• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat greke pasqyrojnë deklaratën e Ramës, ja si e komentojnë

by Java News
12/09/2017 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjalimi i djeshëm i Ramës dhe deklaratat e tij për Greqinë, sigurisht kanë tërhequr vëmendjen e mediave të shtetit fqinj, të cilët i kan pasqyruar gjerësisht deklaratat e kryeministrit.

Shumica e mediave kanë publikuar thjesh fjalën e Ramës gjatë paraqitjes së programit të qeverisë së re, pa komente të posaçme.

“Kryeministri shqiptare Edi Rama ka emërtuar Greqinë si të vetmin vend fqinj me të cilin Shqipëria ka probleme dypalëshe. Rama shtoi se Tirana dëshiron miqësi reciproke, respekt të ndërsjelltë dhe bashkëpunim strategjik”, – thekson gazeta Ta Nea.

“Edi Rama: Me Greqinë dëshirojmë miqësi reciproke dhe bashkëpunim”, – ky është titulli që prezanton korrespondencën e vet gazeta tjetër e madhe, Proto Thema.

Sipas kësaj gazete, Rama, duke folur në parlamentin shqiptar premtoi se interesimi i qeverisë për minoritetin grek do të jetë vazhdimisht në rritje.

Shumica dërrmuese e mediave i ka dhënë hapësirë sidomos asaj pjese të deklaratës, ku Edi Rama shpreh besimin e tij se e ardhmja “do të sjellë zgjidhjet e dëshiruara për të dyja palët me dialog real, me këmbë në tokë, jo me deklarata fluturake në distancë dhe marrëdhëniet mes nesh do të ngrihen në një nivel të ri miqësie, respekti dhe bashkëpunimi strategjik”.

Vetëm pak media i kanë cilësuar deklaratat e kryeministrit shqiptar si “provokime”, por pa vijua në komente të tjera. Në Athinë ende nuk ka një reagim zyrtar ndaj deklaratave të zotit Rama.

a.ç

 

Next Post
Sulmuan bankomatin në Sarandë, bullgarët: Një gruaje i ngeci karta…

Arratisja e 20-vjeçarit nga komisariati, çfarë thonë të afërmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com