• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më thuaj ça Poste ke

by Edison Ypi
05/12/2024 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi 

Një miku në Amerikë i leu në zemër të më bëjë një dhuratë. Më thuaj ça tipi e ke tabletën ku shkruan ? më pyeti. Se ja të ra tableta nga dora, prishet, dhe budallallëqet që shkruan i merr lumi. Që kjo të mos ndodhë, do të nis një kapak apo një këllëf gome që po të ra tableta nga dora në dysheme, ose po e përplase diku me dashje ose pa dashje, të mos i gjej gjë shkrimet e tua që duhen shpallur trashëgimi kulturore që ruhet nga shteti shqiptar ose, po ta solla unë, nga shteti amerikan me të cilin na lidh miqësia vllazërore shekullore që nga Noli e tëhu.

Pas ca ditësh më erdhi një SMS me këtë përmbajtje, Posta Shqiptare : Paketa juaj AL92001827441 i nenshtrohet detyrimeve doganore (49.99 ALL), te cilat duhet t’i paguani nepermjet: https://postashqiptare-al.com

Pra për një këllëf gome për tabletën me vlerë 15 dollarë, duhej me pagu 50 dollarë. Për më tepër në një faqe që kur provova ta hap, më tha se duhet të përshtas konfiguracionin e tabletës tek settingsat.
Epo mir, thash me vete, sjam ndonjë që merr vesh nga këto punë, për mua shyqyr që fal mikut këllëfi erdhi, po vete në postë ta paguaj doganën sa bën, dhe ta marr këllëfin.
Me të hyrë në postë pyes një çupë prapa qelqit:

-Të lutem ma jep një pako të vogël, ja ku e ke SMS-në që sapo më erdhi.
Me t’i hedhur një sy SMS-së,

-Ça pako do ti ? ma priti çupa që prapa qelqit. Se shikon që është hakerim. Fshije urgjent. Ke shpëtu për qime pa të vjedhur 50 dollarë.

Rrufeja mbi kokë. Pasi e mora pak veten, e pyeta,
-Jam i vetmi, apo ka dhe të tjerë viktima si puna ime ?
-Je i shtati për sot si puna jote.
Ndërhyri një kolegia e saj,
-Do jetë dikush që diçka di, ndonjëri që ka dijeni.
Se zgjata. Ika.
Kur të nesërmen prapë SMS,

I nderuar Klient! Lutemi te paraqiteni tek ZP Tirana 20, Ish fusha e aviacionit, godina 16 S1 Tirane, Albania, per te terhequr objektin postar LH236649186US.

Vajta prap te posta, prap te qelqa, prap te goca.
-Shife ktë, i thash, duke i tregu SMS-në.
-Kjo po, tha goca, kjo është e jona.
Vajti te një kthinë, më solli pakon. Vura një firmë. E mora, ika.
Ama koka mu bë lëmsh.

Sot SMS e rregullt. Dje SMS nga një hajdut që kërkon të më zhvasi ca lekë, jo dollarë, pra që nuk ësht i huaj por shqiptar që ka dijeni për arritjen e pakos, adresën, numurin e celularit. I bie të jetë i brendshëm, i Postës. Kolegia dinte diçka. Ndoshta nuk ka gisht asnjë nga gocat prapa qelqes, por me gjasa ndonjë i njohuri i tyre, të cilit, këto, apo njëra nga këto, i jep të dhënat, dhe ai ka ngritur kurthin, ka ndërtuar faqen, ka thurur tekstin e SMS-së.

Mirë po qe ndonjë nëpunës i rëndomtë që ndoshta zbulohet, dhe vjedhja ndal, dhe plaga zë kore, por po qe ndonjë shef a drejtor që i merr të dhënat prej ndonjë nëpunësi, ndoshta edhe prej ndonjërës nga gocat prpa qelqes. Nga ata legenat që flasin e bërtasin natë e ditë për korrupsionin, syçelësinë, administratën, shtetin, dhe nga ana tjetër shkojnë ujin poshtë rrogozit, individit, shtetit, ja ngulin kazmën prapa shpinës ?
Si mund të zbulohen, demaskohen, dënohen këta plehra ?

Sa kohë janë të njëjtët që në postë shërbejnë dhe në postë vjedhin, duket e vështirë.
Po të guxosh tu thuash një fjalë, të ngulin thonjtë në fyt. Të thonë: Si guxon të na prekësh nderin, sedrën, profesionin ? je vet hajdut.

Duket si hajdutllëk që do vazhdojë përgjithmonë.
Jo vetëm me pako dhe kapakë tablete. Me shumë e shumë vjedhje të tjera, me të dhënat elektronike të transfertave, transaksioneve etj. etj.

A do ishte rrugëzgjidhje, si është sot në modë. Me rrit ndjeshmërinë e institucioneve duke dhën kushtrimin, duke ngrejtë në këmbë popullin. Me protestu në bulevard, para SPAK-ut, para Parlamentit, duke blloku rrethrrotullimet, kryqëzimet, autostradat, portet, tunelet.
Duhet bërë diçka.
Po s’i gjetëm derman kësaj murtaje, do na thonë bota: Kot çliruam Kosovën. Kot po e fusim Shqipërinë në Europë. Më thuaj ça Poste ke, të të them ça shteti je. Po s’bëtë dot Postë, s’bëni dot Shtet.

Next Post
Berisha mbledh drejtuesit politikë, mesazh Ramës për gjobat: Mashtrim, t’ua kthejnë paratë dhe atyre që i kanë paguar!

Berisha mbledh drejtuesit politikë, mesazh Ramës për gjobat: Mashtrim, t’ua kthejnë paratë dhe atyre që i kanë paguar!

Comments 2

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Problemi që ngre i nderuar Xp, është shumë i mprehtë dhe shqetesues.
    Organet e shtetit, duhet të nderhyjnë tepër urgjent.
    I bëj thirrje, që dikush t’ja bëjë me dije perëndisë tonë, K/ M – Rama, këtë problem.
    Shpresoj që këto fjalë të mbërrijnë në veshin e perëndisë.

    Reply
  2. Anonymous says:
    2 years ago

    censusi eshte bere disa here po akoma adrese te sakte nuk kemi, telefonat I dine gjithe dynjaja, si dhe cdo gje tjeter qe na identifikon, posta funksionon me adrese jo me numer telefoni, sherbimi postar ndaj quhet sherbim kudo se pakon e bie ne adrese.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

November 4, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! Raportohet edhe për 8 të asfiksuar, por pa rrezik jete

Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! Raportohet edhe për 8 të asfiksuar, por pa rrezik jete

November 4, 2026
Negociatat Prishtinë-Beograd/Dialogu “i vdekur”, nuk pritet rezultat deri vitin e ardhshëm

Nga pagesat më të lira, te celulari pa roaming! Zbardhen përfitimet që sjell strategjia e re e BE-së për Shqipërinë dhe rajonin

November 4, 2026
“Ishte si një bombë, na u trondit shtëpia”/ Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, flasin fqinjët: Dëmi është shumë i madh, ishte e frikshme dhe s’e dimë…!

“Ishte si një bombë, na u trondit shtëpia”/ Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, flasin fqinjët: Dëmi është shumë i madh, ishte e frikshme dhe s’e dimë…!

November 4, 2026
Pagesat digjitale rekord, 29 për person në vit! Guvernatori Sejko: Shqiptarët po përdorin kartat për pagesa, jo për tërheqje parash!

Pagesat digjitale rekord, 29 për person në vit! Guvernatori Sejko: Shqiptarët po përdorin kartat për pagesa, jo për tërheqje parash!

November 4, 2026
Spahiu: Do të ngrihet Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, synohet zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore

Spahiu: Do të ngrihet Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, synohet zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore

November 4, 2026
Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

DETAJET/ Zbardhet ngjarja e rëndë në Bulqizë, pista kryesore krim brenda familjes! 53-vjeçari dyshohet se u vra nga gruaja dhe djali

November 4, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Raporti i BE me kritika: Kosova të përshpejtojë reformat, Serbia të normalizojë raportet

November 4, 2026
Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

EMRAT/ Vrasja në gjueti, Policia e Dibrës zbardh detajet nga ngjarja tragjike! Kush janë viktima dhe autori, dy shokët kishin shkuar…

November 4, 2026
Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In