• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Media pro Erdoganit sulmojnë Haradinajn: Është çmendur, pi alkool, mohon se është mysliman

by Java News
04/04/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përplasjes që ka filluar ndërmjet Presidentit të Turqisë dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të arrestimit dhe deportimit të paligjshëm të 6 gylenistëve nga shërbimi sekret turk në Kosovë, i cili u ndihmua edhe nga AKI, mediat pro Erdogan kanë filluar t’i bëjnë portrete Haradinajt.

Gazeta Yeni Akit, ndër të tjera shkruan se AKI e Kosovës është trajnuar nga shërbimi sekret turk MIT, por vëmendje u kushton edhe fëmijëve të politikanëve kosovarë që i shkollojnë fëmijët në shkollat e Gylenit.

Përveç djalit të Kryeministrit Haradinaj,Gjinit, edhe fëmijëve të Veselit edhe fëmijët e Ministrit të Ekonomisë Besim Beqajt, shkojnë në shkollat e Gylenit, shkruan gazeta turke e afërt me Erdoganin.

Pastaj në këtë shkrim vëmendje i kushtohet Haradinajt, i cili ishte më i zëshmi kundër rrëmbimit të 6 gylenistëve.

Aty theksohet se Haradinaj, para se të vinte në Kosovë nga Perëndimi, ka qenë roje në diskotekë dhe më pas, pas shpërthimit të luftës në Kosovë, u bë njëri nga komandantët kryesor të UÇK’së. Ai, shkruan gazeta, është liruar dy herë nga Tribunali i Hagës.

Po ashtu, Yeni Akit, shkruan se Haradinaj s’ka mundur asnjëherë të fitojë më shumë se 10 përqind në zgjedhje edhe pse në vitin 2004 ia doli të bëhet Kryeministër.. Sidoqoftë entuziazmi kishte zgjatur vetëm 4 muaj.

Por, ai, shkruan, Yeni Akit, që nga shtatori i vitit 2017, është bërë edhe një herë kryeministër. “Këtë herë si duket e ka kapluar çmenduria” shkruan tutje gazeta.

Ai, vazhdon shkrimi, edhe në Parlamentin e Kosovës quhet pijanec sepse pi alkohol dhe njihet si Kryeministër i skandaleve.

Ndërkohë që përmenden edhe pushimet e Haradinajt në Zvicër, ku thuhet se ka shpenzuar 68 mijë euro, derisa kosovarët po jetojnë në varfëri.

“Kush paguan nuk dihet” shkruan kjo gazetë.

“Kur është pyetur se nga i erdhi shtëpia e tij, ai tha se shokët e luftës ma ndërtuan atë. Por, ai ka edhe një shtëpi tjetër që ia ka lëshuar me qira një klinike turke, për 6 mijë euro.

Familja Haradinaj trajtohet në spitale private derisa kosovarët tjerë nuk po mund të gjejnë shërim në spitalet shtetërore” shkruan gazeta.

Më pas gazeta pro Erdogan, i kushton vëmendje edhe deklaratave të Haradinajt rreth religjionit.

“Unë kam lindur mysliman, por nuk e di pse jam mysliman. Kurrë nuk kam qenë në xhami në jetën time“ citon Yeni Akit Haradinajn.

Po ashtu aty përmendet edhe refuzimi i tij ndaj Erdoganit, duke thënë se nuk e ka vëlla liderin turk.

Kjo gazetë shkruan se në ditët në vijim do të merret edhe me Thaçin e Veselin dhe ish –ministrin Hoxhaj.

Por, aty theksohet se kosovarët e duan Erdoganin për shkak të deklaratave të tij se Kosova është Turqi e Turqia Kosovë, të cilat Erdogan i kishte bërë në Prizren në vitin 2013./Ekspres

a.ç

Next Post
Ronaldo mungoi në festën pas ndeshjes me Juven, shkak…UEFA

Ronaldo mungoi në festën pas ndeshjes me Juven, shkak...UEFA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In