• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me një këmbë në burg

by Enver Robelli
03/03/2021 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Më 15 shkurt 2008, ditë e premte, presidenti francez Nicolas Sarkozy vizitoi qytezën Périgueux në jugperëndim të Francës. Ndërsa po fliste me nxënësit e një shkolle, ai u tha atyre se nga e diela, pra nga 17 shkurti 2008, do të duhej ta korrigjonin hartën e Evropës, sepse kontinentit do t’i shtohej edhe një shtet: Kosova. Më 18 shkurt, e hënë, Sarkozy ia dërgoi një letër presidentit të atëhershëm të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ku e njoftonte se si president i Francës kishte nderin që në përputhje të plotë me Deklaratën e Bashkimit Evropian të pranojë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Kosovarët kështu e ruajnë në kujtesë presidentin francez.

Por që nga dje karrierës së bujshme të Nicolas Sarkozy i është shtuar edhe një njollë jo aq e vogël. Me një vendim historik, ish-presidenti francez është dënuar të hënën për ryshfet dhe ushtrim të palejueshëm ndikimi. Gjykata Penale e Parisit e ka dënuar atë me 3 vjet burgim, dy prej të cilave me kusht. Gjykatësit theksuan se është provuar që Sarkozy më 2014 ishte përpjekur që përmes avokatit të tij të siguronte informata sekrete nga kryeprokurori i Gjykatës së Lartë. Thuhet se kryeprokurorit ia kishte premtuar një post në Principatën e Monakos. Sarkozy dyshohej se mund të ketë shfrytëzuar dobësinë mendore të miliarderes Liliane Bettencourt për t’i marrë asaj para. Me dënimin e djeshëm, për herë të parë që nga themelimi i Francës bashkëkohore më 1958, një president i vendit dënohet për ryshfet. Sarkozy ishte në krye të Francës si kryetar mes viteve 2007-2012.

Ende nuk është e qartë nëse Sarkozy duhet të qëndrojë në burg, ka gjasa që dënimin ta vuajë nga shtëpia, nën mbikëqyrje elektronike.

Sarkozy është duke u hetuar edhe për çështje të tjera. Për të financuar fushatën elektorale të vitit 2007 ai dyshohet se mori 50 milionë euro nga diktatori libian Muamar al-Gadafi. Pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në Francë, Sarkozy e ftoi Gadafin për vizitë në Paris. Gadafi e ngriti tendën e tij të beduinit përballë Pallatit Élysée, mori dyfekun dhe shkoi në Parkun e Versailles (Versajës) për të gjuajtur kafshë të egra dhe nënshkroi marrëveshje ekonomike disamiliardëshe me Francën. Gjithçka dukej si një miqësi e ngushtë mes dy burrave të shtetit. Por miqësitë në politikë rrallëherë zgjasin. Kur filloi kryengritja kundër Gadafit në Libi, Sarkozy iu bashkua aleancës për ta bombarduar diktatorin libian. Gadafi u zu rob nga kryengritësit, të cilët e linçuan. Pas revolucionit libian bashkëpunëtorët e dikurshëm të Gadafit dëshmuan para prokurorëve të Parisit. Sarkozy dhe dy ministra të tij të Brendshëm u akuzuan për spastrim parash, mashtrim, financim ilegal të fushatës elektorale dhe “themelim të një organizate kriminale”. Sarkozy dhe ministrat e tij i mohojnë veprat. Por prokurorët dyshojnë se njëri nga ministrat mori me qira një arkë të madhe në një bankë të Parisit për t’i ruajtur paratë që i kishte dhuruar Gadafi. Avokatët e Sarkozyt thonë se në arkën bankare ishin ruajtur fjalimet e presidentit. Pakkush e beson këtë.

Hulumtimet e mediave franceze kanë zbuluar se për të diskutuar me avokatin e tij mbi planet për ushtrim të ndikimit ndaj drejtësisë, Sarkozy bleu një telefon mobil të lirë; kësisoj ai synonte t’u shmangej përgjimeve të drejtësisë. Telefonin Sarkozy e regjistroi në emrin e një shoku të klasës, i cili ndërkohë jeton në Izrael dhe nuk dinte gjë që po i keqpërdorej emri.

Paraardhësi i Sarkozyt në postin e presidentit, Jacques Chirac, ishte dënuar më 2011 me dy vjet burgim me kusht për mashtrim dhe keqpërdorim besimi, por deliktet kishin të bënin me kohën kur Chirac ishte kryetar i Parisit. Chirac nuk u paraqit asnjëherë para gjyqit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Aktualisht drejtësia franceze po zhvillon hetime kundër disa ministrave të kabinetit të presidentit Emmanuel Macron. Në anketat transevropiane francezët kanë më së paku besim në qeveritarët e tyre. Në indeksin e korrupsionit Franca gjendet në vendin e 23-të, pas Emirateve të Bashkuara Arabe. Popullistja e djathtë Marine le Pen ka përfituar me vite të tëra nga retorika e saj kundër korrupsionit të elitave qeveritare. Por edhe vetë Le Pen përballet me drejtësinë, për shkak se si deputete e BE-së ka punësuar rrejshëm një bashkëpunëtor. Këto skandale të politikanëve francezë paraqesin një kontrast të madh me qeverisjen e Angela Merkelit në Gjermani. Ajo është kancelare që nga viti 2005 – dhe personalisht nuk ka qenë e përzier në asnjë skandal. Gjasat janë të mëdha që kështu të jetë edhe në vjeshtë të këtij viti, kur Merkel do të largohet nga posti i kancelares./a.p

Next Post
Shkencëtarët: Përhapja e Covid në Brazil, kërcënim global që hap derën për variante vdekjeprurëse!

Shkencëtarët: Përhapja e Covid në Brazil, kërcënim global që hap derën për variante vdekjeprurëse!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In