• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mecat e Mirditës”/ Vandalizimi i memorialit serb në Tiranë, fut në sherr edhe drejtësinë për hetimet

by Java News
26/03/2023 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata dhe prokuroria në Tiranë kanë hyrë në konflikt gjyqësor për Memorialin e Ushtarëve serbë në Tiranë.

Në dosjen që Top Channel disponon përmendet se autoritetet shqiptare u informuan nga ambasadori serb për dëmtimin e një kryqi të  memoralit që ishte publikuar në aplikacionin TikTok.

Në video ishte shkruar “mecat e Mirditës dhunojnë memorialin e ushtarëve serbë në Tiranë”, por hetimet pavarësisht kërkimeve nuk arritën të identifikojnë autorët. Megjithatë  gjykata e ka refuzuar mos fillimin e hetimeve me konkluzionin se akuza duhet të kryejnë çdo veprim të mundshëm për të gjetur personat që shkaktuan incidentin.

Gjykata i ka caktuar katër detyra prokurorisë për të zbuluar autorsinë. Ndaj në fashikull pyet  prokurorët të cilët duhet të sigurojnë prova e të përgjigjen.  Cili ka qenë qëllimi i ndërtimit të Memorialit të Ushtarëve Serbë? Çfarë përfaqëson në vetvete ky memorial?

Prokuroria duhet të verifikojë nëse në këtë memorial ka eshtra të ushtarëve serbë dhe nëse agjencia funerale disponon apo jo një regjistër të veçantë ose dokument tjetër ku të jenë shënuar gjeneralitetet e ushtarëve serbë?

Gjykata e kryeqyteti shton më tej në vendim se mbyllja e hetimeve nga ana e prokurorisë nuk është i drejtë , mbasi nuk janë kryer veprimet e nevojshme  lidhur me aktet që duhet të administroheshin prej Agjencisë Funerale. Por prokuroria insiston se ka kryer çdo veprim hetimor.

Midis veprimeve të kryera akuza përmend këqyrjen e pamjeve në Tik Tok, mungesën e kamerave të sigurisë në varreza, ekspertizat e policisë dhe marrjen në pyetje të disa punonjësve të agjencisë funerale.

Midis tyre edhe të drejtuesit teknik të varrezave të Sharrës, i cili shpjegon se mbasi ishte vënë në dijeni për dëmtimin e memorialit kishte pyetur punëtorët nëse kishin parë persona të dyshimtë, por ata nuk kishin dijeni thotë Gentian Roshi.

Next Post
Zyrtare! Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës

Zyrtare! Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In