• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Media ndërkombëtare për Shqipërinë: Ja si ka qënë në 1997-ën dhe si është më 2023-shin!

by Java News
29/05/2023 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tregimin e ditës, në Youtube, Rudina Xhunga, tregoi për Shqipërinë e 1997-ës dhe të 2023-shit, në sytë e gazetarëve të mediave ndërkombëtare. Gazetat ndërkombëtare, CNN, BBC, The Guardian, La Republica, në 1997-ën tregonin se Shqipëria ishte në buzë të luftës civile, që kishte rrëshqitur në kaos, që fëmijët shqiptarë kishin marrë armët dhe vrisnin e vriteshin.

Tregonin një kohë, që e kujtojmë shumë mirë, jemi dëshmitarë të asaj kohe. Shumë shqiptarë ikën nga Shqipëria pikërisht në ‘97-ën, nga trazirat e asaj kohe. Dhe bashkë me ta, ra dhe shteti shqiptar. Mos ardhtë kurrë ‘97-ta! Ky është urimi që bëjmë ne! Ndërsa sot, në vitin 2023, të njëjtat gazeta ndërkombëtare, tregojnë për një Shqipëri e cila pret vizitorë, një itinerar i pazbuluar, i mrekullueshëm, i besueshëm dhe fantastik. Kur i shikojmë këta artikuj nuk na besohet që po flasin për ne.

Sërish ndjen emocion, por kësaj radhe është emocion me ngjyra, emocion pozitiv dhe fantastik, për vendin tënd që ka ndryshuar kaq shumë, që po ndryshon dhe do të ndryshojë për shkak të turizmit që rritet edhe sajë, këtyre mediave ndërkombëtare.

Ne po shikojmë përmbytje turistësh në Shqipëri. Në çdo pikë karburanti ka motoristë, në çdo shesh ka të huaj, çdo hotel është i zënë, nuk ka më vende. Janë shumë turistë, që po vijnë ngado dhe presin vetëm që ne t’i mirëpresim. Çdo para e ardhur për turistët është para e ardhur për shqiptarët, çdo e ardhur përmirëson edukatën tonë, mirëqenien tonë, shëndetin tonë, Tiranën tonë, Vlorën tonë, Thethin tonë, Tropojën tonë, Shqipërinë tonë. Ta trajtojmë këtë vit si një vit investimi. Nuk duhet kursyer në rroga, në higjienë, në mirëqenie, në mikpritje, në gjithçka.

Duhet trajtuar si një vit investimi, për ata që do vijnë sivjet, që të vijnë edhe mot. Ne na duhen vizitorët e herës së dytë, herës së tretë. Media ndërkombëtare, me një fuqi të jashtëzakonshme po na i sjell për herë të parë. Për t’i mbajtur dhe rikthyer sërish në Shqipëri e kemi ne në dorë. Shqipëria do të përmbytët nga turistët këtë vit. Nuk ka asnjë shans të ndodhë ndryshe. Por duhet të punojmë këtë vit, edhe për vitin tjetër e shumë të tjerë./m.j

Next Post
Do të rikandidojë për drejtimin e PD? I riu në Durrës pyet Bashën: Për çfarë po e bën këtë fushatë?

Do të rikandidojë për drejtimin e PD? I riu në Durrës pyet Bashën: Për çfarë po e bën këtë fushatë?

Comments 1

  1. ppa says:
    3 years ago

    Si gjithnje super Rudina, super mesazh!

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In