” të presidentit Ilir Meta dhe të Sali Berishës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi e shpallën “non grata” ish-kryeministrin dhe familjen e tij.

Televizioni publik serb RTS, i ka bërë mjaft jehonë me disa shkrime sulmeve të Metës. RTS thekson në një kronikë të saj se Departamenti i Shtetit i SHBA ka shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të korrupsionit, keqpërdorimit të fondeve dhe minimit të demokracisë. Në shkrim përmendet dhe reagimi i Metës ndaj SHBA, duke mbrojtur Berishën. Meta e quajti aktin e shpalljes ‘non grata’ të Berishës të pabesë që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër .

“Është një veprim i turpshëm, i pandershëm dhe i neveritshëm”, shkroi Meta, duke akuzuar “lobin antishqiptar”  se qëndron pas kësaj lëvizje nga Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken, thekson RTS.

Gazeta më e rëndësishme politike e Beogradit ka reaguar dhe për padinë që Berisha paralajmoi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinke për shpifje.

“Sali Berisha, një nga politikanët më të fuqishëm shqiptarë në tre dekadat e fundit, njoftoi se do të padisë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken për shpifje para një gjykate Franceze, pasi ai u ndalua të hynte në territorin e Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Shtetit deklaroi se retorika e Berishës tregon se ai dëshiron të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura dhe luftës kundër korrupsionit. Përveç Sali Berishës, me këtë akt, gruaja e tij Lira Berisha, djali Škeljzen dhe vajza Argita Berisha Maltei u ndaluan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, raporton RTS.

Portali i financuar nga ministria e Jashtme ruse, Sputnik, i cili transmeton në disa gjuhë, në edicionin ballkanik që ka në gjuhën serbe shkruan se “Presidenti shqiptar Ilir Meta i doli në krah të Sali Berishës në një shkëmbim fjalësh të ashpra me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se vendosja e ish-kryeministrit në listën e zezë të SHBA ishte ‘një veprim i turpshëm dhe i neveritshëm i lobit antishqiptar’. Sputnik thekson se mazhoranca po përgatitet të zëvendësojë Ilir Metën si President, e ky i fundit ka nisur një betejë me qeverinë amerikane.

SHBA ka futur në ‘listën e zezë’ Sali Berishën dhe familjen e tij me argumentimin se është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik dhe familjen. Në reagimin e tij  Sali Berisha tha se do padisë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje pas i kishte cenuar dinjitetin, ndërsa shtoi se DASH të bëjë publike faktet dhe provat që ka për këto akuza në drejtim të tij.

Padinë ndaj Blinken, Sali Berisha e ka ngritur për shpifje përmes avokatit francez Jean-Yves Le Borgne, një ndër më të kushtueshmit dhe këtë padi e ka ngritur në gjykatën Korreksionale të Parisi, pasi Berisha e cilësoi Francën si një vend neutral në lidhje me këtë çështje.

/a.r

Next Post
Itali / Rëndohet bilanci i viktimave nga rrëzimi i teleferikut, shkon në 13

Itali / Rëndohet bilanci i viktimave nga rrëzimi i teleferikut, shkon në 13

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Manjanit: Në dosjet belge ka dëshmi të personave…

Darka e Lucës

September 15, 2026
Student jashtë Shqipërisë? Mbrojtja që kushton vetëm 48 euro

Student jashtë Shqipërisë? Mbrojtja që kushton vetëm 48 euro

September 15, 2026
Chmapions League edhe për Kombëtaret? UEFA ka gati projektin e ri, merr jetë nga viti 2028

Chmapions League edhe për Kombëtaret? UEFA ka gati projektin e ri, merr jetë nga viti 2028

September 15, 2026
KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja, kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit

EMRI/ Emërohet Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, ja kush do jetë juristi që vjen nga Admninistrata Publike

September 15, 2026
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet - Euronews Albania

Trump njoftoi marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë për të mos goditur objektivat energjetike, Zelensky: Jemi gati nëse Moska bën të njëjtën gjë

September 15, 2026
Skenari për ‘vrasjen’ e deputetëve, Durim Bami kërkon lirinë

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO shpall vendimin për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa burgim do vuajnë

September 15, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

“Kam bërë 18 seanca plazmafereze”- Dëshmia që po qarkullon pas rastit të Mazonakis: Ai u vra nga kriminelë!

September 15, 2026
Pentagoni pranon mungesën e municioneve pas luftës me Iranin! Shpenzimet shkojnë në 33.4 miliardë dollarë

Pentagoni pranon mungesën e municioneve pas luftës me Iranin! Shpenzimet shkojnë në 33.4 miliardë dollarë

September 15, 2026
TKOB hap dyert për publikun: Një ditë në Teatër!

TKOB hap dyert për publikun: Një ditë në Teatër!

September 15, 2026
Rama publikon pamjet nga rruga panoramike e Komanit: Transformim mes peizazhit spektakolar të veriut! (VIDEO)

Rama publikon pamjet nga rruga panoramike e Komanit: Transformim mes peizazhit spektakolar të veriut! (VIDEO)

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com