• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Me pasuri 30 milionë dollarë”/ Flet 90-vjeçarja: Jetoj në azil, nuk i njoh personat që më përfshinë në mashtrimin e inceneratorëve

by Java News
04/07/2022 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja me biznes 30 milionë dollarë në Lezhë ka rrëfyer të vërtetën e akuzave që rëndojnë mbi të, si përfituese e parave të inceneratorëve.

E moshuara thotë se jeton në azil në Tiranë, pasi i është dëmtuar shtëpia nga tërmeti.

E pyetur nëse ajo ka dijeni për bizneset që janë në emër të saj dhe përfitimet nga inceneratorët, e moshuara thotë se nuk di gjë.

Për biznesin në Lezhë në emër të saj dhe 94-vjeçarit Thanas Çani, 90-vjeçarja shprehet se nuk ka qenë kurrë në këtë qytet.

Ajo sqaron se të dhënat e saj janë marrë nga pasaporta, ndërsa shton se nuk i njeh personat që e kanë përfshirë në mashtrim.

“Kam jetuar në shtëpi me qira mbi 20 vite. Tërmeti më shembi shtëpinë Iu drejtova bashkisë, nuk më ndihmoi. Jetoj në Azil që në momentin që ra tërmeti. 

Nuk i njoh personat që më kanë përfshirë në këtë mashtrim. Jetoj vetëm me lekët e pensionit, kam rënë pre e mashtrimit. Mi kanë marrë të dhënat nga pasaporta. 

Unë as nuk e di çfarë janë këto kompani. Më thanë ke një biznes të madh në Lezhë, ndërkohë që unë nuk kam qenë kurrë në atë qytet”, thotë ajo.

Ajo shton se një moment kursimet e saj prej 600 mijë lekësh të vjetra në bankë ishin bllokuar dhe në në azil iu paraqitën dy persona që pretendonin se ishin prokuror, të cilët i dhanë një letër për të firmosur në mënyrë që të zhbllokohej llogaria bankare.

Sipas saj ndoshta firmosja e këtij dokumenti dhe marria e të dhënave të pasaportës prej atyre personave ka bërë që kompanitë të hapen në emër të saj.

Ajo thekson se shtyhet vetëm me pensionin e saj dhe shton se nga kjo histori nuk ka mundur të marrë as kursimet prej 600 mijë lekësh që ka pasur në bankë.

“Mbi 20 vite me qira. Kërkova shtëpi sociale, më kërkonin dokumente. Ngela. Ju drejtova bashkisë për shtëpi, nuk ma gjetën, nuk ma dhanë. 

Një në bashki, e kisha timen, u detyrua që mori këtë në telefon, i tha po e pranon me kaq lekë, se 160 mijë paguaj, do ta pranoj tha ai. Drejtoresha ime, duke parë gjendjen time i bëri thirrje nxënësve, unë kam filluar në 63-shin në shkollë, iu drejtua nxënësve, matura e 73-shit, u bënë gati 1 milionë.

Futa 600 e ca të vjetra në arkë, dy ditë që i kam mbajtur, i kam futur në dhe. Ku flija unë ishte një shtëpi vetëm me kollonat. Bashkia s’më ndihmoi.
Të ardhurat e vetme të miat janë vetëm nga pensioni. Shkoj atje më gjen dokumentet ai, më thotë, ty t’i kanë bllokuar tatimet se je debitore.

Ke biznes më tha në Laç e ku di unë, se di nga bie Lezha, s’kam shkuar kurrë. Unë kërkoja lekët e mia, 600 mijë lekë të vjetra, doja t’i merrja. Të paktën të paguaja 200 mijë. Kur më thanë, i thashë rrini rehat dhe mos u tallni me mua. Nuk jam bërë për t’u tallur, kam qenë strikte.

Kanë gjet pasaportën, e marrin dhe atje ku dalim në fotografi, ato te gjendja civile, paguan atje një sasi lekësh. Pasaportën e kam dorëzuar në Laprakë. Nuk e di ku e kam bërë tani, nuk më bie ndërmend. 

Nuk kam dyshime. Kur shikoj unë, ua i thashë, e kisha marrë lajmërimin se mi kishin bllokuar. I thashë, o gra, ikni dhe mos më tallni. Shkoj te ai i bankës i them, dëgjo këtu, s’më ngelet gjë tjetër, t’iu hedh në gjyq, se më keni bllokuar lekët. I thashë shikoje sa biznesmene jam unë.

Unë nuk di Lezhën, jo më të tjera. Kompanitë që fliten nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk njoh askënd, as ato çunat. Ku ta çoja unë në këtë moshë, pres ditën kur të vdes moj bijë.

Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia.

Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat.

Unë kam qenë ndihmës mjeke, 35 vjet kam punuar në shkollën e mesme të minierave. E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim“-deklaroi e moshuara.

Kujtojmë se në emër të çiftit të të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, 95 dhe 90 vjeç janë kryer veprime me miliona euro dhe janë faturuar të ardhura nga inceneratorët në vlerën 5 mln euro.

Në bazë të dokumenteve që publikoi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dy të moshuarit janë bërë përfitues të 30 milionë eurove. Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi rezultojnë me pasuri marramendëse.

“Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi kanë kompani 35 milionë dollarë, u është shitur dy personave njëri 94 dhe tjetri 95 vjeç duke faturuar fatura fiktive dhe false. 

Kompanitë shërbejnë si lavatriçe për pastrimin e parave. Këto kompani i kemi hetuar se kanë dalë të lidhura me inceneratorët, kemi arritur në rezultatin se janë të përfshira kompani që kanë fituar konçesione.

 I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme.

Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tjetër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë” u shpreh Kryemadhi./m.j

Next Post
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi Javor i Paolo Fox, nga 4 deri në 10 Korrik 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In