• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mbyllen hetimet ndaj bankës HSBC, aty ku ‘laheshin’ paratë

by
04/06/2015 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

HSBC Private Bank është gjobitur me një shifër rekord prej 40 milionë franga zvicerane nga autoritetet e Gjenevës. Kjo gjobë vjen për “mangësi organizative”, e cila ka lejuar pastrim parash në degë të bankës zvicerane.

Jornot ka bërë dhe deklarime thumbuese ndaj ligjit financiar të vendit të tij. “Kjo çështje tregon dobësinë e ligjit të Zvicrës lidhur me hyrjen e fondeve kriminale në sistemin financiar”, tha ai.

Gjeneva ka pranuar të mbyllë hetimet ndaj HSBC në këmbim të gjobës financiare, por Jornot thotë se ky ishte paralajmërimi i fundit për bankën duke thënë: “Kjo është një falje që do të përdoret vetëm një herë”.

Më 18 shkurt, Jornot urdhëroi bastisjen e zyrave të HSBC në Gjenevë, një ditë pasi Prokurori Federal i Zvicrës, Michael Lauber tha për mediat se nuk kishte ndonjë hetim për keqpërdorim në bankë. Lauber kishte deklaruar se nuk ishte e përshtatshme që shteti të niste një hetim ndaj HSBC, të bazuar në të dhëna të vjedhura.

Në një deklaratë HSBC tha: “Hetimi i drejtuar nga kreu i prokurorisë publike të kantonit të Gjenevës mbi HSBC Private Bank është mbyllur formalisht sot. Hetimi gjeti se as banka dhe as punonjësit e saj nuk janë të dyshuar për ndonjë vepër penale të tanishme. Prokurori i Gjenevës pranon progresin që banka ka bërë në vitet e fundit, përfshi edhe përmirësimin e funksionit të saj të pajtueshmërisë, proceseve të brendshme dhe teknologjisë”.

Next Post

Titanikun e gjeni në Kinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com