• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Me precedentë dhe i ka shpëtuar drejtësisë/ Shoferi me “G Class” me targa ruse është vëllai i deputetes së LSI

by Java News
12/09/2019 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një makinë blind me targa ruse është aksidentuar mbrëmjen e kaluar tek ish-sheshi “Shqiponja” në Tiranë.

Por pas këtij aksidenti mund të fshihet një atentat i mbetur në tentativë për t’i marrë jetën pronait të mjetit, 34-vjeçari Eldin Dergjini, i cili është edhe vëllai i deputetes të ardhur nga radhët e LSI-së, Ambra Borova, por që ka ndërruar mbiemrin për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.

Me dhënien e dëshmisë së tij në polici nisën të dalin në dritë detajet e para. Mësohet se Eldin Dergjini ka deklaruar se dikush e ka ndjekur nga prapa me automjet dhe i ka goditur makinën çka solli edhe daljen nga rruga.

1568288958_ambradhevellai.jpgAmra Barova dhe Eldin Dergjini

“Kam qenë duke ecur me makinë me shpejtësi. Vura re që kisha një automjet pas, por nuk e di nëse po më ndiqte. Ajo makinë më goditi nga pas. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi“, mësohet të jetë shprehur Ai.

Por përse lindin dyshimet për atentat? Makina nuk u regjistrua në doganë

Eldin Dergjini udhëtonte me një makinë të blinduar me targa ruse, një automjet tip ‘Mercedes Benz G Class’ me targë H001CH 199, vlera e të cilit shkon diku mes shifrave 150-250 mijë euro. Që këtu lindin dyshimet e para se ai i ruhej një atentati, për shkak se makina ishte e blinduar. Pas aksidentimit, i riu ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe burime për Report Tv thonë se ka shkuar vetë në një spital privat.

“Pas aksidentit nuk kisha shumë plagë në trup, jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital. Makinën e kam marrë nga jashtë, ka pak kohë që e kamë marrë dhe prisja të bëja dokumentet” ka thënë ndër të tjera Eldin Dergjini”, mësohet t ëjetë shprehur 34-vjeçari.

Por dëshmia e tij nuk ka qenë shumë bindëse për policinë pasi ende nuk është zbuluar se kush ishte taksisti që e dërgoi në spital, por as makina që e ka goditur nga pas. Burime zyrtare konfirmojnë se targa nuk rezulton e regjistruar në sistemin doganor duke hedhur poshtë pretendimin e tij se ishte në pritje të bërjes së dokumenteve, duke përforcuar kështu dyshimet se mjeti është i trafikuar, ndërsa targa mendohet të jetë e falsifikuar. Për këtë arsye, në hetimin e çështjes janë edhe efektivë të trafiqeve të paligjshme.

Dyshimet janë se 34-vjeçari nuk ka qene i vetëm me makinë por me një tjetër person. Edhe nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se makina e blinduar është goditur nga një tjetër automjet nga pas duke ngritur dyshimet e një atentati të mundshëm ndaj personave që lëviznin me blindin me targa ruse.

Precedentët, si i shpëtoi drejtësisë?

Eldin Dergjini rezulton të jetë me precedente të mëparshme penale. Në vitin 2014 është arrestuar në Tiranë dhe më pas gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Por jo më larg se gushtin e kësaj vere Dergjini është arrestuar në Himarë për shkak se ishte kapur me armë mbajtje pa leje. Por edhe në këtë rast ai është lënë i lirë në rrethana të dyshimta.

Nuk mbaron me kaq, Dergjini rezulton i dënuar më para një viti në  Trieste të Italisë për trafik droge. Policia dyshon se Eldin Dergjini i ka shpëtuar një atentati gjatë aksidentit ditën e djeshme. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën e aksidentit, për të verifikuar nëse realisht ka një makinë e cila e goditur të riun. Nga kontrolli i automjetit nuk është gjetur send i jashtëligjshëm.

Vendimi i 2014, si u lirua Dergjini me firmën e Fatmira Hajdarit

Episodi i vitit 2014 kur shkodrani është arrestuar për kundërshtim të efektivëve të policisë, ka të bëjë me refuzimin nga ana e Eldin Dergjini për të mos paguar formularin e gjobës. Por në atë vit, trupa gjykuese e përbërë nga Gramoz Levanaj, Fatmira Hajdari dhe Edmond Gogo, ka vendosur ta lirojë nga burgu,për një vepër penale që rrezikohet deri në një 1 vit burgim. Dergjnit i dhënë vetëm masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje’./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Samiti Vishegradit/ Rama: Jo vetëm mbështetje për çeljen e negociatave por edhe plan veprimi

Samiti Vishegradit/ Rama: Jo vetëm mbështetje për çeljen e negociatave por edhe plan veprimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet me tension konferenca Rama-Vuçiç, presidenti serb heq kufjet dhe largohet

“Ballkani ka paguar me gjak…”, Rama reagon ndaj Serbisë për Ibrin: Lumenjtë ndjekin gjeografinë, jo politikën…

August 11, 2026
Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com