• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Horoskopi Javor i Paolo Fox, nga 4 deri në 10 Korrik 2022

by A R
04/07/2022 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të nderuar lexues gjeni më poshtë parashikimin javor të yjeve për të 12 shenjat e zodiakut nga astrologu më popullor italian Paolo Fox, publikuar në revistën DiPiu.

Horoskopi i Dashit Pesë yje për Dashin. Epo në dashuri, ditët e ardhshme janë vërtet të rëndësishme sepse favorizohen takime të veçanta. Afërdita është në anën tuaj dhe do të jetë deri pas mesit të korrikut: përpiquni të mos jeni gjithë kohës impulsivë dhe shmangni prishjen e gjërave që në fillim.

Në punë, qielli premton gjëra të mëdha, por më mirë të mos nxitoheni mes të enjtes dhe të premtes. Dëshironi të merrni rezultate? Epo, ruani qetësinë dhe mos bëni zgjedhje të rrezikshme!

Horoskopi Paolo Fox Demi Katër yje për Demin. Lajm i mirë për dashurinë sepse qielli i kthjellët do të kthehet nga e marta dhe Afërdita do të jetë në anën tuaj deri nga mesi i muajit. Mundohuni t’u jepni hapësirë ​​ndjenjave të vërteta, Marsi mes të hënës dhe të martës ju jep shumë pasion.

Në punë ju është dashur të luftoni për të mbrojtur atë që meritoni dhe tani ju gëlojnë shumë mendime që po jua bëjnë kokën dhallë. Disa madje mund t’i drejtohen një avokati për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vazhdueshme!

Horoskopi i Binjakëve Pesë yje për Binjakët. Duket mirë dashuria me Venusin që është në anën tuaj, edhe pse jeni paksa i kujdesshëm,  apo më mirë, i tërhequr. Ndoshta doni një person tjetër, ose dhe vetë nuk dini çfarë dëshironi: të hënën do të jetë e vështirë të qëndroni të qetë. Por mos u shqetësoni, gjithçka do të kthehet në normalitet të enjten.

Në punë tani mund të përfshiheni pa frikë. Idetë tuaja po fitojnë dhe Jupiteri ju mbështet!

Horoskopi i Gaforres Katër yje për shenjën e Gaforres. Në dashuri dëshironi të riktheheni në lojë, veçanërisht tani që Venusi do të jetë në anën tuaj pas disa ditësh. Takimet janë të favorizuara, por përpiquni të mos mbylleni në vetvete, të mos izoloheni.

Në punë, java është e qetë: ka nga ata që u është dashur të përballen me një ngecje dhe tani thjesht synojnë të shmangin pasojat!

Horoskopi i Luanit Katër yje për Luanin. Në dashuri, ka ardhur momenti që keni pritur: mund ta lini veten të hidhet në emocione të reja. Kujdes nga të lindurit e shenjës së Binjakëve dhe Peshores sepse grindjet janë në horizont. Korriku është një muaj i rëndësishëm, ndaj përpiquni të zgjeroni horizontet tuaja.

Në punë, Jupiteri është në anën tuaj dhe rezultatet janë rrugës, veçanërisht për ata që kanë biznesin e tyre!

Horoskopi i Virgjëreshës Tre yje për shenjën e Virgjëreshës. Në dashuri, periudha është paksa e vështirë, sepse ndoshta ju jeni duke vënë në plan të parë punën dhe po shmangni përgjegjësitë që keni në sferën tuaj të dashurisë. Nuk jeni entuziast, por kjo është vetëm një fazë momentale: përpiquni të gjeni qetësinë e brendshme dhe filloni nga e para!

Në punë dëshironi të ndryshoni pak dhe ka edhe nga ata që po bëjnë projekte të rëndësishme, në funksion të së ardhmes!

Horoskopi i Peshores Katër yje për shenjën e Peshores. Ko e mirë për dashuri dhe aventura pasionante: mund të ketë edhe një rikthim. Lëreni veten të çlirët, Hëna mes të mërkurës dhe të enjtes është në anën tuaj dhe emocionet do të jenë unike.

Në punë, përpiquni të bëni paqe me të tjerët dhe me veten. Jupiteri është në dizavantazh, ndaj vëmendje maksimale ndaj polemikave!

Horoskopi i Akrepit Tre yje për shenjën e Akrepit. Marsi është në dizavantazh, ndaj dashuria nuk premton gjëra të mëdha. Ju nuk dëshironi të dëgjoni më justifikime dhe tensionet janë të larta. Keni nevojë për garanci, por duhet të kuptoni se të qenit kaq argumentues dhe t’i kapni gjërat majë më majë nuk do t’ju çojë larg.

Në punë ndjeheni pak të lodhur, nuk keni dëshirë të bëni kaq shumë sepse nuk jeni vlerësuar as në të kaluarën. Dhe tani jeni të hidhëruar!

Horoskopi i Shigjetarit Tre yje për shenjën e Shigjetarit. Në dashuri përpiquni të jeni të kujdesshëm sepse njerëzit përreth janë paksa të paqartë për ju. Gjithmonë largohesh me entuziazëm, pastaj çdo gjë ju velitet shpejt. E hëna dita do të jetë e ngatërruar, diçka stonon dhe nuk po ju shkon ashtu siç dëshironi.

Në punë Jupiteri është në anën tuaj dhe duket se jeni kthyer në lojë, por duhet të qëndroni të qetë. Të hënën dhe të martën më mirë të mos ngreni polemika dhe të diskutoni!

Horoskopi i Bricjapit Katër yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Jeni fare pak të interesuar për dashurinë, dëshironi të ndryshoni, por keni nevojë për pasion. Lajm i mirë nga e marta pasi Marsi do të nisë një tranzit intrigues, por gjithçka varet nga ju dhe nga zgjedhjet tuaja sentimentale.

Në punë kohët e fundit ju është dashur të përballeni me një problem, por jeni treguar të fortë. Tani përpiquni të jeni të kënaqur, të shijoni triumfin, për pjesën tjetër mund të mendoni më vonë!

Parashikimet për Ujorin Katër yje për Ujorin. Afërdita e dashuruar vazhdon t’ju japë stimuj: do të ndjeni dëshirën për t’u hedhur pas rastësisë, të bëni takime të reja, të përjetoni emocione të bukura. Ata që kanë mbyllur një histori, tani mund të fillojnë përsëri, pa humbur kohë.

Në punë, një lajm i mirë vjen nga e hëna: ndjeni dëshirën për të ndryshuar jetën tuaj. Ka nga ata që madje dëshirojnë të lëvizin dhe të ndryshojnë qytete!

Horoskopi i Peshqve Katër yje për të lindurit në shenjën e Peshqve. Afërdita është kundër, ndaj dashuria nuk po shkon mirë dhe ju dëshironi vetëm lidhje me kohë të pjesshme, pa e lidhur veten shumë. Së shpejti gjithçka do të ndryshojë: sfidat favorizohen nga gjysma e dytë e muajit.

Në punë, Mërkuri është me ju: gjithçka do të përmirësohet, sidomos në gjysmën e dytë të muajit. Dua të them, mos u dorëzo tani!

Next Post
“Ekipet po punojnë”/ Çështja e “detit” me Greqinë, Rama në gjykatën e Hagës: Do të zgjidhet sipas parimeve ligjore

"Ekipet po punojnë"/ Çështja e "detit" me Greqinë, Rama në gjykatën e Hagës: Do të zgjidhet sipas parimeve ligjore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In