• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arratisja e 20-vjeçarit nga komisariati, çfarë thonë të afërmit

by A R
12/09/2017 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre ditë pas arratisjes së të riut Emirjon Nika nga Komisariati i Policisë së Pukës, të afërmit i bëjnë apel të dorëzohet. Gazetari Armir Mehaj ka kontaktuar me gjyshen dhe dajën e tij, të cilët janë ankuar edhe për presione të vazhdueshme nga ana e policisë, pavarësisht se bashkëpunimi i tyre ka qenë maksimal.

Gjyshja e 21-vjeçarit, Prenda Morina rrëfeu për “BalkanWeb” se Emirjoni kishte shkuar atij pas arratisjes nga Komisariati dhe kishte kërkuar bukë e më pas ishte larguar.

“Emirjoni pas arratisjes erdhi e kërkoi bukë. I thashë shko dorëzohu, por ai iku në drejtim teë varrezave”, tha gjyshja e tij.

Ndërsa daja Vlash Morina foli për dhunë nga ana e policisë. Ai tha se është sharë nga një punonjës i policisë, i cili ka tentuar edhe ta qëllojë.

“Prej të premtes jemi nën presionin e Policisë. Edhe pse kemi bashkëpunuar po më bëjnë presion vazhdimisht. Sot në komisariat një punonjës më shau me familje, tentoi të më qëllonte”, tregon ai, raporton “BalkanWeb”.

Por të dy i bëjnë thirrje nipit të dorëzohet në polici. “Ne i bëjmë apel, dorëzohu sa nuk është vonë”, thonë ata.

Emirjon Nika, 21 vjeç u arratis nga dritarja e katit të dytë të komisariatit të Pukës ndërsa priste për t’u transferuar për në Shkodër.

Teksa përgatitej dokumentacioni për transferimin e tij në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, i arrestuari, banues në lagjen “Don Bosko” në Tiranë, ka arritur të heqë me forcë hekurat nga dritarja dhe është hedhur.

Inspektorët e policisë po përgatisnin makinën me të cilën do të kryenin transferimin kur i riu u arratis. Në një kohë të shkurtër, Nika hoqi hekurat e dritares të komisariatit të vendosura për të parandaluar arratisjet. Më pas, ai ka arritur të dalë nga ambientet e komisariatit pa tërhequr vëmendjen e asnjë punonjësi policie.

Arrestimi i tij erdhi pasi më datë 24 gusht 2017 ka bërë kallëzim në polici shtetasi M. N., banues në Vaun e Dejës, por që prej vitesh jeton si emigrant jashtë vendit, i cili ka deklaruar se në Gomsiqe, Pukë, ndërsa ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, ka ndaluar për të marrë një person që nuk e njihte për ta ndihmuar pasi po lëvizte në këmbë.

Por, gjatë rrugës i riu i ka marrë me forcë portofolin, në të cilin kishte dokumentet, rreth 250 euro dhe 1500 lekë.

Për kapjen e tij, u nisën në drejtim të Pukës 6 grupe të FNSH-së, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. Pavarësisht se u ngritën pika të shumta kontrolli dhe u njoftua Drejtoria Vendore e Policisë Kukës e Lezhë, si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër e Kukës, nuk është gjetur ende asnjë gjurmë e 21-vjeçarit në arrati./a.m.

Next Post
Estonia akuza Rusisë: Shkeli hapësirën tonë ajrore

Avionët rusë vrasin 69 civilë në Siri, dhjetëra të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In