• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me kë do të bëjë koalicion “Sfida për Shqipërinë”? Ja deklarata e Gjergj Bojaxhi

by Java News
19/10/2016 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është shpallur zyrtarisht partia “Sfida për Shqipërinë” e njohur ndryshe si partia e Gjergj Bojaxhiut, ndonëse ky i fundit thotë se nuk është kryetar i saj, por një prej themeluesve.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e News24, Gjergj Bojaxhiu ka parashtruar një pjesë të platformës dhe ka shpjeguar se çfarë e bën të ndryshme këtë parti nga ato aktuale.

Bojaxhi ka shpejguar edhe ndryshimin mes qeverisjes së kaluar dhe asaj aktuale, duke thënë se para 2013 lejoheshin edhe qytetarët dhe drejtuesit të shkelnin ligjin dhe të vidhnin, ndërsa pas 2013 lejohen vetëm drejtuesit.

“Për aq sa kohë kemi parti që sistemin e moralit e kanë të rrënuar është mëse normale që të abuzojnë me taksat tona. Shqipëria nuk ka nevojë për parti të reja por për modele dhe alternativa të reja politike.Nëse ne nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie transparente e të ndershme me veten atëherë nuk kemi çfarë t’i afrojmë shoqërisë”, tha Bojaxhi.

Çfarë mëton, përveç modelit dhe organizimit të ri. Për çfarë do t’u flasë njerëzve?
Jemi një shoqëri e mbushur me padrejtësi. Që në momentin kur vjen një fëmijë në jetë ne paguajmë bakshish. Vijmë nga një shoqëri e mbushur me padrejtësi.

Këto deformime vijnë për shkakun se mandatin dhe pushtetin politik e kanë kapur ata persona që nuk po punojnë më për qytetarin e drejtë. Sot që nga qytetari më i thjeshtë deri tek sipërmarrësi shqiptar nuk ka rregulla të qarta se si duhet të ecin në jetë. Ne kemi ndërtuar një shtet dhe një shoqëri ku aktet nënligjore janë një fasadë. Kushdo që do të jetë i suksesshëm detyrohet të operojë jashtë sistemit.

A jeni kundër mënyrës se si qeveriset apo kundër sistemit?
Gjatë gjithë këtyre viteve kam treguar me fjalë jo vetëm me vepra mënyrën se si duhen menaxhuar fondet publike. Përveç bindjeve individuale nëse thjesht i etiketojmë njerëzit nuk kemi bërë asnjë lloj ndarjeje për të treguar ndryshimin. Pavarësisht bindjeve të mia të djathta unë si individ do të isha i gatshëm të votoja edhe për një anëtar të PK nëse do të ishte i sinqertë në ato që thotë. Ne kemi një sharlatanizëm sot.

Pse kultivohet kanabisi? Sepse nuk kanë shpresë, nuk ka të ardhme dhe ekonomia nuk është duke u zhvilluar. Kjo qeveri po i thotë atij fshatarit që priste dru në pyll mos e bëj më dhe atij qytetari që vidhte energji po i thotë mos e bëj. Kur vjen puna tek drejtuesit mund të bëjnë çfarë të duan. Pjesa tjetër e qytetarëve shihen si argatë si skllevër. Ky është i vetmi ndryshim nga 2013 e deri sot.

Si do t’i përgatisni listat për deputetë? Jeni për lista të hapura apo të mbyllura?
Unë mendoj që diskutimi për lista të hapura dhe të mbyllura është shumë sipërfaqësor. Ne duam që të zgjidhim një problem të brendshëm të partive. Padyshim do ishte më mirë të kishim lista të hapura do të ishte më mirë sistemi maxhoritar.

Ne e kemi shkruar në statut që për 2017-2021 Sfida nuk do bëjë asnjë koalicion me asnjë nga partitë. Kriza më e madhe që kemi në realitetin politik është mosbesimi.

Synimi i kësaj klase është që të gjithë të na relativizojë. Të gjithë jemi maskarenj, horra kemi qëllime të tjera. Kështu nëse duam t’i tregojmë qytetarëve që duhet të përfaqësojmë ata atëherë duhet të tregojmë se nuk kemi ardhur për të bërë pazare. Çdo kandidaturë politike do të kalojë procesin një anëtar një votë. Në qoftë se në partitë aktuale duhet t’ua lypësh kryetarit tek sfida duhet t’ua lypësh anëtarëve që do t’i përfaqësosh./a.m.

Next Post
Shenjtërimi i Nënë Terezës, grupi italian i kushton këngë (VIDEO)

Si sot, më 19 Tetor, u lumturua Nënë Tereza dhe vdiq Xhonatan Suift

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In