• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Media italiane: Si po na mashtrojnë emigrantët e mitur nga Shqipëria

by A R
30/08/2017 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rregu nga Shqipëria… të miturit vijnë së bashku me prindërit ose me miqtë, por më pas qëndrojnë në Itali, nën administrimin e institucioneve lokale, pasi deklarohen se janë të vetëm”.

Ky është alarmi që ngre gazeta italiane “Il Gionarle D’Italia”, e cila shkruan se ka një mekanizëm të tërë mashtrimi për t’u futur ilegalisht në territorin italian dhe më pas, për të mbetur aty, shkruan Express.

Sipas medias, të miturit shqiptarë vijnë përmes autobusëve turistikë (SOM) dhe me të kaluar kufirin vetëshpallen si të “braktisur”. Por sipas ligjit italian të miturit e braktisur nuk trajtohen njëlloj me maxhorenët dhe përfundojnë nën përgjegjësinë e institucioneve. Të braktisur përfshihen në sistem, ndërsa ata që i sjellin (në shumë raste vetë prindërit) rikthehen në Shqipëri, përcjell Express.

Sipas “Il Gionarle D’Italia” nuk janë të pakta rastet, plot 5190 të mitur të huaj kanë ardhur në Itali dhe janë shpallur si “të braktisur”. Shifra vjen nga Ministria e Punës dhe nga zyrat e politikave sociale.

E pikërisht pas kësaj shifre, shkruan media italiane, fshihen dhe të miturit shqiptarë që me mashtrimin e tyre përfitojnë përfshirjen në shkolla e punë. Sipas të dhënave të majit të këtij viti të huajt e ardhur nga Ballkani kanë qenë 1662. Shifrat flasin për 2221 të mitur nga Gambia dhe 2123 të ardhur nga Egjipti.

Drejtuesi i qendrës Don Calabria në Verona Alessandro Padovani shprehet se përgjithësisht djemtë e mitur nisen nga Tirana dhe arrijnë në Veneto përmes autobusëve turistikë, raporton Express.

Fenomeni shqetësues është sinjalizuar në relacionin e një komisioni parlamentar italian ku diskutohej në detaje sistemi i mbrojtjes së të miturve të huaj në vend. Sipas këtij relacioni numri i të miturve( sidomos shqiptarë) që marrin përsipër të kryejnë këtë mashtrim është rritur dukshëm muajt e fundit dhe është kthyer në një fenomen që kërkon zgjidhje të shpejtë./ Burimi Il Gionarle D’Italia

Next Post
Vdes i mbijetuari i sulmit me bombë atomike në Nagasaki

Vdes i mbijetuari i sulmit me bombë atomike në Nagasaki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga ‘regjimi i Edi Ramës’

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In