• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më lehtë e ka Rama me pandeminë, se Basha me Berishën

by Mero Baze
16/04/2020 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sot qysh në mëngjes, Sali Berisha bëri thirrje për revolucion. Nuk është ndonjë gjë e re, por ka një arsye të re.

Mund të kishte gjetur ndonjë fakt ilustrues dhune, se shoqëri e dhunshme jemi, dhe ka fakte plot.

Mund të gjente dhe ndonjë abuzim të policisë, se në këto ditë, kohë kufizimesh lirie është. Por në fakt, ai kishte bërë kujdes që të na linte të kuptonim, se nuk i duheshin fakte nga Edi Rama, por i duhej një mesazh për Lulzim Bashën.

Kishte gjetur një rast, ku policia ndihmonte dhe i shpëtonte jetën një qytetare, për ta paraqitur si vrasje të saj nga policia, vetëm që të postonte rreshtat e mëposhtëm, që siç i shikoni, nuk kanë lidhje me gruan e Vlorës, por me “nusen” e parties: “Ju bëj thirrje të ngriheni në gjithë format e protestave dhe mosbindjes civile për të kundërshtuar veprimet shtazore ndaj jush…”

Bëhej fjalë për një skenë pra, ku policia shpëton një grua që tentoi të mbytej në det për shkak të problemeve të saj dhe pasi e nxjerrin në breg, ajo humbet ndjenjat.

Teksti që po citoj nuk ka lidhje fare me skenën e përmbysur që përshkruan ai. Teksti është mesazh për Lulzim Bashën. Eshtë duke i thënë atij, se ti nuk guxon të aprovosh planet e Qeverisë dhe të bësh sikur je dhe ti propozues i tyre.

Një ditë më parë e parandjeva këtë nisje të ditës së Berishës, kur pashë Tuiterin e Ramës që lavdëronte Metën dhe Bashën në mbledhjen e Këshillit.

Bile për ta bërë të plotë parandjenjën time, edhe Basha sot kishte porositur shumë shkrime nëpër portale, që ai në mbledhje e kishte sulmuar ashpër Ramën (nuk tha se e kishte rrahur, se ishin larg).

Sot në mbrëmje u duk që ishte trashur zullumi dhe doli dha një ultimatum që të zbatohet plani i tij. Hajt të gjesh dhe planin e tij tani.

Këtu është problemi se reagimi i PD ishte i parashikueshëm. Problem është se ne kemi një opozitë zyrtare, që ka më shumë frikë nga tutori i saj, se sa nga kundërshtari.

D.m.th opozita jonë zyrtare, Partia Demokratike, ka një kryetar, i cili është nën presionin e një kryetari real për çdo hap që bën.

Nuk ka rëndësi nëse Basha duhet të sillet butë apo ashpër me Ramën në këto kohë pandemie. Mund të sillet si të ketë dëshirë. Biles mund t’i shpallë luftë përditë, apo t’i shkoj përditë në zyrë për kafe. Le të bëjë si e mendon ai.

Por problemi i tij, është se ai më shumë vret mendje si e do Berisha këtë punë, se sa si duhet ta bëjë ai.

Rasti i djeshëm është ilustrimi më i mirë se Lulzim Basha e ka më të vështirë me Berishën, se sa Edi Rama me pandeminë. Pasi Edi Rama së paku ka një plan ekspertësh zyrtar dhe ndjek ata.

Lulzim Basha pretendon që ka një plan të vetin, po s’ia tregon askujt. Jo se ka frikë se nuk i pëlqen Qeverisë, por nuk është i sigurtë si i duket Berishës. Mjaftoi një lavdërim nga Rama dje për një mbledhje me dyer të mbyllura, që  të bëhej nami sot.

Kjo tregon se PD-së, do t’i duhet më shumë kohë për t’u shëruar nga KoronaSaliu, se sa Shqipërisë për t’u shëruar nga koronavirusi.

Next Post
Riatdhesimet / Doni të ktheheni në Shqipëri ose Itali? Publikohen datat dhe oraret e fluturimeve

Riatdhesimet / Doni të ktheheni në Shqipëri ose Itali? Publikohen datat dhe oraret e fluturimeve

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    6 years ago

    Korona sali vicidoli eshte e pa sherueshme,e vertet thenia e Z Mero Baze ai esht nji virus I pa sherueshem,ska shkencetare ne bote qe gjen vaksinen per te.Per te ka vetem nji vaksine,ate vaksine mundet tja japin vetem Zoti,se ne vendin tone ska nji shkenctare ti bejne vaksinen qe duhet per te.

    Reply

Leave a Reply to shkurt2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In