• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Më pak shqiptarë mbi gomone/ Në ishullin anglez po shkojnë më shumë indianë, bashkëkombas të Sunak dhe Braverman

by Java News
18/02/2023 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht angazhimit dhe përpjekjeve qeveria Angleze nuk po mundet të ndalë një valë të re emigrantësh që mbërrin me gome.

Gjatë mesit të vitit të shkuar dhe këtë fillim viti, retorika e politikanëve britanik kishte në fokus shqiptarët.

Vetë sekretarja e punëve të brendshme Suela Braverman përtej çdo gjuhe në të qenurit politikisht e drejtë dhe korrekte,  foli në parlament për një pushtim nga shqiptarët.

Deklaratat e saja shkaktuan një pakënaqësi legjitime nga komuniteti shqiptarë në Angli dhe prodhoi një reagim të fortë nga qeveria shqiptare.

Ndërkohë që kapitulli të qenurit të shqiptarëve kryefjalë e politikës dhe medias angleze po zbehet, në pah ka dalë një nacionalitet tjetër.

Tashmë nuk janë vetëm shqiptarët të cilët masivisht mbërrin më gomone e publikojnë video të udhëtimit të tyre në Tik Tok.

 Kjo video tregon një gomone mbushur me qytetarë indian bashkëkombas të kryeministri Rishi Sunak dhe sekretares për Punët e Brendshme, Suela Braverman, duke kaluar Kanalin e Lamanshit.

Numri në rritje i indianëve që po mbërrin këtë fillim viti me gomone në Angli, nuk i ka shpëtuar komentit në Nigel Farage politikanit i cili udhëhoqi daljen e Anglisë nga Unioni Europian.

“Indianët në një numër të madh janë duke kaluar kanalin anglez. Ne kemi hapur dyert për të gjithë botën. Asnjëri prej tyre nuk duhet të kualifikohet për azil.”

Top Channel mëson se numri shqiptarëve mbërritur me gomone gjatë 49 ditëve të para të 2023 është i papërfillshëm krahasuar me nacionalitet e tjera.

Kjo si pasojë e përshpejtimit të kërkesave të azilit ndaj shqiptarëve dhe dëbimeve të përjavshme me avion Stansted-Tiranë.

Këtë të enjte sipas ministrisë së punëve të brendshme Home Office, u dëbuan 24 shqiptarë pa të drejt qëndrimi në Britaninë e Madhe.

Mes të dëbuarve shqiptarë mbërritur javët e fundit me gomone përfshi persona të cilët kishim mbaruar dënimet për vepra të ndryshme penale e të dënuar në total me 23 vite burg./m.j

Next Post
Sali Berisha e rrokullis PD drejt majës së kodrës si Sizifi shkëmbin e tij

Sali Berisha e rrokullis PD drejt majës së kodrës si Sizifi shkëmbin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com