• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Media gjermane: Rusia mund të sulmojë Europën, vendi ynë mund të fshihet nga harta në çdo moment

by
15/11/2022 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se rreziku i sulmeve ndaj vendeve të tjera të Europës është permanent.

Së fundmi ka qenë paralajmërimi i një raporti të ushtrisë gjermane të zbuluar nga mediat, i cili thekson se “një pushtim rus i Evropës është “më i mundshëm se kurrë” dhe Gjermania mund të fshihet nga harta në çdo moment”.

Zyrtarë të lartë gjermanë kanë kërkuar që vendi të përgatitet për një luftë të afërt me Rusinë, duke shprehur frikën se agresioni ndaj Ukrainës do kthehet në një luftë globale mes Rusisë e NATO-s.

Gazeta gjermane Der Spiegel ka publikuar një sërë dokumentesh të cilat kanë rrjedhur nga ushtria gjermane, ku tregohet se si një nga gjeneralët më të lartë të vendit, Eberhard Zorn, urdhëroi ushtrinë e vendit të vihet në gjendje lufte përballë kërcënimeve reale.

Dokumenti prej 68 faqesh i prodhuar në fund të shtatorit titullohej “Udhëzimet Operacionale për Forcat e Armatosura” dhe me anë të saj, gjenerali Zorn bëri thirrje për rinovimin e plotë të ushtrisë gjermane dhe për t’u përgatitur për luftë.

“Sulmet ndaj Gjermanisë potencialisht mund të ndodhin pa paralajmërim dhe me dëme të mëdha, ndoshta edhe ekzistenciale. Një luftë në një vend anëtar të NATO-s në Evropën Lindore është bërë përsëri e mundshme”, shkruante ai.

Gjenerali i bëri thirrje Gjermanisë të luajë një rol udhëheqës në mbrojtjen e kontinentit dhe të krijojë një forcë të armatosur më “të fuqishme”.

Në vend që të dërgonte njësi më të vogla dhe të specializuara në misione jashtë vendit, ai kërkoi njësi të mëdha që janë të gatshme të luftojnë për NATO-n.

Kjo do të shënonte një ndryshim drastik në politikën moderne ushtarake të Gjermanisë, e cila që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore është fokusuar në mbajtjen e një ushtrie të vogël dhe të një numri armatimesh jo të madh.

Zbulimi i dokumenteve vjen pasi kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi një “pikë kthese” në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt. Gjermania kishte kërkuar më parë të ruante marrëdhënie të ngushta me Rusinë, ndërsa Scholz pranoi se “lufta në Evropë është përsëri një realitet”. Ai premtoi gjithashtu 100 miliardë euro për të përshpejtuar përgatitjen e ushtrisë vendase.

Gazeta thotë se në rast të agresionit rus në kufirin lindor të NATO-s, Gjermanisë do t’i duhej të siguronte “forca reaktive dhe luftarake” dhe nuk mund të priste mbështetjen nga SHBA.

Zorn paralajmëron se as BE dhe as NATO nuk mund të përballojnë të fillojnë të planifikojnë dhe gjenerojnë forca pasi të ketë ndodhur sulmi.

“Nëse nuk veprojmë shpejt, asnjë ushtri nuk do të lëvizë në Evropë”, tha ai.

/e.d

Next Post
A do të shpallë kandidaturën për kreun e PD-së? Si përgjigjet Arben Ristani

Gati të lërë mandatin/ Ristani: Futja e Boçit në Primare tregues i një opozite të vërtetë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

February 2, 2026
Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

February 2, 2026
FOTO/ Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

FOTO/ Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

February 2, 2026
A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dokumentet e publikuara nga dosja “Epstein”

A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dokumentet e publikuara nga dosja “Epstein”

February 2, 2026
Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

February 2, 2026
Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

February 2, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

February 2, 2026
Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

February 2, 2026
Kina ekzekuton katër anëtarë të mafias

Kina ekzekuton katër anëtarë të mafias

February 2, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In