Marian Levanti, tronditi vendin pas krimit të trefishtë që kreu mbrëmë në Tiranë, por që fatmirësisht përfundoi pa viktima. Ai plagosi me thikë prindërit dhe vëllain e ish-bashkëshortes së tij, historianes së njohur Elena Kocaqi.
Në dëshminë e dhënë në polici ai deklaroi se vendosi të kryejë krimin pasi ata e ndanë nga bashkëshortja.
“U futa fshehur në banesën e ish-vjehrrit, u fsheha poshtë krevatit dhe prita deri sa të vinin në shtëpi. U hakmora pasi ata ishin shkaktarët që më prishën famije e me ndanë nga gruaja. Kemi debatuar dhe herë të tjera dhe ata nuk më lejonin të takohesha me Elenën” ka thënë Levanti para hetuesve./a.m.
*Momentet e arrestimit të Marian Levantit