Një ngjarje e ndodhur pasditen e së martës ka trazuar qetësinë e kryeqytetit.
Mësohet se një pikë kredi-dhëniesh të vogla është grabitur nga një person i armatosur dhe i maskuar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Zogut të Zi’ ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.
Sasia e parave të marra si dhe identiteti i grabitësit nuk është bërë me dije.