• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më tha se nëse qëndronte me të, ai do e…”, flet nëna e 29-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti në Kanada

by E S
23/10/2025 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëna e shqiptares që u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj në Brampton të Kanadasë, tha për Global News se është e shokuar nga ngjarja.

Sipas policisë bashkëshorti i saj, i cili ishte gjithashtu në kërkim për rrëmbim fëmijësh të martën, u qëllua dhe u vra nga një oficer ditën e mërkurë.

Karen Kulla, mamaja e Savannah Kullës, tha se vajza e saj shkoi të takonte bashkëshortin e saj, 38-vjeçarin Anthony Deschepper pasi pranoi t’i lejonte atij të kalonte disa orë me vajzën e tyre 17-muajshe. Savannah ishte nënë e 4 fëmijëve.

Gjatë takimit të tyre, Karen tha se Savannah u qëllua dhe u vra në vend nga bashkëshorti i saj.
“Thjesht nuk mund ta besoj që ajo nuk është më. Ajo ishte kaq, kaq e bukur. Ajo i qëndronte besnike gjërave, ishte e zgjuar dhe ne e donim shumë”, u shpreh nëna e viktimës.

Të martën, rreth orës 14:00, Policia Rajonale e Peel iu përgjigj raportimeve për të shtëna me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Brampton. Gruaja u shpall e vdekur nga policia në vendngjarje.

Karen tha se vajza e saj dhe Deschepper ishin më parë në një lidhje, por ishin ndarë disa muaj më parë.

“Ajo më tha rreth një muaj më parë, se nëse do qëndronte me të, ai do ta vriste”, thotë mamaja e shqiptares.

Karen tha se i sugjeroi vajzës së saj të merrte një urdhër mbrojtjeje. “Ajo më tha ‘nuk do të më bëjë asgjë, mami. Ai thjesht nuk do të më lërë rehat”, shprehet nëna e viktimës.

Ajo tregoi momentin kur policia erdhi në derën e saj të martën për t’i dhënë lajmin shokues.
“Oficeri tha, ‘ajo ka vdekur.’ Unë nuk dija çfarë bëja. Ndoshta bërtita. As nuk mbaj mend. Ajo është më e vogla nga tre fëmijët e mi. E doja shumë. Nuk mund ta imagjinoj jetën pa të”, thotë Karen Kulla.

Karen pretendon se policia i tha se të shtënat fatale pasuan një grindjeje për një çantë pelenash.

“Nga ajo që kam dëgjuar, ai i tha asaj, ‘Më duhet çanta e pelenave.’ Ajo tha ‘Do të shkoj ta marr.’ Ai tha ‘e ke harruar çantën e mallkuar të pelenave’ dhe pastaj e vetmja gjë që dëgjova është se kishte pasur tre të shtëna”, tha mamaja e shqiptares.

Disa orë më vonë, një alarm rrëmbimi u lëshua në të gjithë Ontarion, ku përfshihej një vajzë njëvjeçare. Deschepper u emërua si i dyshuar.
Policia u tha gazetarëve se vajza ishte parë në sediljen e pasme të automjetit që drejtohej nga Deschepper. Alarmi përfundoi dhe policia tha se ajo ishte “shëndoshë e mirë”.

Një tjetër alarm u lëshua, këtë herë nga policia rajonale e Niagarës, në orën 6:52, për banorët në zonën e Crystal Beach që të strehoheshin pasi besohej se Deschepper ishte në zonë. Ky alarm u hoq menjëherë pas kësaj kur policia tha se provat sugjeronin se ai ishte larguar nga zona.
Gjatë orëve të para të së mërkurës, policia e Niagarës tha se oficerët gjetën një automjet në një pikë karburanti pranë rrugëve Thorold Stone dhe me Deschepper brenda. Pas “një ndërveprimi me oficerët”, ai u qëllua dhe u vra. Asnjë oficer nuk u lëndua.

“Kishte një femër që ishte në automjet dhe ne po përpiqeshim të flisnim me të, por nuk kemi arritur të flasim ende”, tha Denette. Ajo nuk u lëndua dhe nuk kishte fëmijë brenda automjetit.
Hetuesit e Njësisë së Hetimeve Speciale po mbledhin prova dhe po intervistojnë dëshmitarë, si dhe po mbledhin video të mbikëqyrjes për të “pikturuar një pamje të asaj që ndodhi”, tha ajo. Ajo vuri në dukje gjithashtu se Policia Rajonale e Peel dhe policia e Niagarës po kryejnë hetime paralele mbi incidentet.

Global News ka mësuar gjithashtu se Deschepper ishte i kërkuar në vitin 2023 për vepra penale që lidhen me armë zjarri, pasi u akuzua për të shtënë me armë në një rezidencë në Brampton.

U lëshua një urdhër arresti për të dhe ai u arrestua disa javë më vonë nga policia rajonale e Waterloo-s. Këto akuza ishin ende në gjykatë me një datë gjyqi të caktuar për vitin 2026. Ai ishte liruar me kusht dhe priste gjyqin.
Karen tha se e pyeti Savannah-n nëse Deschepper kishte armë.

“I thashë asaj, ‘më premto se nuk ka armë. Jo, mami, të betohem se nuk mban armë, nuk ka më armë”, tha nëna e saj.

“Ai e çmendi në telefon. Ajo e ndryshoi numrin dhe ata e morën përsëri dhe ai e telefononte, 50, 60, 70 herë në ditë, i përgjonte telefonin. Dhe ndonjëherë ajo i fliste, por i thoshte ‘qëndro larg meje, më lër rehat’”, përfundoi nëna e shqiptares.

Next Post
“U përdor pistoletë me mulli, dy viktimat u qëlluan pas shpine”/ Detaje nga vrasja e dyfishtë për një kafe në Manëz

“U përdor pistoletë me mulli, dy viktimat u qëlluan pas shpine”/ Detaje nga vrasja e dyfishtë për një kafe në Manëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

May 15, 2026
Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

May 15, 2026
Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

May 15, 2026
AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

May 15, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Braçe flet “pa doreza”: Tirana nuk po qeveriset! Ristani të ulë tonet, kryeqyteti me notën 4

May 15, 2026
Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

May 15, 2026
Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

May 15, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Hetim për ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy inspektorë

May 15, 2026
Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

May 15, 2026
Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In