• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ju jap veç 1 muaj besë”, xhaxhai i 18-vjeçarit që u vra nga djemtë e biznesmenëve: Do të zbatoj Kanunin!

by A R
28/01/2024 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinionin publik shqiptarë, ku dy adoleshentë të moshës 16 dhe 17-vjeç vranë pa mëshirë 18-vjeçarin Lulëzim Fejzullahu nga Podujeva, pas një sherri se kush do të ulej i pari në berberhane.

Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu, djemtë e dy biznesmenëve të njohur të zonës pasi e kanë përplasur me makinë 18-vjeçarin, e kanë goditur më pas pa mëshirë më grushta, shkelma dhe shkop bejsbolli.

18-vjeçari ishte rritur jetim, pasi nëna dha babai e kishin lënë të vogël bashkë me motrën e tij.

Ndërkohë që pritet vendimi i gjykatës për dy adoleshentët që sot ndodhen në burg, xhaxhai i viktimës ju ka lënë vfetëm 1 muaj kohë familjarëve të autorëve për tu larguar nga zona.

Ka qenë imami i Podujevës, Bekim Jashari, i cili ka njoftuar se xhaxhai i 18-vjeçarit i kanë dhënë 1 muaj besë familjeve të dy autorëve të ngjarjes.

Sipas asaj që mediat kosovare raportojnë thuhet se Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i viktimës, i cili që prej moshës 5 vjeçare ishte kujdesur për të pasi kishte mbetur jetim, i ka dhënë një muaj besë familjes së autorëve.

Dhënia e Besës në Kanun do të thotë që familjet e autorëve kanë vetëm një muaj kohë që të largohen apo të sigurohen, në momentin që ky afat ka kaluar atëherë familja e viktimës do të marrë hak për jetën e humbur, në këtë rast të 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu.

Ngjarja

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u shënua më 14 Janar, 2024, në rrugën “Drinica” në Podujevë. 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu u përrplas me makinë dhe më pas u godit në mënyrë makabër nga Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu. Menjëherë ai u dërgua drejt QKUK ku më 20 janar fatkeqësisht humbi dhe jetën pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Lidhur me këtë rast në pranga ranë dy të miturit, Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu. E gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një sherri banal për radhën në një berberhanë të qytetit. Sipas asaj që mediat kosovare raportuan më herët, dy autorët janë djem biznesmenësh në Podujeve. Bababi i Elton Kadriut ka një biznes makinash me qira, ndërsa babai i Artiol Abdullahut ka në pronësi një kompani “Security”.

Viktima Lulzim Fejzullahu ishte rritur jetim, vetëm me motrën e tij dhe vëllain. Xhaxhai i viktimës tregoi më herët për mediat dramën e jetës së Lulzimit dhe për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

“Unë jam xhaxhai tij. Lulzimi si 18-vjeçar ka qenë punëtor, ka qenë jetim. Pa dy prindërit. E e kanë ndjek me makinë, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me shkop bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha xhaxhai i Lulzimit ditë më parë.

Pas publikimit të kësaj ngjarje policia sekuestroi pamjet e filmuara nga kamerat e bizneseve aty ku dhe dy të rinjtë dhunuan në mënyrë makabër 18-vjeçarin.

/a.r

Next Post
Lufta Izrael-Hamas, drejt armëpushimit dy-mujor? WSJ: 80% e tuneleve të Hamasit, të paprekura

Lufta Izrael-Hamas, drejt armëpushimit dy-mujor? WSJ: 80% e tuneleve të Hamasit, të paprekura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam denoncuar kancerin e politikës Ilir Meta”/ Valteri: PS nuk është si opozita që u fsheh në listën e mbyllur si ‘struci’

“Veliaj duhet të lirohet”/ Valteri: Hetimi ka një vit që është mbyllur, Tirana ka nevojë për kryebashkiakun

September 14, 2026
Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

September 14, 2026
“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

“Asnjë takim personal”/ Berisha pas kthimit nga SHBA-të: Tre ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

September 14, 2026
Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

September 14, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në Qafë Mollë, Policia u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

September 14, 2026
Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

September 14, 2026
Zyrtarët indianë kapen "mat" duke ngrënë teksa Putin fliste në Samitin BRICS, reagime të shumta në rrjet (VIDEO) -

Zyrtarët indianë kapen mat duke ngrënë teksa Putin fliste në Samitin BRICS, reagime të shumta në rrjet (VIDEO) –

September 14, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com