• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me u gjend Kola në punë

by Plator Nesturi
21/06/2021 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Pas mbledhjes së Kryesisë së PD ku u la afat 30 korriku për të kryer një analizë parafabrikate e që do të marrë në shqyrtim thjesht atë çka Basha nxitoi në krye të herës ta quajë “masakër zgjedhore”, tashmë është përpiuluar dhe udhëzimi përkatës. Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu në udhëzimin që u bë publik në media, kërkohet që të gjitha degët e partisë të plotësojnë disa pika ku evidentohen problematikat e vërejtura në zgjedhjet politike të 25 Prillit. Analizë e cila do të shërbejë për të treguar faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikuan në rezultatin zgjedhor. Sipas udhëzimit, tek faktorët e brendshëm përfshihen element si personat me influencë, të cilën kanë kontribuar, vlera e shtuar e koalicionit dhe gjendja e strukturës së partisë në degën përkatëse. Ndërsa tek faktorët e jashtëm përfshihen fenomene negative të përdorura nga kundërshtari politik, që shkaktuan masakrën elektorale, si dhe personat influent që kanë punuar kundër PD.

Në formular, duhen plotësuar rezultatet në zgjedhjet parlamentare duke nisur nga përballja elektorale e vitit 2009, e deri në zgjedhjet e fundit të 25 Prillit. Nuk ka asgjë të keqe të nisë një procedurë, po ajo çka u pa si dokument nuk kish aspak elelemtë të analizës por thjesht hedhje të të dhënave minimale qoftë nga qarqet, bashkitë apo grupseksionet. Si e tillë duket thjesht si një mënyrë për të mbajtur të okupuar me punë strukturat deri në 17 korrik kur do të mblidhet Kongresi, se sa një analiazë të vërtetë se çfarë ndodhi që PD humbi për herë të tretë zgjedhjet. Në shkresën përcjellëse të Bardhit bie në sy shtrirja në gjithë formatin e shkresës të formulimir zyrtat të PD të “masakrës zgjedhore”, si për të orientuar se kush është obejkti i analizës dhe kriteret që do merren në shqyrtim.

Kryerja e analizës së vertetë do të kërkonte jo thjesht nalizë të kryetarit por të gjithë strukturës së PD në qarqe, cilat ishin objektivat, sa ja realizuar dhe cfarë ka çaluar në punën e tyre të gjitha këto mungojnë si kërkesa në formularin e përcjellë nga Bardhi. Fakti se thjesht është “masakër zgjedhore” do të justifikojë jo vetëm Bashën por të gjitha strukturat në qarqe për punë të dobët, dhe se fajin për çdo gjë e ka Rama. Sesa do vlejë e gjithë kjo nuk është vështirë të mendohet. Asgjë. Duket thjesht si një shtyrje kohe e ku gjithkush në PD të ketë kohën e zënë për të mos menduar. Tipike e shprehjes së dikurshme “Me u gjend Kola në punë”.

fjala.al

Next Post
I nxorri jashtë nga “Orange Club”/ Tre tepelenasit s’e pritën mirë vendimin e Iljadhit, morën automatikun dhe u kthyen për hakmarrje

I nxorri jashtë nga “Orange Club”/ Tre tepelenasit s'e pritën mirë vendimin e Iljadhit, morën automatikun dhe u kthyen për hakmarrje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In