• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Më mirë pa shërbimet tona inteligjente!

by
25/06/2015 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Shërbimet inteligjente të trembin me emrin e madh, por në realitetin shqiptar në vitet e fundit ato janë thjesht inekzistente. Jo thjesht, se nuk kanë lajmëruar për fenomene dhe nuk kanë parandaluar të këqija të mëdha në vend, por se nuk duket se kanë shpresë të reformohen edhe për shumë kohë të tjera. Pyetja e parë që të lind, kur shikon monstruozitetet e këtyre të Lazaratit me statuset e ISIS-it në krye, apo të tjerë që kërcënojnë publikisht, e shpërthimet ngado, është a kemi vallë Shërbime inteligjente? ! Nëse i shoshit të gjitha rastet e të keqes në vend, bindesh se Shqipërisë i mungon një sistem i duhur mbrojtje dhe parandalimi, ku një nga detyrat kryesore duhej ta bënte shërbimi informativ kombëtar.

Ky i fundit jo vetëm nuk e ka bërë detyrën e vet, por prej vitesh fle në një gjumë letargjik.

Për hir të së vërtetës ka ardhur koha për një konceptim të ri të shërbimeve të shumta që janë sajuar në vend, shumica e të cilëve duken thjesht për qëllime konjukturale. Të mos harrojmë paradoksin e viteve më parë, kur Kryeministri i atëhershëm ngaqë nuk e shkarkonte dot Drejtorin e SHIK­ut, mbështeste Shërbimin e Ushtrisë si më të besueshëm!!!

Dhe, s’mbaronte këtu: Shqetësimi më i madh është ngritja e shumë strukturave të inteligjencës që morën hov në kohën e Berishës dhe më shumë se punën, mbanin ose afruan njerëz që vegjetonin dhe më keq akoma përgjonin ata që s’duhej duke u kthyer thjesht në zgjatime të kryeministrit.

Shqipëria është një vend jo thjesht i vogël, por edhe një i tillë që duhet t’i masë mirë resurset e saj, sepse armiqtë i ka shumë më të mëdhenj sesa fuqitë e saj. Të mendosh armët që kishin djemtë e bandës së fundmi, apo mënyrat e rekrutimit, që po bën ISIS-i atëherë bindesh se Shërbimi Informativ, që besojmë se nuk ka sinjalizuar, duhet jo thjesht të reformohet por duhet të bëhet një strukturë që të diktojë dhe të furnizojë vendin me informacion, kundër të keqes së madhe që na vigjëlon dhe që koha po tregon se vetë ka mbetur në radhët e fundit të shtetit shqiptar. Saqë, shpesh të vjen të thuash: Më mirë të mos jenë fare!

Next Post

Donald Lu: Kosova, një fushatë pozitive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
Braçe paralajmëron: Nëse “Pasqyrë Albania” nuk funksionon, unë i pari do ta thyej

Braçe paralajmëron: Nëse “Pasqyrë Albania” nuk funksionon, unë i pari do ta thyej

September 11, 2026
Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com