• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mediat gjermane, të dhëna për përfshirjen e rusëve në financimin e Bashës”

by A R
08/11/2019 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentarë të PS-së Taulant Balla tha sot se mediet gjermane, sjellin fakte të reja të përfshirjes së kryetarit të PD-së Lulzim Basha në skandalin e financimin rus për fushatën elektorale, 2017.

“Media e debatit politik në Gjermani mbi çështjet europiane “THE EUROPEAN” ka publikuar prej dje një artikull sa investigativ, aq edhe analizë politike mbi ndikimin rus, të gazetarit Malte Biss, titulluar “Me porosi të rusëve?. Në këtë shkrim janë publikuar të dhëna të reja, përveç fakteve të bëra publike nga revista “Mother Jones”, “New York Times” etj., lidhur me përfshirjen e disa shtetasve rusë në burimin e financimit të 675 mijë dollarëve për interes të Partisë Demokratike shqiptare dhe kryetarit të saj Lulzim Basha”, shprehet Balla.

Në vijim, Balla shton se “THE EUROPEAN konstaton se “…opozita shqiptare, që donte të pengonte me çdo kusht hyrjen e Shqipërisë në BE – dhe ishte gatshme të paguante koston për punën e Muzinit. Sipas dokumenteve të autoriteteve amerikane të FARA, Muzin do të merrte 675.000 EUR për angazhimin e tij tremujor. Këto të dhëna vijnë nga ai vetë. Shuma e këtij honorari dhe burimi i parave e kanë vënë në vështirësi dhënësin e porosisë: Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, e ka nënshkruar kontratën me Muzin-in”.

Gjithashtu Balla thekson se “media gjermane i është rikthyer edhe një herë investigimit të burimit të parave, plot 675 mijë dollarë për Lulzim Bashën.

“Por nga është burimi i parave për Muzin-in? Sipas dokumenteve: Muzin konfirmon vetë kundrejt autoriteteve amerikane të FARA pagesën e parave. Si dhënës porosie shfaqet në një njoftim të mëvonshëm të FARA një ndërmarrje, që e ndan kutinë e saj postare në St. Vincent Street në Edinburgh të Skocisë me 1200 kompani të tjera: Biniatt Trade LP. Gjurmët e Biniatta Trade të çojnë një herë nëpër botë: nga Skocia në Belizën amerikano-jugore – dhe nga aty në Rusi. Edhe pse ka degëzime në të gjithë botën, kjo firmë ka më pak para se çdo Start-up i vogël: sipas regjistrit tregtar britanik Biniatt Trade zotëron një kapital kompanie pre 100 paund britanik. Ajo që u zbulua nga revista amerikane “Mother Jones“ në mes të këtij viti e vuri PD dhe liderin e saj të opozitës, Lulzim Basha, përsëri në vështirësi argumentuese. Sepse mbas Biniatt Trade fshihet një rrjet i ndërthurur i firmave – në fundin e të cilave qëndrojnë shumë biznesmenë të suksesshëm nga Rusia. Njëri prej tyre është Evgeny Sheremetyev”, shton ai.

Balla thekson se SPAK do hetojë këtë çështje e financimit rustë 675 mijë dollarëve për interes të Partisë Demokratike.

“Kjo çështje është në hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe sapo të ngrihet SPAK duhet të hetohet prej tyre, siç përcaktohet me ndryshimet e reja ligjore që burojnë nga Reforma në Drejtësi. Prandaj nuk dua të ribëj deklarata për fajësinë e personave nën hetim, edhe pse dihet kush e ka “mizën nën kësulë”. Uroj mos t’i mbetet vetëm Arben Ristanit faji në këtë rast”, -tha ai.

Po ashtu Balla shton se “sot kam një pyetje për mediat shqiptare që nuk e publikuan këtë analizë “Me porosi të rusëve”. Me porosi të kujt u censurua kjo analizë dhe ky shkrim i kësaj media? Nuk pres që Lulzim Basha të reagojë, sa kohë u lutet mediave të mos ta publikojnë këtë shkrim të medias gjermane”.

/a.r

Next Post
FOTO/ “Nuk i ndjej më këmbët”, Fjalët e fundit të Andi Malokut, kush ishte shoferi i prokurorit që ndërroi jetë në spital

FOTO/ "Nuk i ndjej më këmbët", Fjalët e fundit të Andi Malokut, kush ishte shoferi i prokurorit që ndërroi jetë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In