• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më mirë e vras vajzën se sa të bëhet si ty”/ Përballet me ish-gruan, 37-vjeçari e kërcënon hapur

by
01/11/2021 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta e një 32-vjeçareje nga Fushë-Arrëzi ka qenë e mbushur me varfëri, kërcënime dhe një marrëdhënie komplekse, e cila pas divorcit jeton me 2 fëmijët e saj.

Disa ditë më parë ajo u përball në studion e emisionit “Me zemër të hapur” me ish-bashkëshortin Lihado Zamka ku pranoi se ishte dhunuar sistematikisht, por edhe vetë kishte shkelur ligjin duke kërcënuar atë me thikë. Në këtë marrëdhënie agresive mes çiftit janë 2 fëmijë të mitur, të cilët kanë gjetur mbështetje tek tezja që jeton në Itali.

Teksa Lihado Zamka ndodhej në studion e emisionit, në një lidhje telefonike ish-kunata e tij tha se ai nuk ka punuar asnjë ditë të vetme.

“Motra ime është e tronditur. Prokuroria e mbylli çështjen sepse motra tërhoqi denoncimin. Ai gjithë jetën nuk ka punuar. Merr lekët e fëmijëve dhe pi raki. Ai rrinte dhe fëmijët. Motra ime se hap gojën se ai e kërcënon i thotë ‘do të vras motrën’, ‘do të vras babain’”, tha ajo.

Ndërkohë, ish-bashkëshortja e Lihado Zamkës tha se ka përjetuar dhunë të paimagjinueshme ndaj tij.

“Kam përjetuar dhunë që ju nuk e imagjinoni. Kam qenë 16 vjeç kur e kam njohur në telefon. U gënjeva prej tij. Se dija se ishte kështu. I kam dhënë shumë mundësi. Prisja të ndryshonte. Nuk kam reaguar sepse kam qenë nën kërcënimin e tij.

Fëmija e parë më vdiq dhe ky nuk ishte me mua. Kur bëra lindjen e dytë isha vetëm në sallën e operacionit se ky ishte në burg. Kur linda vajzën kam qenë duke vdekur përsëri ika vetëm sepse ky ishte i pirë tapë.”, tha ajo. Ndërkohë, 37-vjeçari ka ndërhyrë gjatë telefonatës së saj.

“Ja ndërrova numrin e telefonit që kjo të fliste me të afërmit jo me të tjerë. Një orë më vonë kësaj i ra një numër në telefon. Prandaj më iku mendja. Kjo njoftoi policinë dhe unë bëra burgun.”, tha ai.

37-vjeçari shkoi edhe më tej dhe kërcënoi ish-gruan live. “Ta di se bëj gjithë jetën burg unë vajzën nuk ta lë ty të bëhet si ty dhe motra tënde. Më mirë e vras sesa të bëhet si ty.”, tha ai.

Ndërkohë, të njëjtën gjë i ka kthyer edhe ish-kunata, ku ka thënë se; “Kam 14 vjet që e mbaj me bukë dhe ai ma kthen me gurë. Ai ta mbyllë gojën e të mos shajë se gjërat do shkojnë më keq e nuk do ketë shpëtim për të.”.

/b.h

Next Post
VIDEO: “Propagandën bëjeni te shkallët e kryeministrisë”/ Manastirliu- Vokshit: Sa turp! Je mësuar vetë te kangjellat

VIDEO: "Propagandën bëjeni te shkallët e kryeministrisë"/ Manastirliu- Vokshit: Sa turp! Je mësuar vetë te kangjellat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Hungari| Orban në rrezik, Putin hyn në lojë… Fati i BE në pikëpyetje?!

Zgjedhjet në Hungari| Orban në rrezik, Putin hyn në lojë… Fati i BE në pikëpyetje?!

April 1, 2026
“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

April 1, 2026
Braçe flet për gjyqin ndaj Veliajt nga dyert e GJKKO: Prezumimi i pafajësisë dhe barazia…

Braçe flet për gjyqin ndaj Veliajt nga dyert e GJKKO: Prezumimi i pafajësisë dhe barazia…

April 1, 2026
Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

April 1, 2026

Slogani anti-Veliaj, lëvizja që tregon frikën e një bllofi

April 1, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

April 1, 2026
Prokuroria çon në gjyq dy ish-drejtorët në AMP, lidhja me atentatin e Rinasit

Prokuroria çon në gjyq dy ish-drejtorët në AMP, lidhja me atentatin e Rinasit

April 1, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Idajet Beqiri: Kam kallëzuar në SPAK Flamur Nokën! Rrezikon 25 vite burg për 9 krime të kryera

April 1, 2026
“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po shkëmbejmë mesazhe me Iranin

“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po shkëmbejmë mesazhe me Iranin

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In