• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat ruse “sy e veshë” në Tiranë, mbështesin qëndrimet e Metës dhe opozitës kundër SHBA

by Java News
20/08/2019 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beogradi dhe Moska duket se vijojnë të kenë vëmendje ndaj zhvillimeve në Tiranë. Edhe pse protestat morën fund dhe politika ka marrë pushimet, mediat ruse e serbe vijojnë të shkruajnë për aktualitetin politik.

Ajo që bie në sy është se gjendet një pasqyrim mjaft i gjerë i deklaratave të presidentit Ilir Meta apo dhe denoncimeve të opozitës ditët e fundit për Valdrin Pjetrin.

Por teksa kjo e Pjetrit ka bërë bujë dhe në media të tjera, i çuditshëm është fakti i mbështetjes që po i jepet Metës. Një ndër portalet më të flakta pranë tij është “Regnum.ru”.

Ky portal pasqyron çdo status në rrjetet sociale të Ilir Metës. Çfarëdo që të bëjë presidenti e gjen aty. Sulmet e Metës ndaj reformës, ndaj qeverisë dhe ndaj ndërkombëtarëve gjejnë një pasqyrim të thellë.

Lajmi më i fundit është ai mbi statuset e njëpasnjëshme të Metës, i cili kërkon nga qeveria dhe opozita reflektim. Gazeta e ka deklaruar disa herë se presidenti gëzon simpati te rusët dhe serbët dhe si duket faktet po shtohen. Ndërkombëtarët kanë dhënë alarmin se Rusia po tenton destabilizim në Ballkan.

Meta po tenton që të rikthejë tensionet, pasi dje paralajmëroi dhe gjakderdhje. Madje portali në fjalë ka bërë mbi 40 shkrime për Metën këto kohët e fundit.

Një gjë e tillë tregon qartë se nga anon presidenti, i cili ka hyrë në luftë me amerikanët. Fakti që gëzon mbështetje te rusët e tregon qartë se përse vendi ndodhet në këtë krizë politike.

Madje Meta arriti deri aty sa ironizoi rreziqet që vijnë nga Rusia. “Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike, për fat të keq, të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është një problem në rastin e Shqipërisë.

Ne do të donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e të gjithë popujve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe në NATO, por është e drejta e saj të reagojë ndryshe.

Gjithsesi, nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e së kaluarës, për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale, përfaqësimi, të cilat janë të krijuara nga ne dhe kërkojnë reflektim nga të gjithë”, tha Meta. Por një ditë më pas reagoi fuqishëm SHBA, duke dhënë alarmin për ndikimin rus.

Institucioni që e konfirmon se ndikimi i agjencive të huaja është rritur në vendin tonë është Shërbimi Informativ Shtetëror. Në raportin vjetor ky institucion e ka treguar qartë se influencat nga vende që nuk na duan të mirën janë rritur ndjeshëm.

“Shërbimet dhe agjencitë e huaja të fshehta jomiqësore që zhvillojnë veprimtari kundër interesave kombëtare të Shqipërisë, terrorizmi ndërkombëtar, krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten kërcënimet kryesore ndaj Shqipërisë për periudhën që mbulon ky raport i parë publik. SHISH-i ka ndjekur dinamikën e zhvillimeve në rajon dhe ndikimin e tyre në rrafshin politik dhe të sigurisë. Kontributi

i SHISH-it për sigurinë rajonale ka marrë vlerësime të larta nga drejtuesit politikë brenda vendit, nga partnerët strategjikë dhe nga strukturat e inteligjencës së NATO”, thuhet në raportin vjetor.

Teksa gëzon mbështetjen e mediave ruse, presidenti ka nisur një sulm të paparë ndaj reformës në drejtësi dhe ndërkombëtarëve. Edhe pse reforma ka 3 vite që është miratuar, presidenti tani e ka gjetur kohën për të lëshuar sulme dhe akuza ndaj saj.

Por Meta ka marrë përgjigje shumë të forta nga SHBA. Më i fundit ishte Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Philip Reeker, i cili në një takim me ministrin në detyrë Gent Cakaj, deklaroi se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi dhe ajo përbën një model për rajonin dhe përtej”, tha Reeker.

Pra, duket qartë se kemi një luftë mes Metës dhe amerikanëve. Plani i presidentit ishte që ta nxjerrë reformën në drejtësi si një projekt të Soros dhe jo të amerikanëve.

Dihet rivaliteti mes presidentit Donald Trump dhe Soros. Presidenti Meta mendoi se do fitonte simpatinë e administratës së Trump me këtë lëvizje, por duket se ka dështuar.

Si Matthew Palmer, ashtu dhe Reeker i kanë dalë hapur, të cilët janë po përfaqësues të administratës së Trump./sot

g.kosovari

Next Post
Shoqëri civile në kalbëzim

Shoqëri civile në kalbëzim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Sot protesta e PD / Mbi 1500 efektivë në gatishmëri, nga ora 13:00 nis bllokimi i qarkullimit në rrugët e Tiranës

February 10, 2026
“Me mikun tim të çmuar…”, Rama ndan pamjet nga takimi para darkës me Antonio Costan

“Me mikun tim të çmuar…”, Rama ndan pamjet nga takimi para darkës me Antonio Costan

February 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

180 vjet burg kundër historise

February 10, 2026
Pse ka rënë euro? Ekspertët: Ka ndikuar rritja e turizmit. Publiku: Ka para të pista në treg

Pse ka rënë euro? Ekspertët: Ka ndikuar rritja e turizmit. Publiku: Ka para të pista në treg

February 10, 2026
Moti për sot me vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

Moti për sot me vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

February 10, 2026
Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In