• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Me ty do bëj lekë…” E mitura rrëfen abuzimin seksual që 12-vjeçe, apeli për shtetin

by A R
23/09/2017 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nje e re e abuzuar seksualisht pese vite me pare tashme po perballet me nje rrezik per jeten.

Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e së premtes disa institucione të drejtësisë, arsimore dhe lokale, të cilat kanë lënë në mëshirë të fatit një vajzë të abuzuar seksualisht në moshën 12-vjeçare.

Vajza, sot 16-vjeçare, ka treguar të gjithë ngjarjen e vitit 2014. Ajo ka akuzuar organet e drejtësisë se nuk i dhanë dënimin e merituar personit që e lëndoi.

Vajza ka deklaruar se djali që e kërcënoi se do ta çonte prostitutë në Maltë bëri vetëm dy vite burg dhe sot është i lirë. Pas ngjarjes së rëndë, familja e minorenes është kërcënuar me dhjetëra telefonata, ndërsa policia dhe prokuroria kanë pushuar kallëzimet me pretendimin se nuk përbënin vepër penale.

Në vitin 2016 vajza i është drejtuar me një mesazh ministrit të Brendshëm në atë kohë, Saimir Tahiri dhe pavarësisht një interesimi të Policisë së Beratit sot ajo është e pambrojtur. I është drejtuar edhe linjës kombëtare të këshillimit të fëmijëve, por nuk ka marrë zgjidhje.

Gazetarët e “Fiks Fare” kanë shoqëruar vajzën edhe te drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Donofrosë të Bashkisë Ura Vajgurore. Në bisedë e sipër, drejtori ka pranuar se vajza ka probleme sociale, madje ka qenë edhe objekt trafikimi. Por ai nuk ka pranuar që asaj t’i jepte shpërnguljen në një shkollë tjetër. Madje, me një arrogancë të theksuar i ka deklaruar se nuk i jepte të drejtën për t’u transferuar në një shkollë tjetër.

Denoncimi shokues për Fiks Fare

Vajza, emrin i së cilës nuk është publikuar nga redaksia e “Fiks Fare”, iu drejtua emisionit për të denoncuar disa padrejtësi. Ankesat e para kishin të bënin me drejtorin e shkollës 9-vjeçare të fshatit Donofrosë në Bashkinë Ura Vajgurore, Myrteza Bode.

“Më ka bërë të braktisur nga shkolla, më ka thënë se unë dal nga ora e mësimit dhe largohem, hipi në makinë, dua të drejtën time. Këto fjalë drejtori ia ka thënë inspektorit të policisë. Unë dua të drejtën time. Kërkoj pse ma kë bërë këtë padrejtësi. Kërkoj rikthimin në shkollë dhe që shteti të marrë masa”, tregoi vajza, e cila rrëfeu edhe historinë e saj të dhimbshme.

“Unë jam bërë viktimë e abuzimit seksual në moshën 12-vjeçare. Personi që më kërcënoi më thoshte se do të më çonte prostitutë në Maltë, më thoshte të gjeja edhe ndonjë kushërirën time. Me ty do bëj lekë, më thoshte. E denoncova por policia nuk i mori për bazë denoncimet”, tha 16-vjeçarja.

Ajo tregoi edhe ditën e abuzimit.

“Isha në një dyqan në fshatin ku banoj, në Slanicë të Urës Vajgurore. Ky person erdhi me një makinë ngjyrë gri dhe më mori me forcë. Gjërat që kisha blerë më ranë nga dora. Me ty do të bëj lekë, më thoshte. Më çoi në Cukalat dhe më kërcënonte. Do të të vras familjen, thoshte”, rrëfeu vajza.

Ajo tha gjithashtu se personi kishte qenë me njerëz të tjerë në makinë dhe se kur ishte kthyer në shtëpi nuk u kishte thënë prindërve për sa kishte ndodhur.

“Ishte ora 12 e gjysmë e natës. Mami kishte dalë nga shtëpia. Kur zbrita nga makina ai më shtyu, por mami nuk pa gjë. Unë e gënjeva mamin, i thashë se kishte qenë kushëriri. Të nesërmen telefonova Policinë e Fierit, në orën 09:00. Ia tregova ngjarjen një kushërirës time dhe ajo më tha se isha minorene”, tregoi më tej vajza.

Ajo shtoi se, personin që e kishte abuzuar e arrestuan 10 minuta pas kallëzimit dhe gjatë dëshmisë ai e kishte kërcënuar sërish.

“Kam dëshmuar për këtë person. Sapo dola nga komisariati ai më bënte ca shenja. Kam për të të vrarë, thoshte”, tha më tej minorenia./top channel/a.m.

 

Next Post
Tiranë/ Dhunohet stafi mjekësor te Pediatria, ja pse nisi konflikti me të afërmit e pacientit

Tiranë/ Dhunohet stafi mjekësor te Pediatria, ja pse nisi konflikti me të afërmit e pacientit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In