• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më mirë të mbyllim qeverinë se Tik-Tok!

by Edvin Kulluri
22/12/2024 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edvin Kulluri

Ne mandatin e dytë të PS nën drejtimin e Fatos Nanos, qeveria e atëhershme meqë nuk kish c’ti bënte korrupsionit në dogana vendosi cmimet e referencës për mallrat e importit. Pra, meqë tregtarët e importit fallsifikonin faturat e blerjes së mallrave dhe qeveria dështonte në mbledhjen e të ardhurave, Fatos Nano i ra shkurt: vendosi cmime reference fikse pavarësisht se me cfarë cmimi bliheshin mallrat e importit. Kjo masë përtacie ndaj evazionit krijoi një deformim të madh në treg, pasi rriste artificialisht koston e mallrave që bliheshin realisht me cmim të ulët dhe ulte artificialisht cmimet e mallrave që bliheshin shtrenjtë. Shkurt, kjo masë absurde që erdhi prej paaftësisë së qeverisë e deformoi tregun dhe konkurencën e lirë në atë masë saqë shume tregtarë humbën pozitën në treg dhe të tjerë u rritën padrejtësisht.

Por le të vijmë tek arsyeja pse na vjen ndërmeënd “cmimi I referencës” së Nanos, një ditë pas gjetjes absurde të mbylljes së Tik-Tok nga Rama. Sepse njësoj si Nano, Rama nga paaftësia për të adresuar cështjen e dhunës tek të të rinjtë dhe fëmijët, I bie shkurt. Ka gjetur Tik-Tok si sebep për fshehur paaftësinë e tij dhe qeverisë që drejton. Por a është vërtetë Tik-Tok problemi dhe në c’masë nëse po? Natyrisht që ka një lidhje mes platformave të rrjeteve sociale me videot me përmbajtje të pa filtruar dhe modelit të dhunës që thithin fëmijët si të paaftë që janë për të bërë zgjedhje morale dhe racionale. Tek e fundit janë fëmijë dhe nuk kemi cfarë presim tjetër. “Truri I fëmijës është sfungjer” thuhet rëndom nga psikologët. Ndaj dhe ka një zgjidhje  tjetër, filtrimi I videove me përmbajtje të dhunshme apo mesazhe të papërshtatshme në rrjetet sociale, deri në një moshë të caktuar. Deri kur të arrijnë pjekurinë emocionale për të bërë dallimin e asaj cfarë është e mirë apo e keqe për vetë ata.  Sepse Tik-Tok dhe cdo platforme mediash sociale nuk kanë vetëm audiencë fëmijët por kryesisht të rriturit për arsye komunikimi apo dhe marketingu. Dhe asnjë qeveri demokratike nuk ka atributin për tu hequr qytetarëve mundësinë për të komunikuar lirshëm apo për të reklamuar bizneset e tyre. E aq më keq, Tik-Tok dhe media të tjera sociale tashmë janë dhe konkurentë të medias tradicionale.  C’ka do të thotë që përfaqësojnë një mundësi për parti dhe njërëz publikë jashtë influencës së qeverisë për të komunikuar me njerëzit. Pra një hapsirë e lirë komunikimi pa kaluar nga lejet e ndërtimit, tenderat, koncensionet ku një pjesë e pronarëve të medias është e përfshirë.

Dhe mesa duket ky është shqetësimi I dytë I Ramës me Tik-Tok përtej  paaftësisë së tij për tu përballullur me dhunën tek të rinjtë dhe fëmijët. Me një gur vret dy zogj; mediokritetin e mazhorancës dhe konkurencën politike. Por shoqeria është shumë e madhe se qeveria e aq më shumë se Rama. E për më tepër shumë më inteligjente. Sepse njerëzit e kuptojnë që dhuna ka rritur prezencën e a saj mes të rinjve prej modelit të gangsterrit që sfidon përditë me makina të shtrenjta dhe prona miliona euroshe pa deklaruar burimin e të ardhurave sic bëjnë qytetarët që jetojnë me punë të ndershme. Njerëzit kur shohin Ramën dhe Veliajn në koncerte reperash me tekste qe levdojnë “mallin” dhe armët, e kuptojnë që këta që duan të mbyllin Tik-Tok përfaqësojnë një  model akoma më më të keq se ata që zihen gjoja se kush është më I forti. Dhe njerëzit nuk harrojnë që ata që mbollën Shqipërinë me hashash në vitet 2014-2016, nuk ishin kinezët e Tik-Tok por gangsterrat që bënin vota për PS.

Shumë nga keto të vërteta të mëdha thuhen fortë nga kritikët e qeverisë pikërisht në Tik-Tok që do të mbyllë Rama. E këto të vërteta po kthehen në vota kundër kësaj qeveria që nuk cfarë ti japë më Shqipërisë përvecse lëmoshës për pensionistët, ndërkohë që 40 mijë socialistë marrin rrogën në cdo datë 1 për të bërë vota për PS në datë 11 maj! Rama mund të mbyllë Tik-Tok por një është e sigurtë. Paaftësia e kësaj qeverie nuk fshihet dot pas censurës dhe rrugës së shkurtër që ka zgjedhur për tu ikur dështimeve të saj, që nga dhuna tek fëmijët e deri tek djegia e qindra miliona eurove investime  nga buxheti I shtetit prej frkës nga  SPAK.

Next Post
Albin Kurti thirret në Hagë, qeveria: Po tentohet ndërhyrje në zgjedhje!

Qeveria Kurti shpërblen fëmijët dhe pensionistët për festat e fundvitit

Comments 3

  1. Ρrushi says:
    1 year ago

    O Edvin. Tik-Tok është varësi , jo krim.
    Pra ashtu si një narkoman kërkon të jetë i dehur gjatë 20 orëve edhe fëmija shastiset pas tik-tokut, pra i merr orë që janë të vlefshme që ai të mos i shfrytëzojë ato për mësimet dhe marrjen e dijeve të moshës të tij.betet i prapambetur dhe përfundimi, psikopat ose bie në depresioni.
    Të tjerat janë broçkulkat e tua të nxjerrësh konkluzione të kota depresive.

    Reply
  2. Lili says:
    1 year ago

    Z.Prushi.Sipas logjikës Tënde duhet të mbyllen të gjitha rrjetet sociale… Facebook, Twitter Linkedin,Podcastet,Wuebi, Whatsapp blog -Meta etj… Fajin e ka familja si qeliza bazë e shoqërisë…këtë familje Shteti shqiptar e ka përdhunuar me Prindin 1 dhe 2…La administrimin e shkollave në njerëz të pashkolluar,në mesies që një pjesë e tyre e kanë blerë diplomën,shkatërroi tërë shoqërinë kjo qeverisje me korrupsionin galopant dhe me rrugaçërinë politike…Varfëri ekstremisht njerëzit dhe 3%e popullsisë,pra Oligarkët me firmën e Krimministrit Rama,ka rrëmbyer të gjitha pasuritë kombëtare….Mos i bëj fresk një gangsteri si Rama…pyet në Nju Jork se ç’thuhet për të,në Kosovë ndër,Paris, Berlin…kudo…

    Reply
  3. Lili says:
    1 year ago

    Z.Prushi.Sipas logjikës Tënde duhet të mbyllen të gjitha rrjetet sociale… Facebook, Twitter Linkedin,Podcastet,Wuebi, Whatsapp blog -Meta etj… Fajin e ka familja si qeliza bazë e shoqërisë…këtë familje Shteti shqiptar e ka përdhunuar me Prindin 1 dhe 2…La administrimin e shkollave në njerëz të pashkolluar,me mësues (që një pjesë e tyre e kanë blerë diplomën),shkatërroi tërë shoqërinë kjo qeverisje me korrupsionin galopant dhe me rrugaçërinë politike…Varfëroi ekstremisht njerëzit dhe 3%e popullsisë,pra Oligarkët me firmën e Krimministrit Rama,kanë rrëmbyer të gjitha pasuritë kombëtare….Mos i bëj fresk një gangsteri si Rama…pyet në Nju Jork se ç’thuhet për të,në Londër,Paris, Berlin…kudo…

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”/ Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

“Territorialja”/ Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

February 3, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

February 3, 2026
Kuvendi/ Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

Kuvendi/ Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

February 3, 2026
“Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”/ Braçe në Kuvend: Kam kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë

“Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”/ Braçe në Kuvend: Kam kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë

February 3, 2026
Vodhi shuma parash në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

Vodhi shuma parash në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

February 3, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

February 3, 2026
Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

February 3, 2026
Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

Rama: Pesë mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Universitar të Traumës

February 3, 2026
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

February 3, 2026
Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In