Mediat prestigjioze për rusen Svetlana Timofoevan: “Fotografja që kapte imazhet e uzinave të braktisura”

Svetlana Timofoeva, që njihet në rrjetet sociale si Lana Sator, vajza ruse që tentoi të futej në uzinën e Gramshit së bashku me dy bashkëpunëtorët e saj, të cilët sulmuan ushtarët dhe rojet që gjendeshin në godinë nuk është një figurë dhe emër i panjohur në botën mediatike. Disa nga mediat ndërkombëtare më prestigjioze i kanë kushtuar artikuj të tërë punës së saj si “fotografe e vendeve të braktisura apo të rrënuara”.

CNN e ka përshkruar, Svetlana Timofoeva-n në një artikull si “një fotografe dhe eksploruese urbane, imazhet e së cilës kanë ndjekës në mbarë botën”. Ky artikull i CNN-it është botuar në maj të 2021, pasi 33-vjeçarja denoncoi se një vendqëndrim anijesh të braktisura janë dëmtuar duke pikturuar grafitë mbi to.

Përgjatë eksplorimit që kishte bërë në kuvertën e anijes Baikonur, Svetlana Timofoeva i ka bërë përshtypje fakti se rojet e sigurisë ishin treguar miqësor në atë vend që ajo e cilësoi si “të shenjtë.”. “Është e kuptueshme që çdo vend i braktisur ka një jetëgjatësi, por është turp që ky vend do të ketë një fund kaq të neveritshëm, një vend që është pothuajse i shenjtë”, është shprehur ajo.

Edhe media Radio Europa e Lirë i ka kushtuar një artikull fotografive të Svetlana Timofoeva, ku në brendi të shkrimit vërehet se ajo, së bashku me një mik të sajin kanë vizituar Kaukazin e Veriut, “në kërkim të gurëve të çmuar të fshehur në rajon”. Ata ndanë pamjet e zbulimeve të tyre, të cilat përfshinin hotele, një digë dhe një fshat të tërë, shkruan REL.
“Blogjet e tyre kushtuar turizmit industrial dhe arkitekturës sovjetike kanë tërhequr tashmë një audiencë mbresëlënëse”, shkruhet në artikull.

E tërhequr kinse nga turizmi industrial, Timofoeva-ën ka zbuluar disa objekte të braktisura që përmbajnë informacione tejet të rëndësishme për jetën dhe identitetin e mijëra njerëzve, kryesisht në Moskë. Kësisoj, “Meduza” i ka botuar në vitin 2018, kushtuar zbulimit më të fundit të “blogeres”, i cili ishte një stacion policie i braktisur dhe zyrë e Shërbimit Federal të Migracionit në Moskë, asokohe jo në funksion.

Përmes artikullit dhe pamjeve në brendi të tij, shohin se 33-vjeçarja ruse ka gjetur një mal me dokumentacione dhe pasaporta të vjetra, që i përkasin kryesisht qytetarëve moskovitë. Ajo që vërehet në postimin e saj në rrjetet sociale, teksa ka publikuar fotografitë është sarkazma, me të cilën ka shoqëruar pamjet : “Të respektojnë me gjithë zemër mbrojtjen e të dhënave personale!”, ka shkruar ajo.

Në godinë ajo ka gjetur dokumente të pafundme, dosje me kopje të certifikatave të ndryshme, kuti me letërnjoftime dhe pasaporta të moskovitëve, dosje penale dhe kundarvajtëse, dosje për të miturit, dosje të personelit të oficerëve, etj.
Në këtë intervistë për REL, ajo është shprehur se nuk i pëlqen të ndajë vendndodhjen specifike të vendeve që eksploron me të tjerët, pasi ata duhet të mundohen vet dhe të gjejnë objekte të tjera.

Një tjetër media e huaj, The Sun i ka kushtuar vëmendje eksplorimeve të Svetlana Timofoeva, e cila në vitin 2020 ka gjetur një bazë ushtarake të braktisur në Rusi, e cila përmbante 1000 tanke, avionë dhe helikopterë të mbetur që janë duke u kalbur që pas rënies së ish- Bashkimit Sovjetik.

Mësohet se kjo bazë ushtarake është ndërtuar në vitin 1975 dhe është lënë në harresë prej më shumë se 45- vjetësh.

“Fotot u kapën prej fotografes nga Moska, Lana Sator, ndërsa ajo udhëtonte në të gjithë vendin duke zbuluar relikte të harruara të shtetit të rënë komunist”, ka shkruar The Sun.

Përgjatë intervistës, Svetlana Timofoeva është shprehur se: “Po përpiqem t’i bëj njerëzit të ndjejnë estetikën, atmosferën dhe energjinë e vendeve të braktisura”. Gjithashtu ajo ka shprehur edhe rëndësinë që kanë këto baza ushtarake, që sipas saj mund të rifuten sërish në punë.
“Varrezat e tankeve quhen “rezerva” në Rusi. Nëse një ditë do të nevojiteshin, Rusia kishte mijëra tanke që teorikisht mund të rifuten në punë”, ka thënë ajo.
A është puna e saj eksploruese në bazat ushtarake thjesht dhe vetëm për qëllime artistike dhe estetike?!

Svetlana Timofoeva ka fiksuar përmes aparatit fotografik edhe pamje të kapura nga lart të Katedrales së Parisit, fill pas momentit kur u shkrumbua nga flakët vite më parë. Fotot janë publikuar sërish nga CNN.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com