• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më jepni një cigare. Gjysmën e trupit nuk e ndiej fare”/ Historitë rrëqethëse nën rrënoja nga tragjedia e 26 nëntorit

by Java News
29/11/2019 22:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tragjedia që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, ishte e madhe dhe disa nga rastet me dramatike të atyre që humbën jetën kanë prekur mbarë shqiptarët.

Në Thumanë një fëmijë ka arritur të shpëtojë vetëm falë gjyshes së tij e cila e kishte mbajtur në vete, gjatë operacionit të shpëtimit është dëgjuar fëmija duke qarë dhe që kërkonte gjyshen e tij, por fatkeqësisht ajo nuk ia ka dalë.

Ky është djali që “buzëqeshi” për orë të tëra nën rrënoja. I riu Klement Çupi pati komunikim të vazhdueshëm me trupat e shpëtimit në pallatin e shembur në Thumanë. Trupat e shpëtimit i vendosën një kokore në kokë dhe nisën punën për ta nxjerë nga gërmadhat, mirëpo një soletë e godinës e kishte zënë për fund dhe pas 17 orësh nën beton i riu mbylli sytë.

Fjalët e fundit që ai tha para se të ndërronte jetë ishin:
“Me jepni një cigare. Gjysmën e trupit nuk e ndiej fare.”

Klement Çupi kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Anglia ku edhe punonte si taksist. Fotoja e tij është kthyer në simbol, si i riu që i buzëqeshi vdekjes.

30-vjeçarja Diena Meçe që u nxor e gjallë tek pallati gjashtëkatësh në Durrës, fatkeqësisht humbi jetën në spital. Diena më parë kishte humbur bashkëshortin, ndërsa nën rrënojat e tërmetit humbi vajzën dhe pastaj ajo u nda edhe vetë nga jeta.

Në vitin 2015 në një mesazh dedikuar bashkëshortit të saj që kish ndërruar jetë, ajo shkruante: “Mendoja gjithmonë që zoti më kishte dhënë shumë lumturi, duke pasur një shok e një bashkëshort si Dori im, por jeta qenka një sprovë e vërtetë…”.

Isa Abazi dhe Shemsedi Abazi janë dy vëllezërit kosovarë që ndërruan jetë si pasojë e tërmetit që goditi vendin. Ata humbën jetën në lagjen 13 në zonën e plazhit në Durrës. Viktimat ishin nga Gjilani, ata ishin punonjës në një hotel në zonë.

Një tragjedi e madhe ishte edhe ajo e familjes Lala në Durrës, ku vilën që u shemb në Kënetë, u gjeten tete persona të vdekur dhe u shpëtua vetëm një 17-vjeçar. Forcat e kërkim-shpëtimit pas shumë orësh kërkime mundën të nxirrnin trupin e fundit nga rrënojat të Ilirit i cili ishte person me aftësi të kufizuara.

Një viktimë u gjet në rrënojat e Kavalishencës në Durrës. Bëhet fjalë për policin Bajram Hadërmataj. Një person nga paniku u hodh nga pallati në Kurbin duke humbur jetën./BW

g.kosovari

Next Post
FOTOT/ Qau tek Rama si i pastrehë, kush është në të vërtetë milioneri nga Struga?

FOTOT/ Qau tek Rama si i pastrehë, kush është në të vërtetë milioneri nga Struga?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet

Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet

September 27, 2026
Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

September 27, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

September 27, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

September 27, 2026
Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

September 27, 2026
Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

September 27, 2026
Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

September 27, 2026
25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

September 27, 2026
Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

September 27, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com