• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më shumë flasim për krimin sesa kërcënimin e luftës?!

by Ben Andoni
28/01/2024 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Disa vende perëndimore e kanë artikuluar hapur dhe po e mbajnë hapur narrativën për rrezikun e luftës së re botërore. Jo pak referenca dhe shqetësime vinë nga rajoni, ku në Federatën e Bosnjës, Republika Srpska po sfidon hapur, kurse nga goja e primatit të saj Dodik rrjedhin xhevahire për të ardhmen e padiskutueshme të “Botës Serbe” në Bosnjë, Mal të Zi dhe Kosovë. Non-grata e tij amerikane dhe e një sërë zyrtarësh të lartë vendas, jo vetëm nuk bën përshtypje, por ky personazh vazhdon të provokojë. Hija e Putin është gati në të gjithë artikulimin e tij. Të tillë lunatikë tashmë janë shtuar. Për Serbinë nuk është e nevojshme të flitet sepse e kemi më afër në kufijtë e Kosovës, paçka paralajmërimeve të shumta që po i bëhen dhe detyrimeve që ka prej “Kumanovës”. Kosova së fundmi do të blejë 260 raketa anti-tank nga SHBA-të, të cilat konsiderohen si shumë të sakta në shkatërrimin e çdo mjeti luftarak, që mund të kalojë kufirin. Nuk besohej se Kosova mund të shkonte deri këtu, nëse Serbia do të respektonte Marrëveshjen e Kumanovës dhe nuk do provokonte, apo të paralajmëronte siç po e bëjnë rëndom zyrtarët e saj. Nga të fundit ishte Daçiq, që pas katastrofës së fundit në zgjedhje, u mundua të artikulonte se Kosova ishte asgjë për ta nga ana ushtarake…Në fakt, kërcënimi është real në rajon dhe, jo më kot, vlera e “Javelin”-it amerikan që do të blihet nga Kosova, në bazë të Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen (DSCA), vlerësohet 75 milionë dollarë, ndërsa në pako përfshihen gjithsej 246 raketa dhe 24 njësi për lëshimin e tyre, një masë që synon rritjen e aftësive mbrojtëse të Republikës së re, në përputhje me objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Më shumë në kontinent, pak ditë më parë, Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, paralajmëroi se bota mund të përfshihet nga luftërat, ku cilësoi si shkak orekset e Kinës, Rusisë, Koresë së Veriut dhe Iranit, në pak vitet e ardhshme, duke cilësuar se po lëvizim “nga një botë paslufte në një botë të paraluftës”. Ministri suedez i Mbrojtjes Pål Jonson u shpreh pak ditë më parë për një botë “më të rrezikshme se një vit më parë”, për shkak të konflikteve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme dhe shtoi se: “Ne nuk mund të përjashtojmë një sulm të armatosur kundër Suedisë. Lufta mund të vijë edhe tek ne”. Rusët për të rikrijuar zonat e ndikimit po mundohen me një politikë të bazuar në përdorimin e armëve për të çuar përpara interesat e Kremlinit! Megjithatë, mëndje më të ftohta, besojnë se ky është edhe një lloj diversioni, ndërsa ende ka shpresë për arritje marrëveshjesh. Ka edhe një logjikë që mbështetet në burimet e mundshme ekonomike ruse, që në fakt nuk e justifikojnë këtë frikë, por nga ana tjetër të habisin se embargo nuk e ka gjunjëzuar, prej hapjes së burimeve dhe kanaleve të tjera.

Por, Rusia as nuk do t’ia dijë, kurse Izraeli e sfidoi hapur dhe Autoritetin e Hagës, pa përfshirë Kinën dhe Iranin. Po Shqipëria? Në orët e fundit ka pasur një propozim të kryetarit të PD-së (Legale) Basha për alokimin e 50 milionë eurove nga buxheti 2024 ndihmë për Kosovën, lajm që nuk ka pasur atë impakt që pritej, paçka se në këtë rast flitet për interesa me të cilat lidhet edhe Shqipëria dhe jo thjesht kjo.

Tek ne, kronikat e lajmeve janë ende të mbushura me aksionet e policisë, punën dhe projeksionet e SPAK-ut dhe padyshim fjalët nokturne të Berishës, por aspak sesi mund të mendojmë për të papriturat dhe mbi të gjitha përgatitjen dhe asetet, me të cilat mund të mbrohemi. Për rreziqet e Kosovës pak e më pak! Po a jemi normal, kur merremi në parlament vetëm me sherre absurde? Duket se asnjë i gjallë nga politikanët në Shqipëri nuk po sheh realisht sesi po kanalizohet bota, por kryefjalë është përballja. Apo mbase, vetëm pak të mençurit po mundohen të shpjegojnë diçka? Veçse ata janë fare pak. “Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës“, shprehej Platoni në kohën e tij, kur luftërat ishin realitet i zakonshëm. (Javanews)

 

Next Post
“Ju jap veç 1 muaj besë”, xhaxhai i 18-vjeçarit që u vra nga djemtë e biznesmenëve: Do të zbatoj Kanunin!

“Ju jap veç 1 muaj besë”, xhaxhai i 18-vjeçarit që u vra nga djemtë e biznesmenëve: Do të zbatoj Kanunin!

Comments 1

  1. Donald says:
    3 years ago

    shume e vertete!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

September 14, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

September 14, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

“Çfarë shoqërie fisnore!”/ Nano ironizon pritjen me valle të Berishës: Ja pse shqiptarët nuk e votojnë PD-në

September 14, 2026
Gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe…/ “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos

Shqiptari i shpëton burgut në Angli, gjykata i pezullon dënimin për shkak të shëndetit të partneres

September 14, 2026
Ish-luftëtarët e UÇK-së “mysafirë” të prokurorëve në Hagë, gjykata dërgon dhjetëra ftesa për të dëshmuar

Verdikti që po mban Kosovën në ankth, çfarë presin qytetarët më 16 shtator

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com