• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Media serbe konfirmon: Edhe po ndodhi korrigjimi, institucionet e Serbisë mbeten

by Java News
15/10/2018 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndarjet e dy popujve shpesh janë si shkurorëzimi i dy bashkëshortëve, konstaton sot gazeta e Beogradit “blic”.Në historinë e Serbisë, thotë gazeta, ndarja më së shumti ka zgjatur me Italinë. Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore negociatat dhe zënkat rreth kufijve kanë zgjatur 30 vjet. Me bullgarët Serbia ka luftuar katër herë dhe është pajtuar po katër herë rreth viseve që tani nuk janë as serbe dhe as bullgare.

Sa u përket shqiptarëve, shkruan gazeta, transmeton Koha.net, serbët prej më shumë se një shekulli i kanë zvogëluar kërkesat e veta. Dëshira e parë e serbëve ka qenë dalja në det dhe marrja e veriut të Shqipërisë. Ata më në fund mezi u pajtuan që kufiri të jetë nëpër majat e Bjeshkëve të Nemuna. Duket se tash po përgatitet kufiri i ri.

Idenë e kufizimit të serbëve e të shqiptarëve i pari e kishte paraqitur Dobrica Çosiq, pastaj një pjesë e madhe e ASHAS, historianë e demografë e më pas edhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.

 

Gazeta e Beogradit jep instruksione se duhet evituar kurthet në negociata për korrigjimin e kufijve. Ajo thotë se territoret serbe e shqiptare në asnjë mënyrë nuk duhet që sipërfaqe e tyre të ngjyrosura me të njëjtën ngjyrë, me njolla e pika të palës tjetër.

Gazeta shton se pse duhet të jetë kështu.

Bashkëngjitja e mundshme e veriut të Kosovës në Serbi, assesi nuk do të thotë edhe ndërprerje e lidhjeve institucionale të shtetit serb me enklavat dhe objektet e shenjta në jug të Kosovës. Enklavat dhe objektet e shenjta duhet doemos të qëndrojnë si arkipelag serb në detin shqiptar.

Pozitë të ngjashme duhet të kenë shqiptarët në Preshevë. Pra, Preshevën nuk bën fare ta krahasojmë me Mitrovicën, Leposaviqin, por me Graçanicën, Brezovicën, Ranillugun …

Veriu i Kosovës, edhe në kohën e nazistëve, ka qenë pjesë e Serbisë, madje thellë në jug të Ibrit. A është mundur që bashkësia ndërkombëtare të jetë më e keqe ndaj serbëve se sa që ishte Hitler?”, pyetet mediumi serb, transmeton Koha.net?

Veç kësaj konstatohet në shkrim, politikanëve perëndimorë duhet t’ua kujtojmë edhe marritë e rrëfimeve të tyre se ndryshimi i kufijve është precedent për hapjen e probleme të tjera të ndjeshme kufitare. Kur për herë të parë e helmuan Serbinë në viti 1999, pohonin se ai ishte rast unik e jo precedent për shkatërrimin e shteteve tjera. Pse shkatërrimi i Serbisë do të ishte unik dhe ngjarje e përsëritshme, e kompromiset, qofshin dhe simbolike, për serbët, të jenë precedent i pa arsyetueshëm?, përfundohet në këtë shkrim, transmeton Koha.net. (b.an)

Next Post
Shkarkohet ministri i Brendshëm i Kosovës

Shkarkohet ministri i Brendshëm i Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident pranë Drejtorisë së Policisë Fier, motoristi i picave plagoset pasi u përplas nga një “Mercedes”, zbulohet shkaku

Aksident pranë Drejtorisë së Policisë Fier, motoristi i picave plagoset pasi u përplas nga një “Mercedes”, zbulohet shkaku

September 19, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

‘Po ku ishe ti o zot!’, këndohet në Prishtinë

September 19, 2026
FSHF refuzon kërkesën e Tiranës, ndeshja ndaj Elbasanit do të luhet pa tifozë në stadium!

FSHF refuzon kërkesën e Tiranës, ndeshja ndaj Elbasanit do të luhet pa tifozë në stadium!

September 19, 2026
FOTO/ Vrau gruan me thikë, vetëdorëzohet autori 68-vjeçar! Krimi në sy të nipit dhe dhëndrit, mister motivi

FOTO/ Vrau gruan me thikë, vetëdorëzohet autori 68-vjeçar! Krimi në sy të nipit dhe dhëndrit, mister motivi

September 19, 2026
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

EMRAT/ Prokuroria e Fierit godet skemën e tjetërsimit të pronave në Levan, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara!

September 19, 2026
Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë: Hapa të shpejtë drejt anëtarësimit në BE, qëndrojmë krah jush në këtë rrugëtim!

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë: Hapa të shpejtë drejt anëtarësimit në BE, qëndrojmë krah jush në këtë rrugëtim!

September 19, 2026
Berisha flet për vizitën në SHBA: Narkoshteti dhe drejtësia si armë politike! Diaspora, e gatshme për çmontuar këtë regjim

Berisha flet për vizitën në SHBA: Narkoshteti dhe drejtësia si armë politike! Diaspora, e gatshme për çmontuar këtë regjim

September 19, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Burri vrau me thikë bashkëshorten, zbulohen detajet e para! Krimi në sy të nipit të mitur dhe dhëndrit të familjes

September 19, 2026
180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

Gjykata e Hagës reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

September 19, 2026
Historia e ndarjes territoriale, që nga Pavarësia

Historia e ndarjes territoriale, që nga Pavarësia

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com