• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më plagosën moj grua, mezi po marr frymë”/ Fjalët e fundit të ish-deputetit Pashko Ujka që u vra në nëntor

by Java News
01/02/2022 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëshortja e ish-deputetit Pashko Ujka, që u vra më 29 Nëntor 2021 në qytetin e Shkodrës, ka folur për herë të parë në media lidhur me këtë ngjarje.

Në një intervistë dhënë për gazetarin Spartak Koka për emisionin Uniko, Natalinë Ujka ka rrëfyer momentet e fundit të bashkëshortit të saj, Pashko Ujka.

Të dy kanë qenë krah për krah duke bërë shëtitje në lulishten poshtë shtëpisë së tyre në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, kur ish-deputeti u qëllua me pistoletë me silenciator.

Në rrëfimin e saj, Natalinë Ujka ka treguar edhe fjalët e fundit të Pashko Ujkës. Ajo thotë se nuk e kishte kuptuar çfarë kishte ndodhur dhe mendoi se burri i saj ishte rrëzuar përtokë. Por ish-deputeti i kishte thënë se e kishin plagosur.

“Unë përpara tij, 1 metër a nuk e di se si se ai (Pashko) ishte duke folur në telefon, edhe unë para tij ai mbrapa, veç kur dëgjova një puf (zhurmë) krejt të lehtë, që s’më besohej kurrë se mund të jetë një pistoletë se nuk e kisha dëgjuar kurrë. Veç kur ra në tokë.

Kur më ka rënë në tokë i kam thënë “Pashko, u rrëzove”? Edhe e mora për ta çuar. Jo jo thotë nuk jam rrëzuar, më kanë plagosur. Jo mor Pashko nuk të kanë plagosur i  them unë se s’ke gjak. Shof shpinën, se kishte rënë në tokë përmbys, edhe shoh në shpinë asnjë gjë më të vogël, as gjak asgjë.

Më kanë plagosur moj grua, mezi po marr frymë. Por jo mor Pashko nuk të kanë plagosur. Nuk ke asnjë gjë. Ose kush e di me çfarë të ranë i them unë. Nuk e di çfarë mendova në sekondë ndonjë tip shigjete. I kam çuar rrobat mbrapa e kam parë, një vrimë e vogël që nuk e di nga kishte hyrë ai plumb që i mori edhe jetën.

Mua prapë s’më besoj, nuk më shkonte mendja se mund ta kenë plagosur. E megjithatë erdhi një djalë i ri, tha të ndihmoj ta çosh, u rrëzua? I them, kështu mendova se u rrëzua. Por, i thashë, ky më thotë se më kanë plagosur. Mos e luj tha. Edhe ne nuk e luajtëm nga vendi. E lamë aty”, rrëfën Natalinë Ujka, bashkëshortja e të ndjerit Pashko Ujka./m.j

Next Post
“S’ndihet diçka për luftë”/ Shqiptarët që jetojnë në Ukrainë rrëfejnë për tensionet me Rusinë: Mundohemi të mos përhapim panik

“S'ndihet diçka për luftë”/ Shqiptarët që jetojnë në Ukrainë rrëfejnë për tensionet me Rusinë: Mundohemi të mos përhapim panik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In