• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me vulë, pa vulë, ose “më do, s’më do”

by Artur Ajazi
08/04/2024 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lufta dhe betejat e Rithemelimit dhe grupimit “zyrtar” të Partisë Demokratike, do të mbahen mënd gjatë në memorjen e popullit. Do të kujtohen si gallata më e madhe e tranzicionit të gjatë postkomunist, ku dy grupime krejt të ngjashme, të dala nga një “derexhe”,  zihen për …hiçgjë. Në fakt, gjithë “loja” dhe ajo ku duan të arrijnë ata, si Berisha dhe Basha, është fakti se “i do apo nuk i do, anëtarësia”.  Dhe kjo sipas tyre, varet nga “vula”. Pra me vulë pa vulë, rëndësi ka mbështetja e bazës. Në fillim është dukur sikur mbështetja ishte me Berishën, kurse për Bashën kishte vetëm disa “thërrime”, dhe salla gjysëmboshe. Por situata ka ndryshuar.

Njerëzit edhe tek PD-ja janë sqaruar, i janë “çelur sytë”, dhe “nuk po ikin kuturru pas  berihait” thotë populli. Edhe në PD, njerëzit, anetarësia dhe militantët po e shohin se si krerët dhe klanet e dy grupimeve, hipur majë makinave 100 mijë euroshe, dhe jetesës në vila dhe pallate luksi, shkojnë i takojnë, u bëjnë thirrje “ejani të  mbushim bulevardin, të rrëzojmë qeverinë Rama”, dhe pastaj gjithçka shkon atje ku ishte. Nuk mund të bëjnë më për budallenj as anëtarët dhe as militantët, ata që sa kishin pushtetin mbushën thasët, u bënë me vila dhe prona, vunë miliona euro pasuri, dhe tani sërish kërkojnë që me fushata sporadike  abuzive duan të rikthehen në pushtet.

Në demokraci, pushteti fitohet dhe votë, dhe është mirë të ketë rrotacione, si kudo në botën e përparuar demokratike. Por ajo që ndodh në Shqipëri, ku një parti e merr me “tapi” të drejtën e qeverisjes, dhe tjetra hyn në pazare me tjetrën, nuk ndodh askund. Ka ikur koha kur Berisha bënte presione dhe pazare për votën, pushtetin, fushatën, listat e deputetëve, etj…Lufta e tij me Bashën, mbetet beteja më absurde dhe më e turpshme që kanë parë në 33 vite demokratët e asaj partie.

Të luftosh për një copë vulë, të bësh copa-copa partinë sepse të intereson të mbrosh  vehten, familjen, pasuritë, dhe klanin mbështetës, është paturpësi. Dhe kjo ngjet nga dy grupimet e asaj partie, pasi të dyja janë pjesë e të njëjtës “çorbë të prishur”. Pa vulën, Berisha mendon se edhe mund të marrë ca vota. Por me vulën në xhep, ai beson se “do të marrë pushtetin”. Kurse Basha, e ka “fjetur mëndjen” disi. Ai nuk e ka edhe aq problem vulën e partisë, pasi mendon se fakti që Berisha është “non-grata” nga SHBA, mund ta detyrojë gjykatën, t’ja japë atij vendimin për të qenë ai kryetari  legjitim i asaj partie. Por ngërçi qëndron akoma tek baza e partisë.

Asnjë nga palët, as Berisha dhe Basha, nuk e kanë të sigurtë mbështetjen dhe votën e tyre në zgjedhje. Ajo që ndodhi me zgjedhjet e 14 Majit, tregoi se baza e PD-së, nuk është më aq “budalle” sa ti shkojë e rreshtuar si dikur as Berishës dhe as Bashës. Dhe derisa të sqarohen gjërat, derisa vula të gjejë “të zotin”, dhe derisa anetarësia të kthjellohet për ç’ka po ndodh në parti, humbja elektorale sigurisht do të jetë pjesë e postbetejave mes dy grupimeve.

Next Post
Shkrirja e akujve ne male, Rusia përballet me katastrofën: 10,400 banesa nën ujë

Shkrirja e akujve ne male, Rusia përballet me katastrofën: 10,400 banesa nën ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In