• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për gazetaren Koromani: U kërcënua nga militanti i ISIS

by
04/06/2015 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një grup mediatik shqiptar njofton se një prej gazetarëve të tij ka marrë kërcënim nga një person i dyshuar si militant islamik i kërkuar në vendin e tij për terrorizëm”.

 Kështu e nis raportimin e ngjarjes së rëndë gjigandi mediatik New York Time. Por jo vetëm NY Times, rastin e kërcënimit të gazetares së “Gazeta Shqiptare”, Aurora Koromani e kanë pasqyruar edhe media të tjera ndërkombëtare, si abcNews dhe Associated Press.

Në artikullin e gazetës NY Times raportohet se Zëdhënësi i policisë Gentian Mullai deklaroi të enjten se autoritetet po e trajtonin këtë kërcënim si serioz ndaj Aurora Koromanit të Gazetës Shqiptare, ndërsa po ofronin mbrojtje për të. “Grupi mediatik, Televizioni News24 deklaroi se Koromani ka mbuluar gjerësisht rekrutimin e myslimanëve shqiptarë për të luftuar përkrah Shtetit Islamik në Siri. Nëntë myslimanë shqiptarë duke përfshirë dy predikues janë në gjyq për të tilla akuza”, shkruan NY Times.

Më tej artikulli citon edhe mesazhin kërcënues që ka marrë gazetarja. “News24 deklaroi se Koromani mori mesazh kërcënues ditën e martë ku shkruhej ‘Do ta paguash’”, shkruan më tej NY Times. Sipas gazetës prestigjioze, rreth dy e treta e popullsisë shqiptare prej 3.2 milion banorësh janë të besimit mysliman. Dhjetëra njerëz besohet se i janë bashkuar luftimeve në Siri, pavarësisht thirrjeve të krerëve fetarë që të mos i bashkohen këtij grupi rebel. BW

Next Post

Mbyllen hetimet ndaj bankës HSBC, aty ku 'laheshin' paratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com