Deputeti demokrat Tomorr Alizoti i ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, ka deklaruar se Lulzim Basha “ka vdekur” politikisht.
Deputeti tha se nuk do të merret më me njerëz që sipas tij kanë mbaruar politikisht, ndërsa shtoi se Komisioni i Rithemelimit me në krye Berishën tashmë duhet të zgjedhë figurat për strukturat drejtuese të PD.
“Nuk merrem me njerëzit që kanë mbaruar politikisht. Basha ka vdekur politikisht. Në Shqipëri ka tre epoka: Zogizmi Berishizmi dhe fashizmi.
Njerëzit shikojnë tek berishizmi shpresën dhe ringritjen, por fashizëm nuk ka, kur ai merr dhe ndërton kulla. Berisha e vdiq Bashën, por tani duhet të diskutojmë si PD duhet të hapë elitat për të zgjedhur figurat”, u shpreh Alizoti.