• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shoqëri civile në kalbëzim

by Bajram Peçi
20/08/2019 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

U lypset elitave të shoqërisë civile, që të jenë ato në krye në një nisme për të detyruar pushtetin arrogant të heqi memorialin e turpit kombëtar, sepse organizimet e mëdha politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, janë të komprementuara keqazi në këtë ngjarje, më se të shëmtuar. Njëra, PS, kreu i saj, është organizatorja dhe përgjegjësja e kësaj marrëzie me natyrë politike dhe tjetra, PD, e një mëndje me PS dhe “vëllain” turk, dërgoi në përurim përfaqësuesit e fjalimet e saj. Ndaj, shoqërinë civile orvatem ta shoh si strukturën më të pranueshme për nxitjen e iniciativës dhe protestës!

Mjedisit të shoqërisë demokratike shqiptare nuk i kanë munguar individët dhe organizimet në luftën për liri. Shoqëria jonë qytetare ka qenë e aftë të përgatisi elita dhe qendrime, që shpinin tek liria. Intelektualët, që u rritën brënda kësaj shoqërie e jashtë influencave të politikave korente, ndërtuan organizma, që të mund ta ruanin e administronin këtë liri. Pa një shoqëri civile të organizuar, mbetemi në mëshirën e përvojës së keqe të arbitraritetit!

Ishin fillimisht shpresëdhënëse e të besueshme, deri kur funksionuan me demokraci të brendëshme e të shkëputura nga karriera; shkruan ese e traktate politike, drejtuan greva, i drejtoheshin rregullisht opinionit publik nëpërmjet të përditshmeve informative, organizonin protesta. Pra, ka patur momente të mira.

Vjen një ditë kur sheh se këta individë e këto organizma janë shuar. Ka organizata të shoqërisë civile që shfaqen here pas here atje ku ndahen lekët, nëpër ministrira. Paraqesin lloj-lloj projektesh, për botime, për përkthime, ndonjëherë edhe për simpoziume, seminare e konferenca. Paratë shpërndahen ndërsa ndikimi i tyre në shoqëri vjen e zbehet gjithnjë e më dukshëm. Pse e them këtë?

U bë dy javë që lajmi, i mbyllur turpshëm, doli nga skuthllëku dhe opinioni mori dijeni që Kryetari i Bashkisë Tiranë u ka ngritur një memorial qytetarëve turq, që u vranë në një përpjekje, siç u tha, për grusht shteti. Kryeministri dhe Kyetari i Bashkisë besojnë gabimisht se, duke ndërtuar memorialin, përfaqësojnë pjesën dërrmuese të popullit, ndaj nuk ka nevojë të pyetet “turma”. Vendosja e memorialit la në atmosferën shpirtërore të një mase të madhe shqiptarësh një ajër të ndotur, të pistë dhe helmues. Pati reagime nga individë, ku kërkohej që memoriali të hiqet sa më parë, sepse është vendosur duke shkelur e nëpërkëmbur sovranitetin kombëtar. Po shoqëritë civile, ato që në popujt e civilizuar janë zëri i ndërgjegjes së popullit!? Asnjë nuk është ndjerë deri tani, as një deklaratë, asnjë organizim, asnjë reagim!

Druaj se shoqëria jonë civile, e aftrofizuar, në kalbëzim dhe e coptuar nga politika, jo vetëm është bërë mosbesuese në popull, por ka humbur aftësinë e iniciativës e debatit. Si është e mundur që nuk reagohet, para se situata të radikalizohet, që vrehet se si qytetari në Tiranë shihet si pronë e shtetit, që duket se si nëpërkëmbet emancipimi kombëtar dhe nuk ndërmerret asnjë lëvizje, asnjë veprim?! Për t’ju drejtuar shoqëria civile Gjykatës së Tiranës për drejtësi, me formulimin e një padie civile ndaj vendimmarrësve shpërdorues të pushtetit, 10 minuta duhen, por deri tani ska patur gjasa të ndodhë. Heshtje varri, shtiren sikur merren me punë më të rëndësishme se dinjiteti i kombit!

Çfarë zhgënjimi?! Çfarë mëkati, të shohësh sot shoqëritë civile të shndërruara në karikatura të pushtetit. Vëndi ku mund t’i ndeshësh rëndom janë garat e paskrupullta për paranë. Keqardhje e madhe edhe për Akademinë dhe akademikët, të cilët e kanë detyrim intelektual dhe qytetar pozicionimin në këtë rast, përcaktimin e qendrimit, për të ndihmuar në kthjellimin e një situate të çorientuar edhe prej një statusi në facebook të Erion Veliajt; të një tjetri opinoni çorientues të qellimshëm të Kreshnik Spahiut; të një tjetri “liridashësi”, Bujar Kapexhiu; të një mase fanatikësh lindorë, të nxitura, që përcjellin nëpër portalet mbetjet e kultivimet turke në Shqipëri.

Nacionalizmi turk dhe ëndrra e perandorisë së shkuar otomane, që shfaqet si formë kolektive e fodullëkut, në Shqipëri ka zënë për gryke krerët e shtetit. Forca agresive në rritje e shtetit turk, është e njohur për shkaqe historike se kërcënon bashkësitë në popujt e vegjël, si ky yni, dhe fortesa më mbrojtëse, ku mund të ndjehemi të sigurtë, është kultura kombëtare. Sa mirë që studentët, kjo forcë vitale e shoqërisë së emancipuar, u çuan në protesta për tarifat e studimit, ndërsa, kur përfaqësues të pushtetit heqin dorë vullnetarisht nga pavarësia dhe lejojnë të nëpërkëmbet dinjiteti kombëtar, heshtin!

Të gjithë, për këtë ngjarje me gjurmë turpi, që nuk do të mund ta lajmë dot shpejt, shohin se pushteti ndjehet aq i fortë sa të na diktojë arsyet e veta, që mendojnë se zotërojnë të vërtetën, e ne nuk ndjehemi! Mos vallë duhet ta pranojmë copë se elitat e shoqërisë tonë qytetare janë kalbëzuar? Tregu i fjalës, zotërinj, veprimi i lirë intelektual, është ku e ku më i përshtatshëm se oborri mbretëror, pse e keni braktisur sheshin e luftës?

O Zot, sa të mjerë jemi, të përgjunjur, frikacakë e të përçarë!

Next Post
Paralajmërimi i fortë i SHBA: SPAK do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë

Paralajmërimi i fortë i SHBA: SPAK do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni del para GJKKO-së, ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Vlora Hyseni del para GJKKO-së, ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

September 23, 2026
Republika popullore e protestës

Vlora Hyseni dhe misteri i certifikatës së sigurisë

September 23, 2026
Presidenti i Kinës Xi Jinping, vizitë shtetërore në SHBA

Presidenti i Kinës Xi Jinping, vizitë shtetërore në SHBA

September 23, 2026
Zjarr në Drojë të Kurbinit/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat

Zjarr në Drojë të Kurbinit/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat

September 23, 2026
Flakët përfshijnë zonën mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat

Flakët përfshijnë zonën mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat

September 23, 2026
Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

September 23, 2026
Komisioni i BE-së kërkon zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove të Hungarisë pas reformave të qeverisë së re -

Komisioni i BE-së kërkon zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove të Hungarisë pas reformave të qeverisë së re –

September 23, 2026
Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

6 tetori, afati fundit për Presidentin. Gjykata vendosi: Zgjedhja e qeverisë nuk shkeli Kushtetutën

September 23, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

“UÇK një grup banditësh”, Rusia gëzohet: Thaçi të dënohet më shumë, Kosova u shkatërrua

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com