• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Me zvarritje drejt objektivit, nisu!”

by Mero Baze
28/12/2023 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për të gjithë ata që kanë kryer shërbim ushtarak gjatë kohës së komunizmit, mund ta kujtojnë një komandë të oficerëve gjatë stërvitjes: “Me zvarritje drejt objektivit, nisu!”

Pak a shumë kjo është e gjithë fjalia që mund të përmbledhë betejën qesharake të avokatëve të Berishës për të shtyrë disa ditë shqiptimin e masës së arrestit të Berishës, duke shpikur truke proceduriale.

Natyrisht nuk mendoj se e bëjnë që t’i marrin më shumë lekë Berishës, se e bëjnë falas. Dhe kjo e bën dhe më banale situatën.

Nuk e bëjnë as se duan ta shpëtojnë Berishën, se nuk kanë çfarë t’i shpëtojnë, se person nën hetim është. Kur të fillojë të gjykohet duhen avokatët.

Tani siç ka thënë dhe vet, ai është i kënaqur me këtë masë sigurie, dhe mundimi i tyre për ta shtyrë deri të shtunën apo pas festave vendimin, nuk është se ka ndonjë rëndësi për të.

E gjitha duket më shumë një torturë e Berishës për ta, se sa një torturë e tyre për Berishën.

Berisha ka nevojë të mbahet sa më gjatë në këmbë kjo skena e viktimizimit të tij, që të zgjasë sa më shumë jehona e saj, që njerëzit të flasin sa më shumë për të, dhe mbi të gjitha që të shtrijë në disa ditë viktimizimin e tij.

Frika që ai ka nuk është arresti shtëpiak, pasi nuk ka çfarë i ndodh tani që dhe Flamur Noka do rrijë poshtë pallatit si roje.

Frika që ai ka është se pasi të merret masa e arrestit, njerëzit do vazhdojnë festat, do merren me gjelin e vitit të ri, me restorantet apo menynë e darkës së vitit të ri, dhe nuk do ta prishin terezinë e tyre.

Kjo është një nga ato dhimbjet e mëdha që e mundon Sali Berishën, i cili do të jetë në qendër të vëmendjes dhe me hallin e tij, ashtu siç ka qenë me pushtetin e tij.

Dhe akoma më e dhimbshme është se edhe pse po përpiqet të shtrijë në kohë procesin e marrjes së vendimit, edhe pse po përpiqet ta dramatizojë, edhe pse po përpiqet të viktimizohet, shoqëria është indiferente ndaj tij.

E vetmja gjë që u mbetet në mendje atyre është se ai po zvarritet drejt objektivit të pashmangshëm, arrestit shtëpiak.

Sot njerëzit janë më shumë të shqetësuar për çmimin e një gjeli Baldushku se sa për çmimin që po paguan Sali Berisha për 33 vjet sundim politik në Shqipëri, si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe i përfshirë familjarisht në korrupsion madhor, siç ja kanë vënë epitafin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Next Post
FOTO/ Rama ndan pamjet nga bujtinat në Lëpushë, thesare turistike për t’u eksploruar

FOTO/ Rama ndan pamjet nga bujtinat në Lëpushë, thesare turistike për t’u eksploruar

Comments 2

  1. Aty says:
    2 years ago

    Uroj qe vendimi te merret para Vitit te ri 2024,dmth arrest shtepive do ishte me mire arrest me burg por jo per kete akuze por per 21 Janarin, Gerdecin, 1997,1998 dhe plot te tjera. Po te denohet per keto akuza shumica e populli dote ndjejne nje kenaqesi te jashtzakonishme njesoj si kur hane kaposhin o gjelin e detit. Eshte njeriu i nje mij e nje mije te zeza e ne kete vend, njeriu me antikombetar qe ka njohur historia.

    Reply
  2. Nick says:
    2 years ago

    Kto shtyrjet jane fantastike sepse do ja shkatrrojne nervat berishes e nqs do te vazhdojne prape duke e shtyre masen berisha do te shkoje vete ne gjygj e do kerkoje te arrestohet sepse kerkush ne bote nuk i resiston ketij presioni psykologjik.

    Reply

Leave a Reply to Aty Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In