• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mediat britanike: Vrasësi shqiptar që strehohet këtu (ishte ekstraduar njëherë)

by A R
20/06/2016 22:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vrasës shqiptar i dënuar me 15 vjet burg nga Gjykata e Shkodrës, ka mundur të shkojë sërish në Britani edhe pse 5 vjet më parë ishte ekstraduar nga ai shtet për t’iu dorëzuar drejtësisë shqiptare.

Ardian Rragami, 45 vjeçar, kishte shkuar në Britani në vitin 1998 si refugjat kosovarë duke kërkuar azil politik. Ai la Shqipërinë pas vrasjes me breshëri plumbash të bashkëkombësit të tij Qemal Kola pas një sherri në një lokal në Shkodër në vitin 1998, ku u dënua me 15 vjet heqje lirie.

Në vitin 2009 Interpoli zbuloi se Rragami ishte duke punuar në ndërtim në Essex, dhe në vitin 2010 u ekstradua në Shqipëri për të kryer dënimin që i ishte dhënë me vendim gjykate. Por pasi apeloi vendimin, ai mundi t’i ribashkohet gruas së tij dhe dy fëmijëve në Hertfordshire në vitin 2014, shkruajnë mediat britanike.

Ardian Rragami

Zyra e emigracionit tha për Daily Mail se po tenton ta largojë Rragamin nga Anglia, për shkak të dënimeve që rëndojnë mbi të. Ai aktualisht është ndaluar nga oficerët e Emigracionit dhe po bëhen të gjitha procedurat për ta larguar nga Britania drejt Shqipërisë.

Kjo ngjarje po bën bujë në Angli pasi pak javë më parë u zbulua historia e një tjetër vrasësi shqiptar që gjithashtu refuzon të depërtohet drejt vendit tonë. Avni Metra, vrasës i dyfishtë dhe i dënuar për përdhunim, ka bërë thirrje që të zbatohen të drejtat e njeriut në mënyrë që të mos ekstradohet nga Britania e Madhe. Në Shqipëri ai kërkohet për dy vrasje dhe posedim të armëve të zjarrit, ngjarje që datojnë në vitin 1996. Avokati i tij Helen Dawson i tha gjykatës se do të luftojë në këtë çështje bazuar në të drejtat e njeriut, duke argumentuar se ai ka frikë nga persekutimi dhe se tashmë është një njeri familjar i cili ka ndërtuar jetën në Angli për 18 vitet e fundit dhe ka një raport të ngushtë dhe detyrime për katër fëmijët e tij.

Avni Metra

Mediat britanike po e ndjekin rastin e tij, pasi vlerësojnë se Anglia është kthyer në strehën e vrasësve shqiptarë./Express/a.m.

Next Post

Sfidat e 37-vjeçares, kryebashkiakes së re të Romës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

November 7, 2026
Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

November 7, 2026
Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

November 7, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Bankat do të përdorin kolateralin e qytetarëve për kredi

November 7, 2026
Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

November 7, 2026
“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

November 7, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Politika në fazën më populiste të saj

November 7, 2026
Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

November 7, 2026
Masakër në Poloni, të paktën 5 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë në tregun e Krakovit! Arrestohet autori, reagon Tusk

Masakër në Poloni, të paktën 5 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë në tregun e Krakovit! Arrestohet autori, reagon Tusk

November 7, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Cunami elektoral Blu në Shtetet e Bashkuara

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In