• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më lër se jam i madh, iki vetë”, Andrea i iku nga duart gjyshes e u masakrua pak metra më poshtë

by A R
20/08/2016 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Më lër këtu se iki vetëm. Tani jam i rritur”. Këto kanë qenë fjalët e fundit që 12­vjeçari A.Zaharia i ka thënë gjyshes së vet, që po e përcillte për te shtëpia e një kushëriri. Më pas djali i ka ikur nga duart të moshuarës dhe pak hapa më tej është përballur me autorin, që e masakroi për vdekje. Detajet i tregon për “Panorama” Mihal Haluci, një banor i fshatit Palasë, fqinj i familjes Zani dhe Zaharia. Ai thotë se i ka mësuar këto nga vetë gjyshja e viktimës, kur shkoi për ta ngushëlluar sa mori vesh ngjarjen. Ndërsa tregon se i mituri ndodhej aty prej 12 ditësh. Fillimisht aty kishte qenë edhe familja e tij, që kishin ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet. Më pas ai i kishte kërkuar të atit që të qëndronte edhe dy ditë të tjera vetëm.

Haluci flet edhe për familjen e autorit të krimit, por edhe për vetë Jorgo Zanin, që sipas tij dikush duhet të mbajë përgjegjësi se përse ai nuk u mbajt në Psikiatri, por e nxorën nga aty.

Ne foto Mihal Haluci
mihaliJu jeni banor i fshatit Palasë?
Momentalisht vij vetëm në verë. Këtu e kam shtëpinë, por nuk qëndroj më këtu. Por po, banor i Palasës jam. I njoh të gjithë këtu. Ne pak a shumë kemi edhe lidhje farefisnore me njëri–tjetrin. Po tani kaq kemi ngelur. Këtu a janë a nuk janë 200 shtëpi. Dikur fshati kishte mbi 600 banorë. Tani numërohen vetëm në verë 200. Nuk kishim dëgjuar më parë për ngjarje të tilla. Ne jemi fshat i qetë. Këtu nuk kanë ndodhur ngjarje kurrë. Jemi shumë të tronditur.
Çfarë keni mësuar për atë që ka ndodhur?
Sapo mora vesh atë që kishte ndodhur dhe pasi mblodha pak veten, sepse ishte shumë e rëndë, shkova të takoj gjyshen e djalit. Ata që ishin në shtëpi, se edhe i njoh. Njihemi të gjithë. Çfarë të flisje më parë me atë. Ajo ishte e mpirë. Fliste për nipin, si e përcolli e si iku.
Çfarë ju tha?
Më tha që dje (të mërkurën) në mëngjes kishte dalë që ta përcillte se do të shkonte te një shtëpi e kushëririt të tij, pak më poshtë në fshat. Sa kanë kaluar shtëpinë, djali i ka ikur nga duart. “Më lër këtu se iki vetë. Tani jam i rritur”, i ka thënë djali dhe ka ikur me vrap për poshtë. Disa hapa më tej, me sa duket është ndeshur me Jorgo Zanin. Ai pastaj bëri atë që bëri. Nuk di si ta komentoj atë gjë që ka bërë. Është e paimagjinueshme. Nuk kishim dëgjuar kurrë, vetëm nëpër filma.
Kishte shumë që qëndronte te gjyshja djali?
Po, kishte nja 12 ditë. Kishte ardhur me familje nga Greqia, se ata jetojnë atë, për të qëndruar nja 10 ditë me pushime. Më pas kur ata kanë ikur, djali i është lutur të atit që ta linte edhe dy ditë dhe ai e ka lënë.
Po familjen e autorit e njihni?
Po, i njoh të gjithë. Jorgo jetonte vetëm. Në të njëjtën shtëpi në fakt jetojnë tre vëllezër. Është shtëpia e babait të Jorgos dhe dy vëllezërve
të tjerë. Aty ka qenë edhe djali i vogël, se gjyshi i tij është xhaxhai i Jorgos, por prindërit Jorgo Zani i kishte në Greqi. Aty ishte vetëm një
xhaxha i tij. E futën në Psikiatri nja 2 javë dhe e nxorën prapë. Tani bëri gjëmën./a.m.

Next Post
“Kujt i vendos gjobë, të q*…”, shoferi kërcënon me thikë policin

"Kujt i vendos gjobë, të q*...", shoferi kërcënon me thikë policin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
Gjakderdhja në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur

Gjakderdhja në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur

October 25, 2026
Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

October 25, 2026
Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani

Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In