• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më shumë siguri për kontrollin e cilësisë së barnave”, po rindërtohet AKBPM

by Java News
19/08/2019 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore po rehabilitohet dhe zgjerohet, duke mundësuar ngritjen e dy laboratorëve modernë për kontrollin e sigurisë dhe cilësisë së barnave që prodhohen dhe qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet e rindërtimit të Agjencisë së Barnave, një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me vlerë 121.4 milionë lekë.

“Ky është një investim shumë i rëndësishëm që kemi ndërmarrë sa i takon garantimit të sigurisë së barnave dhe materialeve mjekësore, ku përveç rehabilitimit të godinës, po investojmë në ngritjen e dy laboratorëve modernë, që do të jenë të çertifikuar për kryerjen e një seri analizash që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e barnave në vend”, tha Manastirliu.

Investimi në institucionin e vetëm kombëtar që ka në qendër të punës së tij kotrollin mbi sigurinë dhe cilësinë e barnave, ruajtjen dhe regjistrimin e tyre, pritet të përfundojë brenda vitit dhe në 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm do të pajiset me aparatura moderne laboratorike.

“Dy laboratorët e rinj që do të pajisen me aparatura bashkëkohore për analizimin e barnave që regjistrohen për herë të parë në vendin tonë si dhe të barnave që janë në qarkullim, do të akreditohen, për të përmbushur standardet europiane të cilësisë”, tha Manastirliu.

Investimi parashikon ngritjen e laboratorit fiziko–kimik dhe atij mikrobiologjik, duke bërë të mundur garancinë e çertifikimit të sigurisë dhe cilësisë së barnave, me analizimin e të gjithë gamës së barnave që tregtohen në vendin tonë dhe me kapacitete analizuese të përmirësuara.

Godina do të përfshijë një sportel të dedikuar me 2 poste ku bizneset do të kryejnë regjistrimin për barnat dhe pajisjet mjekesore. Do të ketë ambiente të posaçme (dhoma frigoriferike) per ruajtjen e mostrave dhe acideve. Si dhe dy laboratorë modernë për testimin e barnave dhe materialeve mjekësore.

Ky është një investim i rëndësishëm edhe për vetë volumin e punës së Agjencisë, e cila vetëm vitin e kaluar ka lëshuar mbi 53 milion pulla për barnat e prodhuara dhe ato që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë.

Kontrolli mbi cilësinë dhe sigurinë e barnave që tregtohen në vend është në fokus të politikave të Ministrisë së Shëndetësisë. Me përfundimin së shpejti të depos qendrore të barnave në QSUT dhe investimin në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore do të rritet në një standard të ri kontrolli mbi sigurinë e barnave që qarkullojnë në vendin tonë. /l.m

Next Post
Kultivonin kanabis në Selenicë, pranga dy vlonjatëve

Pranga dy personave në Korçë, 40-vjeçari mbolli kanabis, kryeplaku nuk e denoncoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Ministria e Jashtme “e dështuar”? Spiropali: Jam dakord me Ramën, 2026 viti kur…

January 19, 2026
Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

January 19, 2026
Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

January 19, 2026
INSTAT nxjerr shifrat: Punësimi i të rinjve u rrit me 2,3%

Nga kartoni i diplomës tek zanatet që “s’të lënë pa bukë”, si po ndryshon tregu i punësimit në Shqipëri

January 19, 2026
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

E konfirmon Kremlini: Putin është ftuar nga Trump që të bëhet pjesë e Këshillit për Paqen në Gaza

January 19, 2026
11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

January 19, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

January 19, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

E rëndë në Sarandë! Çifti i të moshuarve plagos me thikë një fëmijë…

January 19, 2026

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

January 19, 2026
Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In