• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Me kë e konsultoi Berisha programin që prezantoi?” Xhaferaj: Pa votë, shkojmë në bashkim pa dinjitet…

by A R
07/03/2024 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar në selinë blu ditën e djeshme, Ferdinand Xhaferaj e cilësoi më shumë si çështje angazhimesh sesa një formë për të treguar kundërshtinë e tij për ndryshimit e fundit të statutit të Partisë Demokratike të Rithemelimit.

Megjithatë, deputeti demokrat, i ftuar mbrëmjen e së mërkurës në “Debat” nga Alba Alishani shtroi një sërë problematikash të reja në kampin blu, që siç u shpreh ai, mund të vënë në pikëpyetje “bashkimin në diversitet.”

“Pas 8 janarit, u zhvlerësua mekanizmi i votës. Më 8 janar, dy vite më parë, një pjesë e madhe shkoi të nxirrte me dhunë një pjesë më të vogël… Kanë gjetur një mekanizëm poziciones dhe kjo mua nuk më pëlqen.”

PD e Rithemelimit, pas ndryshimeve të fundit statutore, që u miratuan nga Këshilli Kombëtar një ditë më parë, ka katër nënkryetarë dhe nëntë anëtarë të rinj të Kryesisë. Ndryshimet u bënë me propozim të Sali Berishës, nga arresti shtëpiak.

Pa votë dhe pa garë, nënkryetarë u emëruan Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.

Vendimet e marrë ditën e djeshme në selinë blu hasën në kundërshtimin e disa deputetëve të grupit të Gazment Bardhit dhe të disa anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Si një prej atyre që ka kundërshtime, deputeti Xhaferaj thotë se opozita e ka sot më të nevojshme se kurrë që të krijojë një bazament për të dalë si alternative, duke marrë parasysh afrimin e zgjedhjeve të 2025-ës.

“Si do të implementohen parimet, që ky bashkimet të funksionojë vërtet, si bashkim në diversitet, që opozita të krijojë bazamentit për të dalë si alternativë? Ngërçi në këtë rast është që në stadin aktual ku jemi, kjo përpjekje për një bashkim më të fuqishëm opozitar, ka rrezikun të mos funksionojë si bashkim në diversitet, por si nënshtrim në vasalitet,” deklaroi ai.

Kështu, më e mira për opozitën, sipas Xhaferajt do të ishte që kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, të bënte një hap pas.

“…nuk e prisnim që protesta të kishte atë pjesëmarrje, por dy gjera; ishte e palogjikshme që Berisha foli një ore e ca minuta e ndërsa gjithë të tjerët bashkë 35 minuta. Dhe e dyta, me kë e konsultoi Berisha programin që prezantoi në atë protestë? I ngelem mendimit, bashkim në diversitet do të thotë që asnjë smë kufizon dot mua nga e drejta ime për t’u shprehu…”

Për Xhaferajn, zgjidhje sot është të bashkohet elektorati i Partisë Demokratike, dhe jo “disa burra.”

/a.r

Next Post
Kërcënon Noka: Ne të hidhemi në fyt, si mace! Parlamentin do ta shihni në flakë shumë shpejt

Kërcënon Noka: Ne të hidhemi në fyt, si mace! Parlamentin do ta shihni në flakë shumë shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In