• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më ka ndihmuar Aishe Haklaj”/ Djali 20-vjeçar iu masakrua në Suedi me thikë, babai tregon historinë: E qëlluan arabët pabesisht…!

by Java News
30/05/2023 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lauren Spaho një 20-vjeçar shqiptar u vra brutalisht më datë 8 maj në Karlstad të Suedisë nga disa persona me kombësi arabe. Ekskluzivisht në një lidhje direkte për ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv babai i viktimës, Alket Spaho mes lotësh tregoi detajet e kësaj ngjarje makabër. Ai hodhi poshtë versionin e publikuar në media më parë, ndërsa pohoi se i biri u vra në pedonalen e qytetit.

Ka qenë në pedonalen e qytetit me shokët e tij të shkollës së mesme. Djali ishte futur për të ndarë sherrin dhe është goditur pabesisht me një thikë. Goditja ka qenë vdekjeprurëse. Ai ka ndenjur 24 orë në koma dhe më pas ka gjetur vdekjen. Ka qenë në një bulevard, në pedonalen e qytetit, Nuk ka ndodhur në një diskotekë sic thuhet. Unë jam informuar nga policia e Korçës. Kur më njoftuan djali ishte akoma gjallë, ishte në koma. Jam nisur për në Maqedoni, pastaj më ka marrë doktoresha në telefon dhe më ka thënë që ‘djali juaj ndërroi jetë’. Mua ma kanë refuzuar lejen e kalimit dhe e kam pasur të pëmundur ikjen me urgjencë drejt Suedisë.

 

Alket Spaho bëri thirrje për drejtësi, ndërsa lajmëron se nëse kjo gjë nuk vihet në vend atëherë ai do të bëjë vetëgjyqësi.

Shtetasit që ma kanë goditur djalin janë me shtetësi të huaj, arabë. Ata kanë qenë në një shkollë tjetër. 3 janë arrestuar, kryesori ishte duke u arratisur për në Norvegji. Unë kam kërkuar dënim maksimal të personave sepse nuk dua të bëj vetëgjyqësi. Unë do të shkoj vetë në Suedi për të vijuar betejën për drejtësi.

Gjithashtu babai i viktimësu shpreh mirënjohës për mbështetjen e madhe të shqiptarëve, pasi kostoja që kërkohet për kthimin e trupit në atdhe është e papërballueshme për familjen Spaho. Ndër personat që e kanë ndihmuar ai përmendi edhe Aishe Haklaj.

Dua t’i falënderoj të gjithë shqiptarët që më kanë ndihmuar, sidomos ato në Suedi. Një prej atyre që ka kontribuar është Aishe Haklaj dhe e falënderoj jashtë mase. Unë kam komunikuar me të. Në përgjithësi të gjithë shqiptarët kanë ndihmuar. I jam të gjithëve mirënjohës./m.j 

Next Post
Tensionet në Veri/ LDK: Moskoordinimi i Kurtit me aleatët, i rrezikshëm dhe me pasoja afatgjata për Kosovën

Tensionet në Veri/ LDK: Moskoordinimi i Kurtit me aleatët, i rrezikshëm dhe me pasoja afatgjata për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

October 30, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Barra fiskale 2025: Shqipëri vs. Mali i Zi

October 30, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj dekreton datën e zgjedhjeve vendore 2027 pas konsultimeve me partitë, do votohet më 9 maj!

October 30, 2026
“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

October 30, 2026
Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

October 30, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

“Nuk i lejoj…!”- Meloni i mbyll derën politikanit të ekstremit të djathtë: Do t’u kërkoj italianëve që të qeverisim pa shantazhe!

October 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO! Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative

October 30, 2026
Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

“Jemi të shqetësuar”- Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt ligjor!

October 30, 2026
Ku do të kandidojë Vangjel Dule? Kreu i PBDNJ: Java që vjen do të jetë java e lajmeve…

“Duhet reflektim”- Dule: Ish-aleatët e Ramës kanë dalë në protestë! Moment kritik për Shqipërinë

October 30, 2026
“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In