• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama dhe mediat greke, një histori e gjatë sherresh

by
29/04/2015 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kritikat e ashpra të bëra ditën e djeshme nga gazeta greke “Kathimerini” ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama lidhur me deklaratën e tij për një bashkim kombëtar të Shqipërisë me Kosovën, duket se nuk vijnë si rrufe në qiell të hapur.

Kjo pasi pasqyrimi në mediat e vendit fqinj për kryeministrin shqiptar, kohët e fundit kanë qenë kritikuese, veçanërisht sa i përket çështjeve të Ballkanit, dhe ngjarje ku janë të përfshirë shqiptarët.

E teksa dje “Kathimerini” e cilësonte si injorant në histori Ramën, po kjo gazetë ditën e sotme ka vazhduar kritikat ndaj qeverisë shqiptare për “ftohjen” e marrëdhënieve Tiranë-Moskë.

Siç shkruan gazeta helene, kryeministri Rama po mban një politikë anti-ruse me qëllim për t’i bërë përshtypje partnerëve evropianë dhe se me këtë mënyrë pretendon të afrojë edhe më tepër periudhën e anëtarësimit të vendit tonë.

Sipas gazetës katalizator i këtij konflikti është bërë sulmi i armatosur në Gashnicë të Maqedonisë nga UÇK-ja ku shqiptarët morën peng një stacion policor.

“Kathmierini” sjell në vëmendje edhe refuzimin që Shqipëria i bëri ftesës ruse për të marrë pjesë në paradën ushtarake të 9 Majit në Moskë.

sgsg

Megjithatë gazeta helene nuk është e vetmja që është ndalur më gjërësisht në deklaratat e bëra nga kryeministri shqiptar për bashkim kombëtar. Edhe media të tjera greke i kanë kushtuar një hapësirë të konsiderueshme këtyre deklaratave, veçanërisht kritikave që kanë ardhur si nga pala serbe ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar.

Neësbomb.gr ka nxituar të publikojë reagimin e Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç për deklaratat e Ramës duke u shprehur se pretendimi për bashkimin Kosovë-Shqipëri është i papranueshëm për Serbinë.

Ndërsa këto deklarata të Ramës, Neësbomb.gr i ka cilësuar si kërcënime të reja të shqiptarëve ndaj Serbisë.

E njëjta gjë është publikuar edhe në gazetat e tjera “Tanea” dhe “Iefimerida”

Megjithatë për të parë natyrën kritike të mediave greke ndaj kryeministrit shqiptar duhet të kthehemi pas në takimin histori mes Ramës dhe Vuçiç në Beograd.

Sipas asaj që shkruan Neësbomb.gr kryeministri Rama e preu në besë homologun Vuçiç duke folur për Kosovën në konferencën e përbashkët për shtyp edhe pse kishin rënë dakord që këtë temë do ta shmangnin.

Ndërsa gazeta “Iefimerida” duke cituar kryeministrin serb, shprehet se Rama abuzoi me mikpritjen që iu bë në Beograd.

Siç duket notat kritikuese të mediave helene ndaj kryeministrit shqiptar nuk janë të fundit apo të rastësishme.

Rama newsbomb ramuuuu

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Thaçi në Vatikan, takon kryepeshkopët katolikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com