• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Media daneze profil për Shqipërinë: Rojet zvicerane, brezi i artë i kombëtares shqiptare

by Java News
04/09/2015 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media daneze profil për Shqipërinë: Rojet zvicerane, brezi i artë i kombëtares shqiptare

1410121462761_wps_13_Albania_s_forward_Bekim_BMedia daneze i ka kushtuar shumë vëmendje kombëtares shqiptare në prag të ndeshjes së sotme. Analisti i futbollit Morten Top ka bërë një analizë për kombëtaren tonë në gazetën “Dr.dk”. Shkrimi që nis me titullin “Rojet zvicerane, brezi i artë i kombëtares shqiptare”, ka në brendësi edhe mendimet të komentatorit Morten Bruun, i cili vë në dukje se Shqipëria luan ndryshe nga të gjitha skuadrat e Ballkanit, kanë organizim dhe teknikë ndryshe, duke nënvizuar se Shqipëria ka ekipin më të mirë të historisë. Roli i lojtarëve shqiptarë që kanë lindur në Zvicër.

 

Nga Morten Top

Në shkrimin e tij analisti i njohur danez thekson që në fillim se Danimarka do të ndeshet me Shqipërinë në momentin më të keq të mundshëm. “Kurrë më parë Shqipëra nuk ka pasur një skuadër kaq të fortë, dhe pas fitores në tavolinë me Serbinë tani është pretendente serioze për tu kualifikuar në Europian”, shkruan Top.

“Kur Morten Olsen thotë që është një ndeshje e fortë përballë një skuadre të mirë, në të vërtetë ka të drejtë, edhe pse ai thotë gjithnjë që nuk ka problem me kë do të ndeshemmi, këtë herë ka frikë. Shqipëria ëshë shumë larg nga Qipro, Malta dhe Armenia. Shqipëria ka skuadrën më të mirë të historisë së saj thotë Morten Bruun, komentator futbolli për “Kanal 5””, shkruhet në analizën e gazetës daneze.

Kreativë dhe të disiplinuar

“Në përgjithësi, dimë që vendet e Ballkanit kanë një dobësi për të luftuar ashpër. Por skuadra shqiptare ofron më shumë se nerva dhe shqelma. –Nuk besoj se do të luajnë ashpër. Ata i dinë të gjitha truket, siç i përdori edhe skuadra jonë FC Midtjylland kundër Southampton, kështu që nuk janë budallenj. Ata nuk luajnë ashpër, rrallë lojtarët e tyre dalin me karton të kuq, thotë Morten Bruun.

-Unë do t’a quaja një skuadër të specializuar teknike, por edhe si një skuadër që kujdeset për vetveten, ata kanë pësuar shumë pak gola, shton më tej Morten Bruun.

Është pikërisht disiplina dhe organizimi i fortë shenja përfaqësuese e Shqipërisë 2015. Në të gjitha kualifikimet për Europianët vetëm Rumania ka pësuar më pak gola se portieri shqiptar Etrit Berisha”, theksohet më tej në artikull.

Rojet zicerane në Shqipëri

“Shqipëria për herë të parë ndjen aromën e një kualifikimi. Vendi i vogël i Ballkanit është bërë i pasur në futboll. Lojtarët që vijnë nga shtetet e tjera më rrënjë shqiptare, preferojnë të luajnë për atdheun e tyre.

Është Zvicra furnizuesja më e madhe e kombëtares shqiptare. Plot gjashtë lojtarë aktualë të kombëtares shqiptare kanë lindur në Zvicër.

-Kur një lojtar debuton për kombëtaren shqiptare, mund të jetë më shumë mundësi dikush që ka luajtur prej disa sezonesh me një nga skuadrat e mëdha svicerane, – thotë Bruun

Pikërisht gjenerata e re zvicerano-shqiptare mund të ketë kontribuar për ta zhvilluar një skuadër ballkanike në një skuadër shumë të organizuar. Sepse lojtarët e tyre janë formuar në një mënyrë tjetër.

Shqipërinë do ta quaja shkollën ballkanike të teknikës, pasi skuadrat e tjera ballkanike luajnë shumë ashpër dhe në mënyrë të padisiplinuar.

downloadNjë trajner organizativ

Që nga viti 2011 kur Gianni De Biasi mori drejtimin e Shqipërisë, kombëtarja shqiptare ka kaluar një periudhë të artë. Skuadra e De Biasit 46,67 për ëind të 30 ndeshjeve që ai ka drejtuar.

Ndërkohë që De Biasin e duan shumë në Shqipëri, aq sa i dhanë edhe pasaportën shqiptare.

Next Post

FOTOT/ Beteja epike e arinjve për një...peshk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për sot, rikthehen reshjet dhe ulen temperaturat në të gjithë vendin

Moti për sot, rikthehen reshjet dhe ulen temperaturat në të gjithë vendin

May 9, 2026
Në Ditën e Europës, Rama publikon foton nga momenti historik për negociatat me BE

Në Ditën e Europës, Rama publikon foton nga momenti historik për negociatat me BE

May 9, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

May 8, 2026
Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In