• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Më shumë se dy vite ‘luftë’ me COVID, Gjermania heq pothujse të gjitha masat kundër pandemisë

by
03/04/2022 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumica e rregullave kundër virusit Corona janë hequr gati në të gjithë Gjermaninë. Por në disa vende kërkohet mbajtja e maskave. Mbetet mundësia e rikthimit të masave.

Më shumë se dy vjet pas fillimit të pandemisë Corona, shumica e kufizimeve të përditshme të qeverisë kanë përfunduar në pjesët më të mëdha të Gjermanisë. Pavarësisht numrit të lartë të infeksioneve, ligji i ri parashikon vetëm disa masa të përgjithshme mbrojtëse që nga data 3 prill. Pothuajse në të gjitha landet mund të kërkohet mbajtja e maskave në institucionet shëndetësore, në vendstrehimet për të moshuar, klinika, autobusë dhe trena, e mund të kërkohen teste edhe në shkolla. Maskat janë ende të detyrueshme në trena dhe avionë.

Pas ndryshimit të ligjit për Mbrojtjen nga Infeksioni, shumë kushte janë hequr. Më nuk do të kërkohet respektimi i rregullave 2G apo 3G, që do të thotë se nuk do të kërkohen certifikata të vaksnimit, shërimit apo teste, për tu futur në dyqane, restorane, objekte kulturore apo objekte të tjera dhe manifestime.

Firmat mund të kërkojnë mbajtjen e maskave

Deutschland | Coronavirus | Wegfall der Maskenpflicht

Por pavarësisht këtyre rregullave, kompanitë, dyqanet dhe objektet e tjera mund të vazhdojnë të kërkojnë mbajtjen e maskave. Qeveria federale e justifikon nxjerrjen e ligjit të ri me faktin që sistemi shëndetësor është në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme me funksionimin normal të institucioneve shënetësore. Por ligji parashikon mundësinë e rikthimit të masave në vendet ku përkeqësohet gjendja, në të ashtuquajturat Hotspot.

Deri tani vetëm dy lande kanë vendosur të vazhdojnë masat e deritanishme: Hamburg dhe Mecklenburg-Pomerani. Këto dy lande kanë vendosur që të mbajnë masat për shkak të numrit të madh të infektimeve dhe i kanë shpallur ato si Hotspot. Kjo gjendje ju mundëson pra vazhdimin e masave. Landet e tjera i kanë hequr masat. Ligji mund të rishikohet me datën 23 shtator, pra para kohës së vjeshtës, kur mund të ketë përkeqësim të gjendjes.

Incidenca

Bundesgesundheitsminister Karl Lauterbach

Sipas një sondazhi të institutit INSA, shumica e gjermanëve duan të vazhdojnë të mbajnë maskë kur shkojnë në dyqane edhe përfundimit të obligimit për mbajtjen e maskave. Sipas një raporti të “Bild am Sonntag”, 63 përqind e të anketuarve janë pro mbajtjes së maskës. 29 përqind thonë se nuk duan të mbajnë maskat. Ndërsa tetë përqind nuk janë deklaruar.

Instituti Robert Koch (RKI) raporton 74,053 infeksione të reja brenda 24 orëve. Kjo është 37.171 raste më pak se të dielën e një jave më parë, kur u raportuan 111.224 teste pozitive. Në përgjithësi, numri i infeksioneve të konfirmuara në Gjermani është më shumë se 21.62 milionë. Incidenca shtatëditore ka rënë në 1457, ndërsa një ditë më parë ishte 1531 të infektuar në 100.000 barnorë brenda një jave.

Lindner: Gjendja nën kontroll

Sipas ministrit federal të Financave, Christian Lindner, edhe pas heqjes së masave, duhet të mbetet opsioni i vaksinimi falas dhe oferta për testime pa pagesë. “Pandemia nuk është kapërcyer. Prandaj, si ministër i Financave, do të siguroj që të ketë ende teste dhe vaksinime falas”, tha Lindner për “Bild am Sonntag”. Por “kufizimet e lirisë” në të gjithë vendin nuk janë më proporcionale, pasi aktualisht nuk ekziston rreziku i mbingarkesës së sistemit shëndetësor.

Niederlande | Coronavirus | Impfungen

Në lidhje me vendimin e ardhshëm për vaksinimin e detyrueshëm në Bundestag, Lindner tha: “Argumentet për vaksinimin e përgjithshëm të detyrueshëm nga mosha 18 vjeçare janë përkeqësuar”. Vaksinimi nuk parandalon kalimin e sëmundjes nga një person tek tjetri. Por mbron nga sëmundjet e rënda.

Bundestagu do të vendosë së shpejti

Vaksinimi me detyrim është shumë i diskutueshëm në Gjermani. Të enjten e ardhshme, Bundestagu do të marrë një vendim përfundimtar nëse vaksinimi kundër virusit Corona do të jetë i detyrueshëm dhe si do të zbatohet një vendim i tillë eventual. Por kohët e fundit ishte e paqartë se cila nga modelet konkurruese do të ketë shumicën në Bundestag. Në tryezë janë ndër të tjera vaksinimi i detyrueshëm nga mosha 18 vjeç, nga mosha 50 vjeç, apo dhe kundërshtimi i vaksinimit me detyrim. /DW

/b.h

Next Post
Hungaria mban zgjedhjet parlamentare nën hijen e luftës në Ukrainë

Hungaria mban zgjedhjet parlamentare nën hijen e luftës në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Ndryshimet në Kod, drejtori i Policisë Rrugore: Qëllimi ynë parandalimi i aksidenteve

August 10, 2026
PSG “siguron” Ferran Torres, transferimi i sulmuesit spanjoll duket punë e kryer

PSG “siguron” Ferran Torres, transferimi i sulmuesit spanjoll duket punë e kryer

August 10, 2026
Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

“Kosova ishte e jona dhe ende është!” Vuçiç: Marrja e territorit hapi kutinë e Pandorës

August 10, 2026
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

August 10, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Reformat, keqkuptimi dhe mediokriteti

August 10, 2026
Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

August 10, 2026
Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të Bashkisë së Tiranës dhe shkurreve në Shkozë

Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të Bashkisë së Tiranës dhe shkurreve në Shkozë

August 10, 2026
Nufi viziton Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje për pilotët që po luftojnë zjarret

Nufi viziton Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje për pilotët që po luftojnë zjarret

August 10, 2026
Priten zhvillime të reja në Lindjen e Mesme! Trump dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike

“Sa të jem kryeministër nuk ka Palestinë”, Netanjahu ngre zërin kundër Trump: Refuzojmë planin për Gazën

August 10, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Gjendet buzë liqenit motori i autorëve, ende asnjë gjurmë prej tyre

Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Gjendet buzë liqenit motori i autorëve, ende asnjë gjurmë prej tyre

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com