• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Me plumbin e fundit nuk vras veten…”/ Hoxha: Lekë nga Suel Çela? Po për 21 janarin më pagoi Rama?

by A R
03/12/2024 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për hetimin e SPAK ndaj tij. Hoxha tha se bisedat e SKY ECC janë shkëputur dhe nxjerrë nga konteksti.

I pyetur për episodin në emisionin “Opinion”, ku sipas SPAK ai ka zbatuar axhendën e Suel Celës, duke i shërbyer grupit të tij, Hoxha i hodhi poshtë këto pretendime.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Një nga episodet që përmendet në dosjen e SPAK dhe që ka bërë shumë bujë është emisioni i Blendi Fevziut, ku ju keni nxjerrë foton e Ardjan Capjas me Edi Ramën. Fillimisht ju nxirrni foton në 6 shkurt 2020 në Opinion dhe pastaj Fevziu ia paraqet Edi Ramës në 13 shkurt, në një emision ku edhe ju ishit i ftuar.  Të ndjekim sinkronin!  Bisedat në SKY ECC përputhen me atë që ndodhi në emision.

Artan Hoxha: I kanë bërë qëllimisht të duken ashtu. Ajo foto, që kam publikuar unë është në 6 shkurt 2020. Operacioni ka filluar në 3 shkurt. Ishte operacion makiazhi, për të treguar që qeveria nuk kishte lidhje me krimin. Paraja e krimit dhe asetet u legalizuan. E di sa probleme do të kenë? Gjyqtarët, prokurorët, që i kanë çertifikuar. Nga e dija unë? E kisha informacionin. Dija që ishte fallco. Kjo foto, ka qenë publike, ka qenë në Instagram. Unë jam marrë me klanin Capja, nga viti 2005, nuk jam marrë sot. Në 2005, ai Sueli që thonë këta nuk e di ku lunate. Strumbullari i të gjithë grupeve në Elbasan janë Capjat, kanë sunduar për dy dekada, pa asnjë diskutim. Kanë vrarë oficerë policie. Shefin e qarkullimit të Elbasanit. Kanë vrarë shoqëruesin e Edmond Kosenit. Pse kam qenë në gjurmim? Në shkurt 2016 ndaj Capjave u organizua një masakër, ishin 14 prej tyre në lokal. Në atë masakër u vranë tre.

Ylli Rakipi: A i keni verifikuar informacionet para publikimit? Edhe Rama mund të bëjë foto të panumërta kështu.

Artan Hoxha: Në momentin që mua më çojnë se kam sulmuar kryeministrin… Po bëhem unë shembulli që nga nesër e tutje, te dera e SPAK do të kesh vetëm mikrofonë dhe kamera, nuk do të guxojë njeri që të merret me SKY ECC. Fotoja u shfaq në Instagram në vitin 2017, kur ishin zgjedhejt në vitin 2017. A e dinte Rama se i kujt ishte hoteli? Po patjetër e dinte. Pse e nxorra? Sepse e gjithë historia është nxjerrë nga konteksti. Unë e kam nxjerrë në fillim te OFL, për të treguar se është opreacion makiazhi, që synon të legalizojë asetet e krimit të organizuar.

Ylli Rakipi: Ju i thoni Ramës se jeni kërcënuar nga krimi i organizuar. Ta ndjekim! Sipas bisedave në SKY ky duhet kërcënim i inskenuar nga ju dhe Suel Cela.

Artan Hoxha: Janë shkëputur dhe nxjerrë nga konteksti. Nëse e dëgjove në fund, i them këta e kanë buxhetin më të madh se ministria jote e brendshme. Pse duhet të merresha me inskenime unë kur ne jemi kërcënuar realisht nga Capja. Më kanë ardhur njerëz, analistë, nga Rolling Hills te Kodra e Diellit, më janë futur mik pastaj më kanë thënë do kesh probleme. Ai Capja e di ku është sot? Në datën 19 prill të vitit 2023, pas denoncimeve të mia, ësthë dënuar me burgim të përjetshëm. Kur KM ka vajtur atje kishin vrarë dy policë. I kam thënë KM nuk mund të shkosh në një resort, vë në rrezik edhe gardën.

Ylli Rakipi: SPAK e paraqet si shërbim që i bëni Suel Celës. I keni shërbyer Celës apo interesit publik? Mundet ti keni shërbyer edhe indirekt atij…

Artan Hoxha: Unë kam njohur të gjithë, di shumë gjëra. Me mua nuk mbarojnë punë kaq kollaj, isha përgatitur për burg. Plumbin e fundit nuk e mbaj për të vraë veten, nuk mbaroj punë kaq kollaj. Mua më ka ndodhur çdo gjë, nuk kam më frikë asgjë. Vijmë te pyetja, pse duhet të sajoja kërcënim unë? Unë kam këtu shkresë sekrete, ku thuhet Policia kriminale ka marrë informacion nga shërbim sekret dhe thuhet, i dënuari me burgim të përjtëshëm ka urdhëruar vrasjen e Artan Hoxhës. Është sekret shkresa. Unë kam detyrimin të sqaroj publikun për atë që kam bërë deri sot, për ato denoncime që kam bërë, dhjetëra hetarë kanabis, krimin e organizuar. Mafia më e madhe nuk është krimi i organizuar por politika.

Ylli Rakipi: Suel Cela dukej i interesuar për lajme të caktuara. Nga sa keni kuptuar ju pse i duhej dalja e informacioneve të caktuara? Ngrenë dhe akuza. Lekë ti ke marrë nga këta?

Artan Hoxha: Unë jam marrë me dosjen Tropoja, e di akuzën, që më kishin paguar ata që ishin masakruar? Kur nxorra 21 janarin, më pagoi Edi Rama? Tani që nxorra këto të Ramës, kush më ka paguar? Sali Berisha? Janë këta spin doktorat që mezi flasin shqip, i thonë lekëve leka, këta i thonë këto. Ke shkrime aty, që thonë e ka paguar Berisha, për të luftuar Bashën. Pra deri ku shkonin.

/a.r

Next Post
Përplasje për minimumin jetik në Kuvend, Noka: E duam 200 euro!; Koçiu: Propozim aspak serioz

Përplasje për minimumin jetik në Kuvend, Noka: E duam 200 euro!; Koçiu: Propozim aspak serioz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com