• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mediat gjermane: Vuçiç “fitilndezësi”, pajtimi është anuluar

by Java News
10/09/2018 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një fundjave të tensionuar që shënoi vizita e presidentit serb në Kosovë, gazetat gjermane i kushtojnë vëmendje zhvillimeve atje duke theksuar se zgjidhja e konfliktit Kosovë-Serbi është ende larg.

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” në një analizë të së hënës me titullin “Pajtimi është anuluar” thekson se presidenti serb nuk sheh shanse për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit dhjetëravjeçar.

“Ai mbeti shumë pas pritshmërive që i ndezi vetë. Ai së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me planet për një këmbim territoresh bënë të tërhiqej vëmendja për zgjidhjen e konfliktit. …Sfondi i këtij teatri negociues ka gjasa të qëndrojë në politikën e brendshme, si atë kosovare ashtu edhe serbe. Nacionalistët serbë, nga radhët e të cilëve vjen vetë Vuçiçi, e refuzojnë çdo kompromis për Kosovën si tradhti, e mbështeten këtu nga kisha ortodokse. Nga ana tjetër edhe Thaçi nuk gjen mbështetje për dorëzim eventualisht të territoreve si nga qeveria ashtu edhe nga opozita”, shkruan “Süddeutsche Zeitung” .

Ndërsa gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thekson të hënën se Vuçiqi donte në fjalimin e tij të bërë të ditur prej kohësh në media të paraqiste zgjidhje për konfliktin shqiptaro-serb.

“Në vend të kësaj fjalimi i tij përbëhej nga pasazhe të vjetra të fjalimeve të dikurshme për Kosovën dhe tekste të kreut të shtetit serb.

“Pra asnjë zgjidhje në horizont. Megjithatë ai do të vazhdojë përpjekjet, këtë e bëri të qartë presidenti serb. As ai nuk e pëlqen Thaçin, as Thaçi atë, por për shkak se shqiptarët dhe serbët janë fqinjë dhe do të mbesin fqinjë, duhet të gjejmë mënyrën e veprimit ndaj njëri tjetrit”, shkruan kjo gazetë.

Po një analizë tjetër të gazetës “Süddeutsche Zeitung’” të së hënës me titullin “Vuçiç -fitilndezësi” nënvizohet me kritikë se “Vuçiç procesionin e tij diplomatik e demonstroi para BE-së, që në çështjen e ndërrimit të kufijve u prezantua si një tufë e rrëmujshme pulash. Në një kohë që Gjermania e të tjerë me të drejtë këtë e refuzuan si rast precedent të rrezikshëm, përfaqësues nga Komisioni në Bruksel u treguan mjaft të hapur ndaj kësaj ideje”.

Ndërsa gazeta tjetër gjermane “Märkische Oderzeitung” vëren se “Gjithçka ishte teatër. Ballkani Perëndimor i mbetet besnik vetes – një rajon i tensionuar, që të jep pak shpresa për progres. Brukseli është për rajonin si stacioni i fundit, por mes vete ka shumë pak elementë pajtues, dhe shumë takticizëm. Inskenim politik në vend të politikës”. /DW/

Next Post
Vlorë, 13-vjeçari u vetëvra pasi u qortua nga prindërit për lëvizjen e makinës pa leje

Vlorë, 13-vjeçari u vetëvra pasi u qortua nga prindërit për lëvizjen e makinës pa leje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In