• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Me miliona të vrarë në Kongo/ Lufta për “tokën e artë”, mineralet përfshijnë edhe Amerikën

by Os De
09/12/2025 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lindja e pasur me minerale e Republikës Demokratike të Kongos është zhytur në konflikt prej më shumë se tre dekadash. Që nga gjenocidi në Ruanda në vitin 1994, një mozaik grupesh të armatosura kanë konkuruar me pushtetin qendndror për territor, influencë dhe mbi të gjitha për kontrollin e pasurive që mund të ndryshojnë fatin e një kombi të tërë.

Kjo pasiguri ka përfshirë vazhdimisht edhe shtetet fqinje duke shpërthyer në dy luftra të mëdha në vitet 90 që historia i njeh sot si luftrat botërore të Afrikës me miliona viktima.

Tensionet shpërthyen sërish në fillim të vitit 2025, kur rebelët e M23 nisën një ofensivë të rrufeshme në lindje të vendit duke marrë nën kontroll qytete strategjike. Goma, qytet me mbi 1 milion banorë dhe nyje kyçe tregtare pranë kufirit me Ruandën, ra në duart e tyre në fund të janarit. Pak javë më pas rebelët morën edhe Bukavun, kryeqendrën e Kivut jugor. Qindra mijëra persona u zhvendosën, mijëra të tjerë u vranë, ndërsa M23 kërcënoi se mund të marshonte deri në Kinshasa, 2600 km larg.

Udhëheqësit e Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos kanë nënshkruar një marrëveshje paqe të ndërtuar nga SHBA në një përpjekje për të ndaluar konfliktin. Por, a do të ndalen luftimet? Grupi M23 udhëhiqet nga tutsi etnik, të cilët thonë se duhej të merrnin armët për të mbrojtur të drejtat e minoritetit të tyre. Ata pretendojnë se disa marrëveshje të mëparshme për t’i dhënë fund dekadave luftime nuk janë respektuar dhe marrin emrin nga një marrëveshje paqeje që u nënshkrua me një grup rebelë të udhëhequr nga tuit më 23 mars 2009.

Menjëherë pas krijimit në vitin 2012, M23 fitoi me shpejtësi territor dhe pushtoi gomën. Akte që u pritën me kritika ndërkombëtare dhe akuza për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut u detyrua të tërhiqej nga goma dhe më pas pësoi një seri humbjesh të rënda nga ushtria kongoleze. Së bashku me një forcë të OKB-së që e pa atë të dëbohej nga vendi. Luftëtarët e M23 më pas ranë dakord të integroheshin në ushtri në këmbim të premtimeve se tutsit do të mbroheshin.

Por, në vitin 2021 grupi mori sërish armët duke thënë se premtimet ishin thyer. Zyrtarisht marrëveshja e re e paqes e nënshkruar nga Uashingtoni i përket dy shteteve, Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, jo vetë M23-shit dhe kjo është pjesa më e debatueshme.

Ka prova dërmuese se Ruanda po e mbështet M23-shin. Vitin e kaluar një grup ekspertësh të OKB-së tha se deri në 4.000 trupa ruandeze po luftonin krah për krah me rebelët. Ata gjithashtu deklaruan se ushtria e Ruandës ishte nën kontroll de fakto të operacioneve të M23. Republika Demokratike e Kongos, SHBA, Britania dhe Franca po ashtu pretendojnë se Ruanda po mbështet Më23in.

Ndërkohë, lideri i M23, Sultani Makenga, është një tutsi kongolez që më parë ka luftuar me ushtrinë e Ruandës. Qeveria në kryeqytetin e Ruandës Kigali mohon të ketë dhënë ndonjë mbështetje financiare apo ushtarake për M23. Ata thonë se kanë marrë masa mbrojtëse për të mbrojtur territorin ruandez. Me nënshkrimin e marrëveshjes së paqes në Uashington bëhet edhe më e vështirë për Ruandën të mohojë se është e përfshirë në konflikt.

Origjina e luftimeve të tanishme lidhet pjesërisht me gjenocidin në Ruan. Në vitin 1994 rreth 800.000 njerëz kryesisht nga komuniteti Tuci u masakruan nga ekstremist etnik Hutu. Gjenocidi mori fund me avancimin e një force rebelësh të udhëhequr nga tutsit nën komandën e Paul Kagames i cili tani është president. Duke u frikësuar nga hakmarrjet rreth 1 milion hutu u larguan përtej kufirit drejt asaj që sot është Republika Demokratike e Kongos. Kjo nxiti tensione etnike pasi një grup i margjinalizuar tutësi në lindje ndjeu se kërcënimi ndaj tyre po rritej.

Ushtria e Ruandës e ka pushtuar dy herë Republikën Demokratike të Kongos duke thënë se po ndiqte disa nga ata që ishin përgjegjës për gjenocidin dhe ka bashkëpunuar me pjesëtarë të komunitetit Bania Mulenge dhe me grupe të tjera të armatosura. Pas 30 vitesh konflikt, një nga grupet Hutu, forcat demokratike për çlirimin e Ruandës, FDLR, që përfshinë edhe disa nga përgjegjësit e gjenocidit në Ruandë, vazhdon të jetë aktiv në lindje të Kongos.

Ruanda e përshkruan FDLR-në si një milici gjenocidiale dhe thotë se ekzistenca e saj e vazhdueshme në lindje të Republikës Demokratike të Kongos përbën kërcënim për territorin e saj. Në shkurt, zëdhënësja e qeverisë së Ruandës, Jolande Makolo, i tha BBC se FDLR dëshiron të kthehet në Ruandë për të përfunduar punën dhe se për këtë arsye Ruanda duhet të mbrojë territorin e vetë. Ruanda akuzon autoritetet kongoleze se po bashkëpunojnë me FDLR-në. Republika Demokratike e Kongos e mohon këtë, por në marrëveshjen e paqes të dyja palët ranë dakord të ndalin mbështetjen shtetërore për forcat demokratike për çlirimin e Ruandës.

Marrëveshja gjithashtu përcakton që grupi duhet të neutralizohet dhe Ruanda të tërhiqet nga masat mbrojtëse. Por çfarë parashikon marrëveshja e Washingtonit? Shtetet e Bashkuara synojnë një model të ri stabiliteti që përfshin respektim kufij, ndalim të mbështetjes për grupet e armatosura, çarmatim dhe integrim të tyre dhe shmangie të akteve agresive. Por M23 nuk është palë në këtë marrëveshje, çka lën një boshllëk të madh. Edhe nëse qeveritë bien dakort, pyetja që ngrihet është çfarë do të ndodhë me grupin që kontrollon realisht territorin? Në prapaskenë marrëveshja ka edhe një dimension ekonomik.

Qasja amerikane në zinxhirët e furnizimit me minerale kritike që Kongo i zotëron në sasi gjigante. Kinshasa mohon se po shet paqe në këmbim të mineraleve, por debati mbetet i hapur. Raportet e OKB-së akuzojnë Ruandën se ka shfrytëzuar kaosin për të përfituar nga mineralet kongoleze. Veçanërisht Koltani i domosdoshëm për celularët dhe teknologjitë moderne. Më 23 kontrollon zona të pasura minerare dhe sipas ekspertëve rreth 120 ton koltan po kalojnë nga territori M23 drejt Ruandës çdo katër javë. Kigali i mohon akuzat.

Misioni i paqëruajtës i OKB-së Monusko, prezent prej vitit 1999 është vënë nën presion të jashtëzakonshëm. Popullsia e shesi të pafuqishëm. Qeveria kërkoi largimin e tij, por mandati u shty edhe një vit. Pas 30 vitesh luftë, miliona viktima dhe dhjetra tentativa paqeje, pyetja mbetet e njëjtë. A do të ndalë më në fund lufta në lindjen e Kongos apo pasuritë e vendit do të vazhdojnë të ushqejnë një nga konfliktet më të gjata dhe më të ndërlikuara të planetit.

Next Post
“Salianji pa kartë morale”, Ibsen Elezi: PD është kthyer në pronë personale të Berishës

“Salianji pa kartë morale”, Ibsen Elezi: PD është kthyer në pronë personale të Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

February 1, 2026
Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi! INSTAT: Rritje edhe tek indeksi i fondit të pagave

Sektori i ndërtimit, Rama: Nuk do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

February 1, 2026
Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

February 1, 2026
Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

February 1, 2026
A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

February 1, 2026
Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

February 1, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emërua prokuror pa arsimin përkatës

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg”

February 1, 2026
Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

February 1, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama: Shpallen dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret, rritet mbi 2% buxheti i Mbrojtjes

February 1, 2026
Gjykata urdhëron lirimin e një fëmije 5-vjeçar të ndaluar nga ICE-ja në Minneapolis

Gjykata urdhëron lirimin e një fëmije 5-vjeçar të ndaluar nga ICE-ja në Minneapolis

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In