• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më kërcënuan me armë që të heshtja…”, flet i dyshuari si bashkëpunëtor në vrasjen e Besnik Metajt

by A R
22/07/2021 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arjan Drekaj, një 42-vjeçar shqiptar, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e bashkatdhetarit të tij Besnik Metaj, ka vendosur që të kërkojë gjykim të shkurtuar. Trupi i 39-vjeçarit Metaj, i cili jetonte në Treviso të Italisë fqinje, u gjet i varrosur në Cornizzolo më 2 Prill të 2017-s. Ai ishte ekzekutuar me 3 plumba pistolete në kokë. Autor i dyshuar i këtij ekzekutimi është një tjetër shqiptar, 45-vjeçari Edmond Çomo, ndaj të cilit vijon procesi gjyqësor në Gjykatën e Como-s.

Teksa doli të mërkurën para gjykatës, Drekaj deklaroi se mbrëmjen e 5 Marsit kur Besnik Metaj u zhduk, thjeshtë e kishte shoqëruar atë deri në një parkim pranë shtëpisë së Çomos. Më pas nuk kishte dëgjuar më asgjë për të, për muaj me radhë, derisa në Shqipëri iu ishte afruar dikush, i cili nën kërcënimin e armës e kishte urdhëruar që të mos fliste për vrasjen, në rast se e thërrisnin për ta marrë pyetje.

Kjo e kishte detyruar që të largohej nëpër Europë, fillimisht në Finlandë, më pas në Paris, derisa u arrestua në Gjermani për t’u ekstraduar drejt Italisë. Drekaj po ashtu ka konfirmuar se Çomo kishte një borxh që lidhej me drogën me viktimën.

Besnik Metaj u gjet i groposur në malin Cornizzolo pranë liqenit të Comos, tërësisht nudo. Zbulimi i trupit të pajetë të shqiptarit u zbulua aksidentalisht gjatë një pastrimi rutinë të pyjeve. Identifikimi i tij mundi të realizohej nëpërmjet gjurmëve të gishtave, pasi Metaj kishte disa precedentë penalë për lëndë narkotike dhe çështje të tjera kriminale.

Rreth 3 vjet pas zbulimit të trupit, autoritetet italiane arritën të zbardhnin ngjarjen duke arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes dhe motivin, që lidhej pikërisht me një borxh të pashlyer në lidhje me trafikun e drogës.

/a.r

Next Post
Shakaja pa kripë ndaj futbollistit, shokët e skuadrës e bëjnë të dridhet nga frika (VIDEO)

Shakaja pa kripë ndaj futbollistit, shokët e skuadrës e bëjnë të dridhet nga frika (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Policia kontrollon nivelin e zhurmave në ish-Bllok, ja si rezultuan matjet

VIDEO / Policia kontrollon nivelin e zhurmave në ish-Bllok, ja si rezultuan matjet

July 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sulmuesit më efikasë që ende luajnë futboll

July 20, 2026
Mediat: Vila, kompani “binjake” dhe pasuria e pashpjeguar: çfarë tregojnë dokumentet publike për Agron Shehajn

Mediat: Vila, kompani “binjake” dhe pasuria e pashpjeguar: çfarë tregojnë dokumentet publike për Agron Shehajn

July 20, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Spastrimi etnik nëpërmjet inxhinierisë së identitetit

July 20, 2026
Trump: Sulmuam Iranin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë

Trump: Sulmuam Iranin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë

July 20, 2026
Britania kërkon ‘shpëtim’ te Burnham, 3 vite për të ndryshuar fatin e vendit

Britania kërkon ‘shpëtim’ te Burnham, 3 vite për të ndryshuar fatin e vendit

July 20, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Vapa sjell rrezik për helmime dhe probleme shëndetësore, mjeku: Kujdes me ushqimet dhe temperaturat e larta

July 20, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi- Çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat e zodiakut

July 20, 2026
Mblidhet sot Kuvendi! Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

Kuvendi shqyrton sot raportet institucioneve të drejtësisë, PD ende pa vendim për pjesëmarrjen

July 20, 2026
Finalja që theu zemrën e Messi-t, shkruan historinë edhe në humbje…

Finalja që theu zemrën e Messi-t, shkruan historinë edhe në humbje…

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In